RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Japoni, 10 000 vdesin vetëm në Miyagi, rrezik për shpërthim berthamor

Shko poshtë

Japoni, 10 000 vdesin vetëm në Miyagi, rrezik për shpërthim berthamor

Mesazh nga Leonard prej Sun Mar 13, 2011 8:52 pm

Tekniket Japonezë po luftojnë sot për të ulur presionin
në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas termetit qe shkaktoi nje cunami
katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare thane se reaktori N 3 humbi
sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i ngjashem shkaktoi shperthimin e
reaktorit nje diten e shtune.
Me shume se 170 mije vete jane evakuzuar
nga zona e rrezikut. Nderkohe rreth 1 700 njerez humben jetën pas termetit që
shkaktoi cunami në veri lindje të Japonisë. Nderkohe më tepër se 10 000 persona
mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi,
më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga
televizioni publik NHK. Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi sot për
rrezikun e madh për paslëkundje tërmeti me fuqi 7 ose më tepër ballë deri të
mërkurën në mëngjes, duke i vlerësuar ato si 70 për qind të mundshme
RREZIK I LARTË PËR
PASLËKUNDJE TËRMETI 7 OSE MË TEPËR BALLËSHE
Ora
14:40-Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi sot për rrezikun e madh për
paslëkundje tërmeti me fuqi 7 ose më tepër ballë deri të mërkurën në mëngjes,
duke i vlerësuar ato si 70 për qind të mundshme.
“Ekziston një rrezik në
masën 70 për qind që të ndodhë një paslëkundje me fuqi shtatë ose më tepër ballë
brenda tri ditëve, deri mëngjesin e 16 marsit”, deklaroi drejtori i parashikimit
sizmik të agjencisë, Takashi Yokota, i cituar nga mediat.
Më tej mundësia bie
gradualisht. Ajo do të jetë 50 për qind nga data 16 deri 18
mars.
Paslëkundjet, me fuqi dy deri shtatë ballë vazhdojnë që nga dita e
premte, dita kur ra tërmeti me fuqi 8,9 ballë sipas Institutit amerikan të
gjeofizikës,USGS.
CENTRALI: LËNDA DJEGËSE E
TIJ ËSHTË SHUMË TOKSIKE
ORA 14:30- MOX, lënda djegëse që
përdor centrali bërthamor japonez i Fukushimas, ku është përqendruar sot i
gjithë shqetësimi, është një material mjaft toksik, theksoi Réseau Sortir du
nucléaire (RSN), një OJQ franceze.
Veçanërisht reaktori nr.3, i përfshirë nga
një mbinxehje e lartë, funksionon me MOX (“përzierje oksidesh”) një lëndë
djegëse “jashtëzakonisht e rrezikshme që shpërbëhet më lehtë se lëndët djegëse
klasike”, bën të ditur RSN.
MOX, i përbërë nga uraniumi dhe plutoniumi, të
përftuar nga mbetje bërthamore të ricikluara, është “shumë më reaktiv se sa
lëndët djegëse standarte”, i shpjegoi AFP-së Jean-Marie Brom, inxhinier atomik,
drejtor i kërkimeve në CNRS (organizëm kërkimor publik ), dhe gjithashtu anëtar
i RSN-së.
“Plutoniumi, që nuk ekziston në gjendje natyrore, është një helm
kimik i fuqishëm. Do të ishte më mirë të mos përdorej fare”, shpjegon
ai.
Sipas RSN-së, “toksiciteti i tij është i dyshimtë: një grimcë e vetme e
thithur mjafton për të shkaktuar kancerin e mushkërisë”.
Japonia ka filluar
së fundmi ta përdorë MOX për të vënë në funksionim centralet e saj dhe kishte
parashikuar që në 2008, ta zgjeronte gradualisht përdorimin e tij në 2011-2012.
Madje, Japonia ka nënshkruar një kontratë për furnizimin me MOX me operatorin
bërthamor francez Areva.
Kompania që shfrytëzon centralin bërthamor në
Fukushima (250 kilometra në verilindje të Tokios) njoftoi sot se sistemet e
ftohjes së reaktorit nr. 3 janë me defekt. “Nuk mund të përjashtojmë një
shpërthim, si ai që ndodhi të shtunën në reaktorin nr.1 të centralit”,
paralajmëroi qeveria japoneze.
VIJON RREZIKU NGA REAKTORI
BËRTHAMOR

Ora 13:0-Sipas “CNN”, pritet një shpërthimi dyte në
reaktorin bërthamor “Fukushima N3”, në Japoni. 5
Ekspertet deklaruan se
reaktori “N3” permban hidrogjen qe mund të shkaktoje nje shperthim me përmasa më
të mëdha se ai i 12 marsit.
Autoritetet në Japoni bene te ditur se nuk do te
lejojne nje Chernobyl te dyte ne Fukushima.
Ambasada franceze ne tokio
keshilloi qytetaret e saj ne japoni te largohen nga vendi, per te shmangur
rrezikun nga shperthimet e mundshme nukleare.
Kryeministri japonez naoto kan
deklaroi se vendi po perballet me krizen me te madhe qe pas luftes se dyte
boterore.
Naoto kan i beri thirrje qytetareve te kontribuojne ne ndertimin e
“Japonise se Re”.
SITUATA NË CENTRALIN
BËRTHAMOR MBETET E RËNDË
Ora 12:40 - AFP citon sot se
Kryeministri japonez Naoto Kan deklaroi sot se situata mbetet e rëndë në
centralin bërthamor Fukushima 1 dy ditë pas tërmetit të fortë që goditi
verilindjen e vendit.
JAPONIA I KËRKON MË TEPËR
GAZ RUSISË PAS TËRMETIT

Ora 11:00- Japonia i kërkoi Rusisë të
japë më tepër gaz për arkipelagun japonez që po përballet me probleme
energjetike pas tërmetit shumë të fortë të së premtes, njoftoi sot qeveria
ruse.
Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dje në mbrëmje kushtuar pasojave të
tërmetit të pasuar nga një cunami në verilindje të brigjeve japoneze,
kryeministri rus Vladimir Putin u përgjigj se Japonisë do t’i jepet çdo ndihmë e
nevojshme, mësohet nga një komunikatë e qeverisë.
“Fqinjët tanë po përballen
me një tragjedi të pamatë”, theksoi ai, duke shtuar se Tokioja është një
“partner i besueshëm që prej shumë vjetësh”.
“Duhet të bëjmë gjithçka për ta
ndihmuar Japoninë në këtë situatë dhe pavarësisht problemeve që kemi trashëguar
nga e kaluara”, vazhdoi Putin, duke e hedhur fjalën për mosmarrëveshjen
territoriale lidhur me katër ishujt në jug të arkipelagut të Kurrileve të
kërkuar nga Tokioja që prej aneksimit të tyre nga BRSS-ja në
1945-n.
Zëvendëskryeministri i ngarkuar me Energjinë, Igor Seçin ka njoftuar
gjithashtu se Japonia i ka kërkuar Gazpromit, kompania e kontrolluar nga shteti,
furnizime më të mëdha me gazin e lëngshëm natyror.
Zyrtari rus deklaroi
gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të rrisë furnizimet me
qymyr.
Ndalimi i disa reaktorëve bërthamorë pas tërmetit rrezikon të sjellë
një mungesë të energjisë elektrike dhe të çojë në planifikimin e ndërprerjeve,
paralajmëroi sot ministri japonez i Industrisë Banri Kaieda.
CUNAMI, NJË PERSON MBIJETON
DY DITË NË MES TË DETIT I KAPUR PAS ÇATISË

Ora 10:40- Një
japonez 60 vjeç u shpëtua sot 15 kilometra nga bregu verilindor i Japonisë pasi
ka qëndruar dy ditë i kapur pas një pjese të çatisë së shtëpisë së tij të
rrëmbyer nga cunami, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Hiromitsu Shinkawa u mor
nga një destrojer i marinës në afërsi të rajonit Fukushima rreth orës 12:40
locales (03:40 GMT), shtoi ministria.
Personi është në gjendje të mirë
shëndetësore, por megjithatë ai u dërgua me helikopter në një spital, shtoi
burimi.
Sipas agjencisë Xhixhi, ky banor i qytetit Minamisoma u tregoi
skuadrave të shpëtimit se kishte filluar të vraponte kur mësoi se po vinte
cunami”.
“Por, u ktheva për të marrë diçka në shtëpi dhe ai më arriti. U kapa
në një pjesë të çatisë së shtëpisë sime që më shpëtoi jetën”, shtoi
ai.
Bilanci i fundit zyrtar i tërmetit me fuqi 8,9 ballë dhe cunamit që pasoi
vlerësohet nga policia në 688 të vdekur, 642 të zhdukur dhe 1 570 të plagosur.
Shefi i policisë së prefekturës Miyagi njoftoi se pret që bilanci ta kalojë
shifrën 10 000 të vdekur vetëm në këtë rajon.
TËRMETI PRITET TË KETË NJË
PASOJË EKONOMIKE TË KONSIDERUESHME

Ora 10:30- Tërmeti në
verilindje të Japonisë pritet të ketë një pasojë të konsiderueshme për ekonominë
e vendit, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë japoneze Yukio
Edano.
“Tërmeti pritet të ketë një pasojë të konsiderueshme në aktivitetet
ekonomike të një numri të madh sektorësh”, paralajmëroi ai në një konferencë
shtypi.
Tërmeti me fuqi 8,9 ballë dhe cunami që pasoi shkatërruan rajonin
Tohoku në bregdetin e Paqësorit, që siguronte tetë për qind të Prodhimit të
Brendshëm Bruto, PBB, të ekonomisë së tretë më të madhe në botë.
Shumë
aktivitete të brigjeve u rrënuan plotësisht dhe infrastrukturat u dëmtuan nga
nga një dallgë 10 metra e lartë në metropolin Sendai.
Për të mbështetur
ekonominë lokale, Banka e Japonisë u akordoi sot 55 miliardë jenë (480 milionë
euro) 13 bankave të vendosura në rajon.
Rajoni Kanto, më në jug, që përfshin
megapolin e Tokios dhe përbën 40 për qind të PBB-së, u godit gjithashtu rëndë si
dhe ai i Iishiharas, në lindje të Tokios, ku një rafineri nafte e kompanisë
Cosmo Oil është djegur pjesërisht.
Pjesa më e madhe e infrastrukturave dhe
ndërtesave e kanë përballuar goditjen në këtë zonë urbane strategjike.
Rrjeti
bërthamor japonez, që siguron rreth 30 për qind të prodhimit të energjisë
elektrike në vend, po ndeshet gjithashtu me krizën më të rëndë në historinë e
tij që prej shpërthimit të djeshëm në reaktorin nr.1 të një centrali të
prefekturës Fukushima, në verilindje, që pësoi çrregullime nga tërmeti.
JAPONI, POLICIA: MË TEPËR SE
10 000 TË VDEKUR NË MIYAGI

Ora 09:00- Më tepër se 10 000
persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën
Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar
nga televizioni publik NHK.
Naoto Takeuchi shpjegoi se nuk kishte “asnjë
dyshim” lidhur me faktin se numri i të vdekurve do ta kalojë shifrën 10
000.
Dje, NHK njoftoi se 10 000 nga 17 000 banorët e qytetit bregdetar
Minamisanriku konsiderohen të zhdukur në këtë prefekturë.
JAPONI, NË RREZIK DHE NJË
REAKTOR TJETËR BËRTHAMOR
ORA 07:00-Tekniket Japonezë po
luftojnë për të ulur presionin në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas
termetit qe shkaktoi nje cunami katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare
thane se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i
ngjashem shkaktoi shperthimin e reaktorit nje diten e shtune.
Me shume se 170 mije vete jane evakuzuar nga zona e rrezikut. Nderkohe rreth
1 700 njerez humben jetën pas termetit që shkaktoi cunami në veri lindje të
Japonisë. Autoritetet po vazhdojnë perpjekjet per t’u ardhur ne ndihme banoreve
ndersa numri forcave te shtepimit eshte dyfishuar me 100 mije. Ndërkohë
kryeministri japonez Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve të zhvendosen të paktën
20 kilometra largë uzinës bërthamore në të cilën dje ndodhi një shpërthim i
madh. Kryeministri Kan tha se përparësia kryesore është siguria e popullatës në
rajonet rreth uzinës Fukushima. Në Fukushima, mund të shihen shtëllunga tymi që
dalin nga ndërtesa e reaktorit bërthamor.
Mediat japoneze thonë se pas shpërthimit niveli i radioaktivitetit jashtë
reaktorëve është rritur. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po
mbledh më shumë informacione mbi situatën e krijuar. Para shpërthimit,
autoritetet thanë se janë gjetur materiale radioaktive jashtë njërit prej
reaktorëve që kishte humbur furnizimin me energji dhe nuk mund të ftohej.
Kryeministri Kan përmendi gjithashtu bisedën me presidentin Obama, i cili i
shprehu ngushëllime, dhe ofroi të japë çfarëdo lloj ndihme që nevojitet.Mendimet
dhe lutjet tona janë me popullin e Japonisë. Kjo është një fatkeqësi
katastrofike, imazhet e shkatërrimit dhe përmbytjeve që vijnë nga Japonia janë
të dhimbshme. Japonia është një nga aleatët tanë më të fuqishëm e më të ngushtë
dhe këtë mëngjes pata një bisedë me kryeministrin Kan. Në emër të popullit
amerikan, shpreh ngushëllimet më të thella, veçanërisht për viktimat dhe
familjet e tyre dhe i kam ofruar çfarë do ndihme që u duhet miqve tanë
japonezë.”

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi