RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Elvana Gjata: E vërteta e marrëdhënies time me Florin

Shko poshtë

Elvana Gjata: E vërteta e marrëdhënies time me Florin

Mesazh nga Leonard prej Sun Jul 24, 2011 1:03 pm

Kjo verë është një bum i vërtetë për
Elvanën. Koncerte, klipe dhe natyrisht
para pa fund. Në mbarim të verës pushimet me familjen.
Dimë që klipin e fundit e ke realizuar në Santorini, pse kjo
zgjedhje?

Duke qenë se klipi “Vetes” la një shije shumë të mirë, gjithashtu u
bë një trend edhe për shumë artistë të tjerë shqiptarë, menduam të
sillnim sërish një risi të radhës, por me përmasa dhe dimensione më të
mëdha këtë herë. Klipin
ia besuam një produksioni shqiptar, i cili është “Pro Video”të cilët
bënë një punë shumë të mirë.
Çfare rryme është kënga, kush e ka bërë dhe për çfarë flet
ajo?

Është house, sërish nga Flori. Kënga titullohet “Afër dhe larg”, flet
për perjetime, ndjesinë e të pasurit dhe mos pasur dikë pranë, të një
emocioni
apo ndjenje që fillon dhe mbaron aty ku nis. Santorini është vendi ku
çifti në
këngë kanë kaluar pushime bashkë. Mbasi kjo dashuri ka përfunduar,
personazhi femër zgjedh që të kalojë disa ditë pushime vetëm, pa te, në
të njëjtin vend. Zgjodhëm Santorinin pasi është një nga vendet më
romantike në botë dhe duke e vendosur personazhin femër të vetme në një
vend të tillë, menduam që kjo do ta bëjë edhe më emocionuese historinë.
Nuk kemi dashur të vendosim rëndomë një mashkull në klip. Menduam që në
një sekuencë të shihet vetëm silueta e tij.
A mendon se kjo këngë do të bëhet një hit vere ashtu si shumë
këngë të tjera të tuat që dalin kryesisht në stinën e nxehtë?

Mendoj se nuk do të jetë thjeshtë një hit sezonal por është nga ato
këngë që di i rezistojë kohës.
Sa e rëndësishme ka qenë për ty veshja e klipit me elementë
sensualiteti që i do kjo stinë, pra me fjalë të tjera a do të shohim një
Elvana shumë seksi në këtë klip?

Nuk kam dashur të dal nga kornizat e atmosterës së klipit, kështu që
edhe këtë
herë kam dashur të jap një imazh sa më origjinal, një femër sensuale, e
brishtë ..Jam kujdesur për çdo detaj , gjithashtu dhe për veshjen, make
up artist zgjodha sërish Artur Muçën.
Për ta mbyllur me pyetjet për klipin, një kuriozitet, sa ka
kushtuar ai dhe kur do ta shohim në ekranet tona?

Është investuar shumë në këtë klip. Mund të them që është një nga
klipet e mija më të kushtueshme, ndoshta edhe në Shqipëri.
Dimë që vera është shumë impenjative për ty edhe për
koncerte. Ku e ke
përqendruar më së shumti aktivitetin
tënd këto kohë?

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këtë vit shikoj një
rritje të
ndjeshme të cilësisë së organizimeve të koncerteve në Shqipëri, me një
frymë europiane dhe më vjen vërtet mirë për këtë.
Pushime këtë verë ke planifikuar, ku dhe me kë?
Me familjen padiskutim si çdo vit. Vendin se kemi vendosur ende por
mendojmë diku në jug.



Mediat të kanë quajtur shumë
hermetike kur vjen puna për të folur për jetën private ndërkohë që tek
gazeta jonë ke folur hapur për lidhjen tënde disa vjeçare me Gertin.
Ndërkohë thuhet se kjo lidhje tashmë ka përfunduar dhe je lidhur me
Florin….

Të them të drejtën jam lodhur duke shpjeguar jetën time private,
mardhënien time me Florin që e kam stër thënë nëpër media të ndryshme.
Jam
duke punuar kaq fort, me kaq shumë dashuri dhe energji këto kohë sa nuk
dua
ti jap rëndësi kësaj pjese sepse nuk bën gjë tjetër veçse tërheq
vëmendjen kot.
Pres që të lançoj 5 klipe këtë vit, albumi që punohet prej 3 vjetesh
është gati dhe do të dali në fund të muajit, nuk dua që një punë kaq e
madhe të zbehet duke përfolur jetën time private.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 30
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi