RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekja e saj (Tregim)

Shko poshtë

Vdekja e saj (Tregim) Empty Vdekja e saj (Tregim)

Mesazh nga Xhulja Thu Mar 17, 2011 11:33 pm

Ishin rralluar ditet, kur mbizoteronte te ftohtet dhe acari, pasi tashme po merrte fund
edhe stina bardhe e zi e dimrit. Dita dites, klima ngrohej e thahej sa me shume.
Ndersa peizazhi , sa vinte e zbukurohej me teper, pasi vete stina e pranveres ne te cilen
ndodheshim e vishte me pelhuren madheshtore te gjelberimit. Qendimi ne ambient te hapur,
ishte teper i kendshem dhe mahnites, sepse nuk mungonte ajri i paster, rrezet e ngrohta te
diellit dhe aromat e fresketa te luleve qe kishin celur, neper lartesite e pemeve dhe ne
siperfaqen e gjelberuar, te fushave te gjera.
Keto do te ishin te fundit dite te bukura dhe kenaqesisjellese ne jeten time, te cilat do t’i
kujtoja dhe do t’i ruaja me me te madhen nostalgji, per gjithe jeten time ne vazhdim,
sepse pas ketyre diteve , nuk do te kisha fatin qe te ndjehesha me, kaq i lumtur!

Nje fatkeqesi e zeze, do te behej shkaktare qe ti humbisja pa dashur , te gjitha ditet e
bukura , se te ardhmes time dhe ti zevendesoja ato, vetem me hidherime e plage te
renda qe do te me ndiqnin nga pas, kemba kembes per tere jeten ne vazhdim!
Ketu, merrte fund njehere e pergjithmone, c’do gje e bukur e jetes sime dhe humbiste ne
greminat e pafundme te mjerimit, ku askush nuk ta rikthem me, lumturine!
Do te ishte vdekja e papritur e shpirtit tim binjak e cila do te fundoste, ne thellesite e detit
te kujtimeve, anijen me te cileen lundronte e qete, kenaqesia e jetes sime!

Nata ne te cilen u njftova, se Danjela kishte mbyllur syte, njehere e pergjthmone per kete
jete, do te mbetet nata me e pret ne jeten time, deriva te me rrahe zemra! Kishta me teper
se pese dite qe nuk ngrihej nga shtrati, pasi semundja qe e pati kapluar, ishte teper e rende
dhe e pasherueshme, sikurse e kishin bere te ditur edhe mjeket, pas gjithe atyre analizave te bera!

Ajo kishte rezultuar me tubérculos ne Koke, semundje kjo e pakurueshme deri me sot!
Te verteten mbi semundjen qe ajo pati rezultuar, nuk e dinte askush tjeter, pervec te atit te saj.
Nga dhimbja e madhe qe kishte ne shpirte, i ati nuk e kishte marre dot guximin qe t’i tregonte te bijes,
te verteten per fatin e saj te pret!
Perkundrazi here pas here e ngushullonte dhe se shume shpejte do te sherohej. Ndersa nga ana tjeter,
vajtonte pa pushim, ne brendesine e shpirtit te tij, per te ardhmen e se bijes qe nga dita ne dite, i priste
vdekjen e zeze!

Gjjate periudhes qe ndenjti e semure ne shtrat, shkoja dhe e vizitoja dy here ne dite.
Me shqetesonte shume fakti qe ajo ishte e semure, por nuk e bisoja dhe as qe e kisha menduar
ndonjehere qe ajo te vuante Tuberkulozin! Sa here qe shkoja dhe e gjeja ne castin qe e kishin
zene krizat, me vinte me te vertete shume keq dhe ne te njejten kohe edhe inat per veten qe
nuk isha i afte, te beja ndonje gje per t’ia lehtesuar sadopak, ato kriza aq te forta qe e detyronin
te derdhte lote, si nje foshnje e njome!
Dhimbjet qe semundja i shkaktonte asaj, ne te njejten kohe me rendonin edhe mua thelle ne shpirte.
Nuk qendroja gjate, kur i shkoja per vizite, pasi nuk mundesha qe ta shihja ne ate gjendje teksa
perpelitej ne shtrat nga krizat e medha qe kishte! Megjithate, kurre nuk e pata besuar faktin qe ajo
do te largohej kaq shpejte dhe pa kujtuar nga kjo bote, pasi ishte ende shume e re dhe kishte plot
enderra dhe deshira per te realizuar ne jete! Ate nate, kur ajo i dha lamtumiren e fundit kesaj bote,
une per fat te keq nuk e gjeta pak kohe te lire, per ti bere nje vizite te shkurter, sikurse c'do dite
tjeter.

Ishte ora 22:10 minuta e mbremjes, kur nga dhoma tjeter, degjova zilen e telefonit. Nuk u ngrita
menjehere per ta hapur telefonin, pasi mendova se mos ishte ndonje telefonate e parendesishme,
sikurse ndodh rendomte.
Por kur zilja nuk po pushon se reni, nje tronditje te rende ndjeva ne zemer dhe menjehere mendja
me vajti tek ajo, te cilen heren e fundit kur e vizitova e lashe me te semure se sa ditet e tjera.
Me te shpejte u ngrita dhe vrapova per ne dhomen ne te cilen ndodhej telefoni. E ngrita receptorin
e tij dhe degjova nje ze te mekur e te mbytur qe recitonte dhimbshem disa fjale.
Por une nuk po arrija qe te kuptoja qarte, se cfere po me thoshte ai ze i trishtuar!
Te vetmet fjale qe munda te degjoja paksa qarte, ishin tri fjale te vetme, te cilat mua mu duken si
nje roman i perbere nga tre kapituj!
Konkretishte, keto ishin fjalet qe degjova; '' .......mbylli syte, perjete!''
Ne castin kur keto fjale, dolen nga receptori i telefonit dhe u futen ne veshin tim nga ku me pas, u
transmetuan drejte e ne epiqender te trurit, mu duk sikur nje komete e madhe, u leshua perposhte
nga lartesite marramendese te qiellit te erret qe ishte ate nate dhe me nje shpejtesi sketerre, per
pak sekonda u zbarkua mbi catine e shtepise, ku sebashku me copat e betonit, rane mbi koken time!
Plaget qe keto fjale shkaktuan ne shpirtin tim, qene shume te renda dhe te pasherueshme per mua!
Ashtu i trullosur dhe i vrare ne shpirte, me veshtiresi arrita ta permblidhja pak veten, pasi me nevojitej
te pregatitesha dhe te shkoja per ne shtepine e se ndjeres.
Por nje mendim venites qe me erdhi spontanishte ne mendje, qe edhe po te shkoja atje, nuk do ti shihja
me syte e saj te kalter dhe plot drite si ngahere, pasi ato ishin mbyllur njehere e pergjithmone, beri qe
edhe kembet te me ngrinin ne vend!
Keshtu qe ate nate, nuk e mora me mundimin qe te shkoja ne shtepine e saj, ku prehej ne heshtje,
ne mes te dhomes e me vajtime te shumta perreth, trupi i pajete i saj!
Tere naten e kalova i ulur ne kolltukun, ku zinte vend ajo, sa here qe vinte e qendronte ne shtepine time.
Lotet qe derdha ate nate per te, qene te shumte dhe te pareshtur. Kujtime te shumta me vinin nder mend,
nga ditet e bukura qe patem kaluar sebashku, per kohen qe qeme njohur, dhe patem qendruar prane njeri
tjetrit. Premtime te pafundme qe i kishim bere njeri tjetrit, por qe per per fat te keq mbeten ne gjysem te
udhes dhe qe kurre nuk do te ecnin me perpara!
Shpesh here, kur me mbylleshin syte per gjume, perpara me shfaqeshin dy syte e saj te kalter, te cilet me
shikimin e tyre qortues, ma largonin gjumin menjehere!

Rrezet e forta dhe ndricuese te diellit qe rane ne mengjes dhe u futen ne dhomen ku pata ndenjur tere naten
pa gjume, sikur mi thane paksa, lotet nga syte qe me ishin enjtur. Ne kete dite kaq te bukur pranverore, une
do te shihja per here te fundit, shpirtin tim binjak qe ne te ardhmen do te me mungonte aq shume!
Ndaj me te shpejte u pregatita, per te ikur e per te marre pjese ne funeralin e saj. Ndryshe nga heret e tjera,
kur shkoja dhe e takoja, sot per here te pare pare, u vesha me nje kostum te zi qe do te me ngelte ne trup,
per tere jeten time ne vazhdim!
I rraskapitur dhe i vrare ne shpirte si asnjehere tjeter, mora rrugen per ne shtepine, ku gjithmone e gjeja duke
me pritur ne oborrin e vogel te shtepise, por qe sot nuk ishte duke me pritur me ne vendin e zakonshem, por ne
nje arkivol te kuq e te zbukuruar me Vdekja e saj (Tregim) 66833 te shumta perreth! Ne castin qe po futesha ne dhomen ku prehej trupi
i se ndjeres i mblodha forcat e mia per te fundit here, me qellim qe te mos e jepja veten ne ate ambient.
Me hapa teper te ngadalte, iu drejtova atij arkivoli qe mbante ne brendesine e tij, njeriun qe e desha dhe me
deshi pa mase! Kur u gjenda perbri saj, u perkula ngadale dhe e putha lehte ne balle.
Ndersa me doren qe me dridhej, i vendosa nje trendafil te kuq, ne floket e saj te gjata, qe nuk do ti shihja me
kurre, duke i ledhatuar flladi i fresket i buzembremjeve te kesaj vere, qe sapo kishte trokitur!
Me pas, pa u kthyer fare, bera disa hapa prapa dhe zura vend ne radhen e njerezve qe me dhimbje te madhe,
veshtronin ne heshtje fytyren e saj me nje buzeqeshje te ngrire, pergjysem!

Kur ja ne dhome u futen kater persona qe me nje perkujdesja shume te madhe, i vendosen duarte neper kater
cepat e arkivolit dhe me ngadale e ngriten, per te vazhduar rrugen, e cila nuk te conte ne vend tjeter, pervecse
ne banesat e fundit! Kortezhi qe ndiqte nga pas makinen, ne te cilen udhetonte per ne nje udhe te pakthyeshme
trupi i saj i pajete, ishte teper i gjate dhe gjithsejcili ndjente thelle ne shpirte nje dhimbje te madhe per ate vajze,
qe ne stinen me te bukur dhe me te shtrenjte te jetes, fati e detyroi qe ti jepte fund, c'do gjeje ne kete bote!
Kur makina qe bartte arkivolin e saj, arriti ne varreza, te pranishmit qe gjendeshin ne ate moment, u shperndane
nga radha qe qene vendosur, dhe zune vend ne formen e nje rrethi, ne vendin ku ndodhej varri i hapur dhe qe po
priste i uritur trupin e saj te njome!
Te njejtet persona perseri, e barteb arkivolin e saj nga makina dhe e sollen prane asaj grope te erret, ku pas nje
pushimi disi te shkurter, e leshuan me lehtesi dhe keqardhje shume te madhe, ne fundin e atij varri kobezi, arkivolin
e saj!

Te gjithe te pranishmit qe ndodheshin ne kete funeral, mbushen nga nje grushte me dheun qe kishte dale, kur qe
hapur ajo grope dhe ia hodhen persiper, arkivolit te saj ne shenje respekti per shpirtin e se ndjeres!
Ndersa shikoja grushtat e dheut qe hidheshinmbi arkivolin ku prehej i pajete, shpirti im binjak, mua me vinte se i gjithe
ai dhe, po biente mbi lumturine dhe te ardhmen e jetes sime!
Pas pak castesh, i tere varri u mbush perseri me dheun e tij, por ndryshe nga me pare, tani kishte edhe nje dhurate brenda!

Tashme une nuk mundesha me, te shihja as edhe arkivolin, e jo me trupin e saj qe ishte ne brendesi te atij varri!
I vetmi person qe nuk mundi te hidhte, as edhe nje molekule dheu mbi arkivolin e saj, isha une!
Nuk me bente zemra, te hidhja dheun ne ate varr, per te vetmen arsye, sepse sebashku me trupin e saj, ne ate varr
ishte mbuluar lumturia dhe kenaqesia e jetes sime!
E si do te merrte guximin shpirti im i plagosur qe te hidhte dheun, mbi shpirtin e tij binjak dhe mbi gjerat me te shtrenjta
qe
i perkisnin?! Keshtu pra, kjo stine e bukur pranvere qe sapo pati
trokitur ate vit, per mua do te rikthehej perseri ne dimer,
ku furtunat, te ftohtet dhe acari i ashper do te mbeteshin te pazevendesueshem per ditet e mia ne vazhdim !!!...
Xhulja
Xhulja
[ Princeshe ]
[ Princeshe ]

Gjinia Gjinia : Female
Postime: Postime: : 13
Piket Piket : 29
Birthday Birthday : 18/06/1990
Rregjistrimi Rregjistrimi : 16/03/2011
Mosha Mosha : 33
Vendbanimi Vendbanimi : korce

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi