RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Superliga, Laçi i papërmbajtshëm, dërrmon Shkumbinin 5-2 në Peqin

Shko poshtë

Superliga, Laçi i papërmbajtshëm, dërrmon Shkumbinin 5-2 në Peqin

Mesazh nga Leonard prej Sat Mar 12, 2011 4:23 pm



Laçi
ka shkatërruar Shkumbinin, duke fituar me rezultatin 5-2 në takimin e
luajtur të premten në Peqin dhe që hapi javën e 24-t të Kategorisë
Superiore. Një goleadë me një rezultat befasuar që nuk e kishte
parashikuar askush.


Shkumbini,
që nuk është larg zonës së ftohtë, është mundur thellë në fushën e vet,
aty ku çdo ekip e ka të vështirë të dalë me pikë. Dhe ka qenë pikërisht
Laçi ekipi që i ka bërë “gjëmën” peqinasve, duke i shënuar pesë gola
Shkumbinit si rrallë ndonjëherë.


Ndeshja
nisi krej normalisht me Shkumbinin që kaloi fillimisht në avantazh në
minutën e 12-të. Dervishi fiton një 11-metërsh, që transformohet në gol
nga Kuli. U duk se pqinasit do të merrnin një fitore komode por në
minutat e fundit të pjesë së parë nis kthesa e madhe. Në minutën e 37-të
është Dragiçeviç që barazon shifrat pas një aksioni personal, duke vënë
në gjumë mbrojtësit vendas dhe dërgon topin në rrjetë. Vetëm dy minuta
më pas, është sërish Dragiçeviç ai që përmbys gjitha dhe kalon laçianet
në avantazh pas një kombinimi me kolegun e sulmit Selimi. Peqinaset
duken të gjunjëzuar, ndërsa tifozët kontestojnë. Pjesa e parë mbyllet me
rezultatin 1-2. Me fillimin e pjesës së dytë vjen edhe goditja e radhës
nga Laçi. Këtë herë është Selimi që gjen golin, në minutën e 48-të,
pasi shfrytëzon edhe mefshtësinë e mbrojtjes peqinase. Shkumbini e humb
toruan dhe laçianët përfitojnë më maksimum. Në minutën e 54-të vjen edhe
goli i 4-1, me Dragiçeviçin. Peqinasit shkurtuan diferencën e golave në
4-2, në minutën e 67’të, falë sulmuesit boshnjak Gërboviç, por Laçi
arriti të shënojë edhe golin e pestë në minutën e 76-të falë sulmuesit
Vilfor Hysa. Gol që fikson rezultatin përfundimtar në 2-5.


Pas
këtyre tre pikëve të fituara në transfertë ndaj Shkumbinit, në një
sfidë që cilësohej si mjaft e rëndësishme për mesin e renditjes, Laçi
gjendet në vendin e katërt me 37 pikë, duke kaluar në renditje skuadrën e
Tiranës e duke rritur shpresat për një vend në Europa League edhe
sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që Shkumbini gjendet në vendin e 7-të me 29
pikë, larg objektivave të vendosura në fillim të sezonit.


Superliga
do të vijojë nesër me katër ndeshje të tjera mjaft të rëndësishme për
renditjen. Skënderbeu, që gjendet i dyti në renditje, 4 pikë pas
Flamurtarit kryesues, do të luajë në transfertë ndaj Besës që lufton për
mbijetesë.


Transfertë
të vështirë e pret edhe Tiranën në Krujë ndaj Kastriotit vendas, e po
ashtu ndeshje të vështirë do të ketë edhe Vllaznia e Shkodrës në Durrës
ndaj Teutës. Ndërsa në kryeqytet do të përballen Dinamo dhe Elbasani i
vendit të fundit.



dielën zbret në fushë Flamurtari kryesues, që do të duhet të luajë në
transfertën e vështirë të Ballshit, ndaj Bylisit vendas, që së fundmi ka
larguar edhe trajnerin maqedonas Nikolla Ilievski.
avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 30
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi