RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Kuzhe i shqetësuar, kërkon miqësore pas Bjellorusisë

Shko poshtë

Kuzhe i shqetësuar, kërkon miqësore pas Bjellorusisë

Mesazh nga Leonard prej Sat Mar 12, 2011 4:21 pm

Humbja me Slloveninë tregoi se sa i nevojshëm është ndryshimi i brezave, për këtë është i bindur edhe kroati
Shqipëria më shumë mundësi do të zhvillojë një miqësore “emergjence”
më 29 mars, vetëm tri ditë pas eliminatores me Bjellorusinë, e cila do
të luhet në “Qema Stafa”. Burime pranë sektorit të ekipeve kombëtare
konfirmojnë se menjëherë pas humbjes 2-1 me Slloveninë më 9 shkurt, kreu
i pankinës kuqezi, Josip Kuzhe, u ka kërkuar dejtuesve të FSHF të
sigurojnë një tjetër miqësore më 29 mars, që është datë e lirë për
kombëtaren tonë.
“Pas ndeshjes Kuzhe ka kërkuar të gjejmë kundërshtar për datën e lirë
pas eliminatores me Bjellorusinë. Ai ka planet e tij për të parë
lojtarët e rinj, formën e tyre dhe mundësitë që ata të luajnë në
ndeshjet zytare eliminatore.
Ne po përpiqemi që ta gjejmë një kundërshtar, madje kemi nisur
kontaktet, por nuk mund të flasim për emra përderisa asgjë nuk është
mbyllur zyrtarisht,” - ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FSHF-së,
Eduard Prodani.
Problemet në mesfushë
Shqipëria luajti pa një mesfushor të mirëfilltë organizator në
miqësoren me Slloveninë. Kroati madje befasoi teksa i dha detyra
organizative Andi Lilës së Tiranës, që në të vërtetë është shquar në të
kaluarën për cilësisë të jashtëzakonshme kreative.
Dy futbollistët e tjerë që mund ta bënin këtë rol, Elis Bakaj i
Dinamos së Bukureshtit dhe Ledian Memushaj i Portogruaros në Serinë A
(kampionati italian) luajtën pak minuta ndaj sllovenëve për të krijuar
bindjen se mund të jenë titullarë në kombëtare. Pikërisht për këtë arsye
kroati dëshiron t’i aktivizojë për më shumë minuta futbollistët për të
cilët ka bindjen se mund t’i shërbejnë më shumë skuadrës.
Lala i vendosur: Tërhiqem nëse s’aktivizohem
Kontrata e Altin Lalës mbetet një çështje për t’u diskutuar edhe në
kampin e Hanoverit. Para ndeshjes me Slloveninë, Lala u shpreh se nuk
dëshiron të nënshkruajë një vit tjetër kontratë me Hanoverin, nëse nuk
ka mundësi aktivizimi.
Të njëjtën gjë kapiteni kuqezi ua ka përsëritur edhe mediave
gjermane: “Më mirë të heq dore në fund të këtij sezoni sesa të
nënshkruaj edhe një vit tjetër dhe të mos luaj.” Këtë sezon Lala është
futur në fushë si zëvendësuar në katër takime, por trajneri Slomka mund
t’i rezervojë më shumë minuta në ndeshjen e radhës ndaj Leverkusenit.
Ndeshja e fundit ku Lala është aktivizuar titullar në Bundesligë i
takon marsit të 2010-ës ndaj Frajburgut. Për arsye dëmtimi Lala i mungon
prej gati dy vitesh kombëtares më takimet eliminatore. Gjatë 2010-ës
Lala ka luajtur vetëm një ndeshje si kuqezi, miqësoren me Irlandën e
Veriut në Tiranë (1-0), ndërsa e fundit është ajo me Slloveninë (1-2).
avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 30
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi