RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Ylli shqiptar performon përkrah ikonave të muzikës botërore

Shko poshtë

Ylli shqiptar performon përkrah ikonave të muzikës botërore

Mesazh nga Leonard prej Sat Mar 19, 2011 8:21 pm

Këngëtarja e cila gjithmonë surprizon fansat dhe publikun shqiptar padyshim
është Adelina Ismaili, e cilësuar si diva e muzikës së lehtë shqiptare dhe
këngëtare e cila dominon gjithmonë skenën.

Ajo e cila para vetëm dy viteve konsiderohej si një yll që kishte përfunduar
karrieren duke prekur majat e show bizit shqiptar dhe duke kaluar nëpër sfida që
çdokush i konsideronte të pakalueshme, këtë kohë është duke mbajtur një tour me
koncerte në diskoteka zvicerane së bashku me Mr P!nk, një ndër DJ më të njohur
zviceran me të cilin realizoi edhe projektin e parë shqiptaro-zviceran. Aty ku
koncerte realizojnë yjet e njohura botërore, aty është gjendur edhe Adelina. E
para shqiptare që shkel skenën e njejtë si Jay Z apo Ciara.
Zbulohen foto të nxehta nga vera e kaluar

Por ajo që është më interesante tek Adelina, janë
linjat trupore të këngëtares të cilat nuk kanë ndryshuar asnjëherë deri më tani.
Adelina ka trup sirene me linja që ekzalton botën mashkullore. Në këtë moshë që
ka, shohim pa fund këngëtare që ‘zhduken” me muaj, për t’u rikthyer para
publikut me foto ku qartë shihen ndërhyrjet e kirurgjisë estetike.

Po si qëndron Adelina në këtë pikë, ajo përgjigjet.
“Atë pikë ju e shihni çdo ditë nga interneti ku çdo 24 orë publikohet një foto e
imja. Edhe po të doja nuk kam kohë si Adelinë e cila ka më së paku 2 koncerte në
muaj, album në pregaditje, videoklipe, intervista, udhëtime, fotosesione dhe
shumë komponime, tekste e orkestrime për të bërë. Preferoj të folet, të thurrin
këngë, klipe tekste dhe çfarë të duan për anatominë time ata që kalojnë tërë
kohën duke më studiuar”, nën një buzëqeshje ka theksuar këngëtarja.
Filloi realizimin e “ëndrrës më të madhe”
E teksa ajo shijon suksesin e arritur vetëm për një vit e të cilin e do çdo
artist ballkanas e besa dhe më gjërë, gjykuar nga reagimi i komentuesve të
shumtë në internet, shqiptarët po mburen që një artiste e jona sfidon përkrah
yjeve botërore, fllimisht duke realizuar koncerte në diskoteka zvicerane ku
gjithashtu aty ftohen dhe yje të njohur si 50 Cent, Snoop Dog, Ciara, Rihanna
etj.
Se çka do të na sjell Adelina, mbetet prap mister. “Nuk e kam ndërmend të
zbuloj asgjë për një arsye të thjeshtë: Nuk po punoj të më vëjnë notën, po punoj
ekskluzivisht për vete”, ka theksuar këngëtarja në një prononcim në fillim të
këtij viti.______________________________________________________________________________________________

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 30
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi