RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Skela-Lala japin garanci, Kuzhe i llogarit me bjellorusët

Shko poshtë

Skela-Lala japin garanci, Kuzhe i llogarit me bjellorusët

Mesazh nga Leonard prej Sat Mar 12, 2011 4:22 pm

Trajneri kroat i kombëtares ka biseduar në telefon me dy veteranët e kombëtares për ndeshjen e radhës
Shqipëria do të luajë më 26 mars ndeshjen e radhës eliminatore me
Bjellorusinë, që në takimin e parë, zhvilluar në Minsk, fitoi me
rezultatin e pastër 2-0. Trajneri i përfaqësueses sonë, Josip Kuzhe,
mbeti tepër i shqetësuar pas miqësores me Slloveninë për faktin se loja e
Shqipërisë pa një organizator të mirëfilltë si Skela mbetet apatike.
Pikërisht mungesa e Skelës (kishte muaj pa luajtur), por edhe e Lalës
(nuk u shfaq në nivelin e duhur ndaj sllovenëve), e futi në dilemë
kroatin për ndeshjet e ardhshme eliminatore. Për këtë arsye, ai vendosi
t’i takonte të dy veteranët në Gjermani, për të diskutuar për të
ardhmen.
Burime pranë FSHF-së konfirmojnë se kroati, pas transferimit Skelës
te Arka Gdynia në kampionatin polak, e ka anuluar vizitën, pasi ndihet i
sigurt për grumbullimin e vlonjatit për Bjellorusinë. Kuzhe ka biseduar
në telefon me të dy lojtarët e kombëtares, të cilët kanë dhënë garanci
se do të jenë në listë për Bjellorusinë. Në njëfarë mënyre, kalimi i
Skelës tek Arka Gdynia ia ka “prishur” planin Kuzhes për të udhëtuar
drejt gjermanisë.
Rinovimi, asnjë emër i ri për Bjellorusinë
Edhe pse ende nuk është bërë publike lista për eliminatoren e 26
marsit, nuk pritet të ketë emra të rinj. Migjen Basha apo Jurgen Gjasula
nuk kanë asnjë shans të vishen kuqezi. Për fat të keq, në futbollin
europian nuk ka spikatur asnjë emër i ri, për të cilin do të ishte e
interesuar Shqipëria.
Kuzhe, me sa duket, është i destinuar t’i besojë gardës së vjetër
deri në fund të këtyre eliminatoreve. Për Bjellorusinë vijon mungesa e
Debatik Currit, që i ka shkaktuar jo pak probleme skuadrës në mbrojtje,
ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes do të mungojë edhe Armend Dallku
për arsye kartonësh.
Në këtë situatë, Kristi Vangjeli do të luajë si mbrojtës i djathtë
(sikurse tek Arisi i Selanikut), Cana-Teli në qendër, ndërsa Ansi Agolli
në të majtë. Dilemat e Kuzhes lidhen me rreshtimin në mesfushë. Me
rikthimin e Skelës dhe Lalës, si dhe me rritjen që po tregon Bakaj,
kroati do të ketë më shumë futbollistë në dispozicion.
Ka “balotazh” në krahun e djathtë mes Muzakës dhe Duros (ky i fundit
nuk po preferohet titullar te Lask Linzi). Salihi-Bogdani mbetet dyshja e
padiskutueshme e sulmit. Në këtë repart me shumë mundësi do të mungojë
Edmond Kapllani, i dëmtuar pak javë më parë në ndeshjen
Paderborn-Karlsruhe.
Gjasula, përfundimisht “jo” Shqipërisë
Jurgen Gjasula nuk do të mund të luajë me Shqipërinë, pasi pajisja me
pasaportën shqiptare (pa hequr atë gjermane), bëhet e pamundur. Shefi i
zyrës së talenteve në FSHF, Redi Jupi, ka konfirmuar dje përgjigjen
negative të babait të futbollistit, pasi Ministria e Brendshme e
Gjermanisë nuk i ka hapur dritaren për marrjen e pasaportës shqiptare.
“Sapo komunikova me babanë e Jurgenit, i cili më tha se pajisja me
pasaportë shqiptare është e pamundur. Ministria e Brendshme e Gjermanisë
i ka kthyer përgjigje negative, pasi leja për pasaportë shqiptare nuk i
sillte asnjë interes palës gjermane.
Me këtë përgjigje na mbyllen dyert për të gjithë futbollistët
shqiptarë që kanë pasaportë gjermane apo austriake, pasi ata mund të
luajnë vetën nëse dorëzojnë pasaportën e këtyre vendeve. Gjermania dhe
Austria nuk e lejojnë dyshtetësinë.

Bekenbauer, “Ambasador Nderi i Kosovws”

Legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, vizitoi dje
Prishtinën, me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet
Pacolli. “Ylli” i Bajernit ka premtuar se do ta shfrytëzojw autoritetin e
tij pwr tw ndihmuar në procesin e anëtarësimit tw Kosovws në FIFA e
UEFA.
Shumë tifozë morën autografe nga legjenda e futbollit gjerman, ndërsa
drejtuesit e Prishtinës i dhuruan një fanellë me numrin 5. Presidenti
Pacolli shtroi një drekë për mikun nga Gjermania, ku e dekoroi
Bekenbauerin me çmimin “Ambasador Nderi i Kosovës”.
Lala Skela dhe “rinia e përjetshme” në futboll
Dy prej veteranëve kuqezinj, Skela dhe Lala, kanë qenë në fokusin e
qëmtimit mediatik të kohëve të fundit. Aq sa trajneri Kuzhe, për të
amortizuar sadopak presionin karshi tij, veçanërisht pas performancës
gati mediokre të kombëtares me Slloveninë, lançoi një takim “gju më gju”
me dy legjionarët në fjalë, në Gjermani.
Si “fjalë të fundit” mori nënshkrimin e Skelës në Poloni, ndërsa Lala
përsëriti vetveten, duke thënë se do t’i shërbejë kombëtares deri në
fund të këtij edicioni kualifikues. Deri këtu, zhvillimet e kanalizuara
në këta aktorë kuqezinj duken normale. Por ajo çka vlen të debatohet
është tjetër gjë:
Cili është momenti më i mirë për t’i dhënë fund një karriere me
kombëtaren? Nuk ka receta të gatshme për këtë gjë, por nëse u referohesh
fjalëve të Erik Kantonasë, “gjithmonë kam menduar për lamtumirën, kur
të arrija majat, ky është momenti i duhur”, e merr një përgjigje. Një
fjalë e urtë italiane thotë:
“Kur ke dhënë tepër, duhet të shkosh të bësh vend”, e cila i
referohet historisë së një mediani, që ishte mësuar të vraponte e të
punonte pa bërë shumë fjalë. Por, kur flitet për simbolin e një
kombëtareje, kapitenin, zv.kapitenin, golashënuesin, apo liderin,
menaxhimi i fundit të tyre (të paevitueshëm) nxjerr shpesh në dritë edhe
karakteristikat prej njeriu.
Pra, inteligjencën e tyre, më shumë se aftësitë tekniko taktike, apo
kapacitetin realizativ. Faktorët që kontribuojnë për datën e tërheqjes
së një futbollisti nga kombëtarja, apo edhe nga futbolli i luajtur, janë
shumë, si roli që ka në fushë, numri dhe graviteti i dëmtimeve të
pësuara, apo edhe kompetitiviteti i skuadrës ku merr pjesë.
Zgjedhja e momentit dhe e mënyrës, që është vula e një karriere,
përbën një pjesë shumë të rëndësishme, që tregon më tepër se çdo gjë
tjetër kujt lojtari po i kërkojmë “standing ovation”. Fjala vjen,
vendimi i Mishel Platinisë, i tërhequr vetëm 32 vjeç nga futbolli i
luajtur, u justifikua nga dëshira për ta lënë në momentin kur ylli i tij
ndriçonte lart, në qiellin futbollistik, në mënyrë që kujtimet dhe
magjitë në fushë mos të zhbëheshin.
E kundërta, kur nuk je gati t’i “varësh këpucët në gozhdë” dhe nuk do
të ndahesh nga ngjyrat e kombit, që ke veshur thuajse gjithë jetën
futbollistike, shpesh rreziku për t’u bërë “peshë” e saj është shumë
probabël. Në rastin e Skelës dhe Lalës, problemi nuk janë ata, por
menaxhimi i tyre.
Konkretisht, kjo lidhet me këndvështrimin, por edhe guximin
profesional të trajnerit Kuzhe. Diçka që paraardhësi i vet, Oto Bariç, e
demonstroi pa shumë dilema në rastin e Tares, Muratit, Haxhit e ndonjë
tjetri. Të ulësh në pankinë kapitenin, apo ta lësh jashtë kombëtares
simbolin dhe ndoshta shpirtin e kësaj skuadre, nuk është e lehtë,
përkundrazi: bëhet gati e pamundur për një trajner, nëse lojtari nuk
bashkëpunon, i bindur se nuk ekziston “rinia e përjetshme”.
Për tifozët kuqezinj, të dy këta lojtarë janë dhe do të mbeten
simbole, por rreziku që ata të bëhen problemi kryesor i një situate të
vështirë në kombëtare është dhe mbetet konkret. Në këtë pikë njeriu
bëhet më i rëndësishëm se futbollisti; karizma, grinta dhe lidhja me
ngjyrat kombëtare mund të tregohen nga pankina, ose edhe nga tribuna.
Nëse vendos vetëdija e një “karte identiteti”, t’u lësh hapësirë të
rinjve është sinjali më i fortë, që mund të jepet! T’u mësosh atyre edhe
disa rregulla të sportit. Ndër të cilat edhe rregullin e vjetër, që
skuadra është më e rëndësishme se individi!
avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 30
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi