RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Mihrijes i vjedhin këngën “Turbulenca”

Shko poshtë

Mihrijes i vjedhin këngën “Turbulenca”

Mesazh nga kristi prej Fri Mar 18, 2011 2:19 am

Trendi i këngëtarëve ballkanikë të cilët huazojnë këngë nga këngëtarët
shqiptarë nuk ka të ndalur. Këngëtarët fqinjë, e në veçanti ata serbë,
pa fije turpi dhe pa e pyetur askënd, marrin pothuajse komplet këngët e
këngëtarëve dhe kompozitorëve shqiptarë.Së fundmi është zbuluar se
këngën “Turbulenca” të këngëtares Mihrije Braha, e ka huazuar një
këngëtare e njohur serbe e cila e ka përshtatur versionin e gjuhës së
saj, me titull “Neka gore dlanovi”.Për të dëshmuar se krijimi i Armend
Rexhepagiqit dhe Aida Barakut e kënduar nga Mihrije Braha daton më
herët, është fakti se këngëtarja dy vjet më parë me këtë këngë është
prezantuar në festivalin muzikor në “Top Fest6” , të cilës këngë më vonë
ia pati realizuar edhe videoklipin, ndërkohëkëngëtarja serbe këtë këngë
e ka lansuar para një viti- shkruan e përditshmja Zëri.Mihrije Braha
thotë se për këtë huazim është informuar tri ditë më parë nga një fans i
saj në “Facebook”, i cili ia kishte dërguar edhe dy versionet e
këngës.“Mua më ka njoftuar një fans i imi, Blerand Rexhepi, në
“Facebook”, ku edhe më ka dërguar të dy versionet e këngës. Pasi i
dëgjova këngët, arrita të kuptoj se 90 për qind e këngës është identike
me këngën time, madje edhe videoklipi i saj ishte influencë nga
videoklipi im që ia kam realizuar të njëjtës këngë”, ka thënë Mihrija, e
cila pohon se huazimi i kësaj kënge nga një këngëtare serbe i ka
krijuar asaj një ndjenjë të përzier.
“Të them të drejtën më ka
krijuar emocione të përziera. Në njërën anë, përderisa e ka marrë këtë
këngë ajo këngëtare dhe e ka përshtatur në versionin e saj, kjo do të
thotë se i ka pëlqyer, bile përveç këngës edhe videoklipi ishte
pothuajse kopje totale, e në anën tjetër më duket se nuk është e hijshme
që të huazosh këngë dhe të bësh popullaritet me një këngë që e ka
krijuar dikush tjetër”, ka thënë Braha.
Ndërsa sa i përket padisë
këngëtarja ka thënë se ende nuk ka vendosur asgjë, sepse i duhet të
konsultohet me autorët e këngës Armendin dhe Aidën. /Zeri
avatar
kristi
[ Moderators ]
[ Moderators ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 77
Piket Piket : 98
Birthday Birthday : 17/04/1990
Rregjistrimi Rregjistrimi : 17/03/2011
Mosha Mosha : 28
Vendbanimi Vendbanimi : Tiran

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Mihrijes i vjedhin këngën “Turbulenca”

Mesazh nga altin prej Fri Mar 18, 2011 7:12 pm


_________________________________________________
Te gjithe jan te cmendur,por vetem ai qe mund ta analizoj cmendurine e tij eshte filozof
avatar
altin
[ WEBMASTER ]
[ WEBMASTER ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 54
Piket Piket : 84
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 14/03/2011
Mosha Mosha : 30
Vendbanimi Vendbanimi : albania

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi