RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

270 Thënie Filozofike për Artin...

Shko poshtë

270 Thënie Filozofike për Artin...  Empty 270 Thënie Filozofike për Artin...

Mesazh nga Leonard Fri Mar 11, 2011 9:42 pm

1.Arti ështe pasqyrë e jetës.
Tolstoi

2.Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.
Niçe

3.Arti është mënyra e njohjes së artistit me njerëzit.
Çemisbevski

4.Njeriu i përcjell njeriut mendimet me fjalë, kurs me art njerëzit u tregojnë njeri-tjetrit përjetimet e veta.
Plehanovi


5.Arti
është krijuar që të përjetohet e jo të kuptohet. Andaj, çdo herë artet,
kur dëshirojnë të jenë të kuptueshëm, çdoherë thonë budallallëqe.
Drajzeri


6.Në art, para së gjithash, duhet ta shikosh dhe ta lcup-tosh të bukurën.
Stanisllavski


7.Arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues.
Tarkovski


8.Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulia.
Kant


9.Kryeveprat shkruhen duke mohuar gëzimet e jetes dhe veten.
Mani


10.Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve.
Hegeli

11.Të flasësh dhe të shkruash të vërtetën ështe arti më i rëndë nga të gjitha artet.
Gorki


12.Arti ka për detyrë të njohë e të shpjegoje jetën.
Mani


13.Artin duhet dashur në vete, e kurrsesi vetem në art.
Stanisllavski


14.Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me popullin.
Shumani


15.Artisti së pari lind veten e pastaj të pranishmit.
Olivie


16.Artisti i madh është gjithmonë një i plagosur i madh.
Valesi


17.Fantazia e artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë.
Ashi


18.Kur
artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bën këtë për vete, ai e ben ketë
për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dine në çfarë bote jetojnë,
nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë.
Fisheri


19.Të shpjere dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e artistit.
Shumani


20.Artisti duhet të jetë i vetmuar dhe i zgjuar të vësh-trojë atë që sheh, duhet të flasë me vete duke zgjedhur më të mirën.
Da Vinçi


21.Budallai i veshur mirë ndrit, por vetëm pa e hapur gojen.
Indiane


22.Njeriu më budalla, megjithatë, është më i mençur e me tërheqës se majmuni më i mençur.
Pisarevi


23.Më mirë e njeh budallai shtëpinë e vet, se i mençuri shtëpinë e huaj.
Spanjolle


24.Kush nuk e vlerëson veten nuk është i lumtur, e kush e vlerëson është budalla.
Mopasani


25.Në qoftë se çon nëntë budallenj për të belerë diçka, ti je i dhjeti.
Tuholski


26.Njeriu i mençur i mëson dhjetë gjëra dhe beson njërën; budallai mëson një gjë dhe beson se di dhjetë.
Novalisi


27.Te puthësh në errësirë, të flesh në diell,të hash në qetësi,ja tri budallallëqe.
Ojeti


28.Kush nuk do gruan, verën dhe poezinë mbetet tërë jetën budalla.
Luteri


29.Budallai është budalla, kur dëshiron të bëhet më i mençur.
Hiçkoku


30.Gazetaria eshtë profesion tepër interesant, por duhet të braktiset me kohë.
Çerçili

31.Gazetari është i vetmi shkrimtar, i cili kur merr lapsin nuk shpreson pavdekshmërinë.
Ojeti


32.Gazetaria është krijimtari në duar të shpejta.
Arnoldi


33.Gazetari i dobët nuk është filozof.
Tuholski


34.Publiku i keq dëshiron gazeta të këqija.
Ibseni


35.Lexuesit hyjnë në gazeta si në banjo të nxehta.
Makluani


36.As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi.
Vyn Tuholski


37.Nuk kam asgjë për doganë, përveç gjenialitetit.
Uajldi


38.Të gjithë të mëdhenjtë janë modestë.
Lessingu


39.Njerëzit gjeni i kanë biografitë më të shkurtëra. Familjet e tyre nuk mund të thonë asgjë për ta.
Tuvimi


40.Gjeni është ai që zgjidh probleme, të cilat nuk kemi ditur se ekzistojnë.
Grasi
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

270 Thënie Filozofike për Artin...  Empty 270 Thënie Filozofike për Artin...

Mesazh nga Leonard Fri Mar 11, 2011 9:42 pm

41.Posa dyshoj në gjenialitetin tim bëj ndonjë marrëzi, të cilën bota e quan gjenialitet.
Dali


42.Talenti punon e gjeniu krijon.
Shumani


43.Kryelartësia
e të vegjëlve shprehet në të folurit e pareshtur për vetveten, kurse
madhështia e të mëdhenjve në faktin se ata kurrë nuk flasin për vete.
Volteri


44.Mundet miu edhe të jetë gjeni, por po të jetë në kurthë, mbaroi puna e tij.
Kërlezha


45.Gjeniu i ngjan çdokujt, e atij askush.
Balzaku


46.Kokat më të fuqishme të botës shpesh janë ato nga të cilat bota e zëshme dëgjon më së paku.
Uordsvorti


47.Më
mirë të kesh një historian se dhjetë gjeneralë. Me gjeneralët mund të
mos humbasësh luftën, por me historianë i fiton të gjitha betejat.
Kallamata


48.Çka do të shkruajë historia? Historia, zotëri, do të gënjejë si zakonisht.
Shoi


49.Historia e botës është vetëm biografia e njerëzve të mëdhenj.
Raseli


50.Historia e një morri dhe historia e Aleksandrit të Madh mund të jenë njësoj interesante për literaturë.
Floberi


51.Talenti i historianëve ka të bëjë me atë që të krijojnë një tërësi të vërtetë nga dromcat pjesërisht të vërteta.
Renani


52.Historinë mund ta krijojë çdokush, por ta shkruajë vetëm njeriu i madh.
Uajldi


53.Kritiku duhet të thotë vetëm të vërtetën. Mirëpo, më parë, këtë të vërtetë duhet ta njohë mirë.
Renardi


54.Ku
e heton se kritika nuk shkruan budallallëqe për ty, mos shkruaj më. Do
të thotë, ke filluar të biesh dhe të përsëritesh, e kjo është fillimi i
mbarimit.
Ibseni


55.Ne jemi të gatshëm të bëjmë vetëkritikë, por me kusht që askush të pajtohet me ne lidhur me këtë.
Ebner-Eshenbahu


56.Letërsia është republikë ku çdokush do që të jetë mbret.
Kestneri


57.Letërsia nuk e ka pasuruar botën vetëm duke i dhënë libra, por duke zhvilluar një tip të ri të njeriut-shkrim-tarin.
Borhesi


58.Frymëzimin nuk e kemi çdoherë para duarve. Pse të shkruajmë pra edhe kur nuk e kemi fare.
Gribojedovi


59.Tregomëni trimin, unë do ta shkruaj tragjedinë.
O'Henri


60.Punoni, kryeni, publikoni.
Faradeji


61.Drama jeton vetëm në skenë. Pa skenë ajo është si shpirti pa trup.
Gogoli


62.Ka nja njëzet a tridhjetë kryevepra letrare, të cilat njeriu s'duhet të vdesë para se t'i këndojë.
Noli


63.Leximi e ushqen mendjen.
Seneka


64.Njeriu s'bëhet i mirë dhe i mësuar nëse lexon shumën, por nëse lexon shumë e shpesh gjera të mira.
Lorka


65.Leximi për mendjen është si gjimnastika për trupin.
Stali


66.Lexoni! Mos lejoni që t'u kalojë as një ditë e jetës suaj pa lexuar, të paktën një faqe nga libri i ri.
Paustovski


67.I kam frikën njeriut që ka lexuar një libër.
Latine


68.Si s'lexojnë libra, njerëzit s'mendojnë.
Didro


69.Ai që mban shënime gjatë leximit, ka lexuar dy herë.
Latine


70.Mos fol për atë që ke lexuar, por për atë që ke kuptuar.
Azerbejxhane
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

270 Thënie Filozofike për Artin...  Empty 270 Thënie Filozofike për Artin...

Mesazh nga Leonard Fri Mar 11, 2011 9:43 pm

80.Libri është mikeshë e zemrës.
Lavica

81.Shpesh mund të konstatosh se libri është shok më i mirë se njeriu.
Setembrini


82.Libri është pykë që duhet të thyejë akullin e detit në ne.
Kafka


83.Ka libra prej të cilave mësojmë gjithçka, por në fund nuk kuptojmë asgjë.
Gëte


84.Mjaft vlerë ka ari, por vlera e librit ia kalon arit.
Kineze


85.Asnjëherë nuk e ve emrin tim në librat që blej, para se t'i lexoj ato, sepse vetëm atëhere mund të them se janë të miat.
Dosi


86.Sikur të botoheshin vetëm librat e dobishëm, të tillë do të kishte së paku njëqind herë më pak.
Volteri


87.Çdo libër ka fatin e vet.
Latine


88.Librat janë si miqtë: duhet të jenë të mirë, por pak.
Strindbergu


89.Dhoma pa libra është e ngjashme me trupin pa shpirt.
Ciceroni


90.Botën e zbulova përmes librave.
Sartri

91.Libri është i mirë në rast se autori thotë vetëm atë që duhet dhe ashtu si duhet.
Aristoteli


92.Libri
në përgjithësi është rrugë nga e keqja kah e mira, nga padrejtësia kah e
drejta, nga pavërteta kah e vërteta, nga nata kah dita.
Hygo


93.Libri
i mirë është pikërisht një lloj bisede me një të mençur. Lexuesi mëson
nga ai shumë gjëra të dishme, aftësohet për të njohur realitetin dhe për
të kuptuar jetën.
Tolstoi



94.Me libër bëhesh më i mirë.
Gonçarovi


95.Të mos kesh libra është shkalla më e lartë e mjerimit. Mos e sjell veten në këtë pozitë.
Raskini


96.Libri me porosi e shpëton njeriun nga padituria, kurse libri i bukur e shpëton njeriun nga vrazhdësia dhe banaliteti.
Çernishevski


97.Disa libra janë harruar pa e merituar këtë, asnjë libër nuk është mbajtur në mend pa meritë.
Audeni


98.Sa më tepër që njihemi me libra, aq më i vogël bëhet rrethi i njerëzve me të cilët dëshirojmë të rrimë.
Fojerbahu


99.I kam inat librat! Na mësojnë të flasim për gjërat që s'i kemi ditur.
Ruso


100.Në jetë pata vetëm një mik të vërtetë dhe të sinqertë: librin.
Volteri
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

270 Thënie Filozofike për Artin...  Empty 270 Thënie Filozofike për Artin...

Mesazh nga Leonard Fri Mar 11, 2011 9:44 pm

101.Çdo gjë të mirë në jetë e mësova nga librat.
Gorki


102.Libri
është më i vlefshëm se përmendorja e stolisur me piktura, reliev apo
gravura, meqë ai ngre përmendore në zemrën e atij që e lexon.
Mbishkrim i lashtë egjiptian


103.Disa libra duhet të shijohen, disa të tjerë të gëlliten, kurse disa vetëm të përtypen dhe të treten.
Bekoni


104.Eshtë e pamundur të shkruash libër të mirë pa shkruar më parë ca më të dobët.
Shoi


105.Librat e mi janë ujë, librat e gjenive të mëdhenj janë verë. Të gjithë pinë ujë.
Tueni

106.Librat
janë ushqim i djalërisë, zbavitje e pleqërisë, stoli e përparimit,
mburojë dhe prehje në mundime, dritë në shtëpinë e errët, shokë ditën,
natën, në ndjenja dhe në udhëtim.
Ciceroni


107.Dikur janë shkruar libra, ndërsa tani vetëm fragmente librash. Kur u hëngër buka, mbetën vetëm thërmitë.
Dosi


108.Më shumë dua librat se fronin mbretëror.
Shekspiri


109.Autori
krijon librin, shoqëria e aksepton ose e refuzon atë. Krijuesi i librit
është autori, krijuesi i fatit të tij është shoqëria.
Hygo


110.Librat e mirë janë si ato vasha bujare dhe të zgjuara, të cilat s'ia dhurojnë zemrën secilit.
Fojerbahu.

111.Libri është gjë e madhe nëse njeriu di ta shfrytëzojë.
Bloku


112.Nuk ka libër që është aq i keq sa të mos na hynte sadopak në punë.
Pliniu i Ri


113.Nëse një libër vlen të lexohet, atëher vlen edhe të blihet Raskini


114.Librat janë pasuri e grumbulluar e botës, trashëgimi dinjitoze e brezave dhe e popujve.
Toro


115.Nuk ka libra të moralshëm dhe të pamoralshëm. Librat janë shkruar mirë ose të shkruar keq. Kjo është e tëra.
Vilde


116.Muzika është e vetmja gjuhë universale.
Rogjersi


117.Muzika është art i zemrës dhe, si e tillë, ajo i drejtohet direkt zemrës.
Hegeli

118.Muzikën e konsideroj rrënjë të të gjitha arteve.
Klajsti


119.Gjithmonë
e kam ndjekur muzikën dhe nuk e kuptoj sesi dikush mund të mirret për
njeri të arsimuar po qe se nuk e njeh muzikën.
Markezi


120.Në natyrë nuk mund të hasim asgjë më të bukur dhe më të përkryer se muzika. Ajo futet thellë në zemrën e njeriut.
Kogoji

121.Muzika çdoherë ka qenë ushqim i dashurisë, kurse dashuria ushqim për muzikën.
Moxarti


122.Muzika është gjuhë botërore që s'duhet përkthyer.
Auerbahu


123.Atje ku ndërprehet biseda, atje fillon muzika.
Hofinan


124.Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh për secilin varg, për secilën fjalë.
A.Shkreli


125.Poetët fillojnë të jetojnë vetëm atëhere kur vdesin.
Petrarka


126.Më mirë është poet pa publik, sesa publik pa poet.
Zilahi


127.Poeti nuk mund t'u sjellë porosi të tjerëve, në qoftë se nuk është vetë më tepër njeri se ata.
Karlajli


128.Poetët janë shqisat, kurse filozofët intelekti i gjinisë njerëzore.
Viko


129.Njeriu bëhet poet atëhere, kur është në gjendje ta thotë atë që do dhe që duhet ta thotë.
Stendali


130.Poezia është gjuha amnore e racës njerëzore.
Helderi

131.Të merresh me poezi është punë e kotë, po qe se si poet i shmangesh punës.
Pushkini


132.Poezia ka më tepër karakter rinor, kurse filozofia pleqëror.
Shopenhaueri


133.Shpirti i një populli pasqyrohet në poezinë e tij më mirë se në çdo formë tjetër të artit.
Boske


134.Shkenca është forcë.
Bekoni


135.Çdo përparim i madh në shkencë rrjedh nga imagjinata e re, e guximshme.
Deveji


136.Jeta i cakton qëllimet shkencës, kurse shkenca ndriçon rrugët e jetës.
Mihalovski


137.Shkenca ka për detyrë t'i sigurojë njeriut sundimin mbi natyrën.
Bekoni


138.Shkenca
nuk ka dimensione morale, ajo është si thika: nëse i pret kirurgut dhe
vrasësit, atëhere secili prej tyre do ta përdorë në mënyrën e vet.
Brauni


139.Detyrë morale e shkrimtarit nuk është që të flasë siç i pëlqen dikujt, por siç është e vërteta.
Qosja


140.Sa më të mirë që të jenë shkrimtarët aq më pak flasin për veprat e tyre.
Hemingfuei
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

270 Thënie Filozofike për Artin...  Empty 270 Thënie Filozofike për Artin...

Mesazh nga Leonard Fri Mar 11, 2011 9:44 pm

150.Shkrimtari i talentuar mund të shkruajë atë që mendon e të mos e fyejë shtetin.
Borhesi

151.Shkrimtari patjetër duhet të evitojë gazetarinë për shkak të punës krijuese dhe jetësore.
Heminguei


152.Nëse përpiqet, shkrimtari mund të edukojë shumë lexues.
Heminguei


153.Vepra, e jo fjalë.
Latine


154.Secilën vepër tënde kryeje si të ishte fjala për veprën e fundit jetësore.
Marko


155.Veprat njerëzore i vlerësojmë sipas asaj se sa na ofrojnë kënaqësi, apo sa na shkaktojnë dhembje.
Fransi


156.Si
do të njohësh vetveten? Duke e shikuar asesi, por duke vepruar. Orvatu
të kryesh detyrën, obligimin tënd, dhe menjëherë do të shohësh sa vlen.
Gëte


157.Që të kryejmë vepra të mëdha duhet të jetojmë si të mos vdisnim kurrë.
Vavennafgu


158.Besimi dëshmohet me vepër e jo me fjalë.
Dekarti


159.Shpirti i njeriut ka net të gjata që t'i rrënojë veprat e ditës.
Verneri


160.Njeriu fotografon vetveten me veprat e veta.
Shileri

161.Shumica
e përpiluesve të vargjeve dhe aforizmave u ngjajnë njerëzve që hanë
qershi: njëherë i zgjedhin më të mirat, kurse në fund i hanë të gjitha.
Shamfori


162.Aforizmi i vërtetë është gjithësia në një pikë ujë.
Keseli


163.Grumbullimi
i anekdotave dhe maksimave për një njeri me famë është pasuria më e
madhe, nëse ato të parat di t'i fusë në bisedë në vend të duhur dhe nëse
të dytat i kujtohen në momentin e duhur.
Gëte


164.Aforizmi shkëlqen dhe shquhet me shkurtësi.
Irzkikovski



165.Aforizëm është mendimi i koncentruar. Në botën e mendimeve është si poezia në letërsi.
Vidmari


166.Aforizmi nuk duhet të jetë i vërtetë, por duhet t'i japë krahë të vërtetës.
Kmusi


167.Fjala e ëmbël thërret miq, ajo zbut, pajton armiq.
Shqife


168.Telegrami është i vetmi rast ku numërohen fjalët në vend të veprave.
Likoku


169.Po ta lejoni cilindo njeri të flasë së tepërmi, edhe ai do të fitonte besimtarë.
Stivensoni


170.Nuk ka gjë më të vështirë në botë se mjeshtëria e fjalëve.
Gorki

171.Kur njeriu flet shumë, thotë edhe diç që nuk është dashur ta thoshte.
Konjuçi


172.Ata që dinë të flasin, flasin shkurt.
Dostojevski


173.Sikur të bliheshin fjalët, më pak do të flitnin.
Tomaseo


174.Sado i mençur të jetë njeriu kur flet shumë, në fund, nuk e ie pa e thënë ndonjë marri.
Dyma


175.Ka njerëz që flasin, flasin e flasin, derisa arrijnë më në fund edhe të thonë diç.
Gitri


176.Pusho së foluri mu atëherë kur sheh se ke filluar të nxehesh vetë, ose ai me të cilin bisedon. Fjala e pathënë është flori.
Tolstoi



177.Fjala e thënë në kohën e duhur është mollë në gotën e argjendtë.
Solomoni


178.Vlerëso fjalët! Çdonjera prej tyre mund të bëhet e fundit për ty.
Leci


179.Më mirë është t'u besojmë syve tanë, se fjalëve të huaja.
Tajmuri


180.Kush flet shumë, ose di shumë, ose gënjen shumë.
Heltaji
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

270 Thënie Filozofike për Artin...  Empty 270 Thënie Filozofike për Artin...

Mesazh nga Leonard Fri Mar 11, 2011 9:45 pm

191.Rrallëherë pendohemi pse kemi folur pak, e shpesh pse kemi folur
tepër. Kjo është një e vërtetë e vjetër që e dinë të gjithë, veçse
askush nuk i përmbahet.
La Bryeri


192.Secili që flet diç, shpesh e hesht atë më të mirën
Ludvigu


193.Është lehtë të flasësh kur ke ç'të thuash, mirëpo vështirë është ç'të thuash, kur duhet të flasësh.
Elioti


194.Përdorimi më i mirë i fjalëve është heshtja e plotë.
Tagora


195.Të bësh një hap përpara, të thuash një fjalë të re, kjo i frikëson njerëzit më së shumti.
Dostojevski


196.Në botë nuk ka torturë më të madhe se tortura me fjalë.
Nadsoni


197.Fol vetëm për atë që e ke të qartë, ndryshe hesht.
Tolstoi


198.Njerëzit na kuptojnë më mirë kur u flasim pak.
Strindbergu


199.Fjalët janë thumba për të varur idetë.
Londoni



200.Gjuha ruhet, atje ku shkruhet.
Shqipe

201.Gjuha nuk ka eshtra, por i thyen eshtrat.
Bullgare


202.Të ndiejmë mundemi vetëm në gjuhën amtare, të mendojmë edhe në ndonjë gjuhë tjetër.
Elioti


203.Ai që zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet.
Një mendimtar i lashtë


204.Njeriu që nuk i di gjuhët e huaja, nuk di asgjë për gjuhën e vet.
Gëte


205.Oratoria është art i mashtrimit.
Montenji


206.Oratoria duhet të ketë parasysh tri gjëra: çka flet, kujt i flet dhe si flet.
Ciceron i


207.Vetia e oratorit të mirë është të heshtë kur nuk e dëgjojnë me ëndje.
Luteri


208.Oratori duhet të jetë i mrekullueshëm, në të kundërtën ngjall mërzi dhe tallje.
Seldeni


209.Derisa të martohet i mençuri, budallasë i bahen fëmijët çobanë.
Shqipe


210.Gjuha dhe zemra nuk duhet të kenë kundërthënie.
Azerbejxhane
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

270 Thënie Filozofike për Artin...  Empty 270 Thënie Filozofike për Artin...

Mesazh nga Leonard Fri Mar 11, 2011 9:45 pm

211.Mos u marto për të holla, ato mund të huazohen lehtë.
Skoceze


212.Martoje djalin kur të duash, por vajzën fejoje kur të mundesh.
Kroate


213.Pema gjykohet nga prodhimi, njeriu nga veprat.
Afrikane


214.Çdo njeri i lumtur është i bukur.
Irlandeze


215.Lumi i thellë rrjedh qetë qetë, njeriu i mençur flet ngadalë.
Kineze


216.Për një fjalë goje njeriu del i mençur dhe për një fjalë i marrë.
Amerikane


217.Derisa njeriu ka kokën mbi shpatulla, për të nuk është e humbur asgjë.
Vietnameze


218.Njerëzit vlerësohen sipas suksesit të tyre, e jo sipas meritave.
Persiane


219.Të quhesh njeri është e lehtë, të jesh njeri është e vështirë.
Afnkane


220.Bashkë në qoftë se jetojnë gjatë, shtazët duhen mes veti, kurse njerëzit urrehen.
Kineze

221.Mali nuk ka nevojë për mal, por njeriu ka nevojë për njeri.
Baske


222.Njeriu i gëzuar është si dielli, shndrit atje ku depërton.
Turke

223.Kush nuk është i mençur zemrën e ka në gjuhë, e kush është i mençur gjuhën e ka në zemër.
Jordaneze


224.Po qe se dajaku do të bënte dikë të mençur, atëherë më të mençurit do të ishin buajt.
Madagaskarese


225.Gënjeshtra ka shtatë variante të ndryshme, ndërsa e vërteta vetëm një.
Afrikane


226.Kush ankohet shumë për dele, ndodh që humb lopën.
Holandeze


227.Kur të jesh në zor edhe thiu të bëhet dajë.
Shqipe


228.As mos e merr kafshatën e madhe, as mos fol ndonjë fjalë të madhe.
Greke


229.Ujku e mbron delen nga dhelpra për ta ngrënë vetë.
Bullgare


230.Nderi dhe autoriteti as nuk blihen, as nuk huazohen.
Gjermane

231.Kush premton shumë, nuk bën asgjë.
Hungareze


232.I shëndoshi ka njëmijë dëshira, i sëmuri vetëm një: të jetë i shëndoshë.
Sllovene


233.Kush blen ç'nuk i duhet, në fund shet edhe ç'i duhet.
Rome


234.Kush thotë se ka mjaft kohë, vonohet.
Holandeze



235.Të lavdëruarit e vetvetes është fillimi i turpit.
Japoneze


236.Buka e të varfërit është më e ëmbël se e të pasurit. Atë e ëmbëlson uria.
Indiane


237.Siguria më e mirë për t'u mbrojtur nga të këqijat është kujdesi dhe maturia.
Malajzeze


238.Mençuria nuk banon vetëm në një shtëpi.
Afrikane


239.Puno si skllav, por ushqehu si lord.
Shqipe

240.Ndonjëherë edhe djalli e thotë të vërtetën.
Spanjolle
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

270 Thënie Filozofike për Artin...  Empty 270 Thënie Filozofike për Artin...

Mesazh nga Leonard Fri Mar 11, 2011 9:46 pm

241.Kush s'ka fëmijë, s'ka dritë në sytë e tij.
Persiane


242.Në shtëpinë e të varurit mos e përmend litarin
Zviceriane


243.Më mirë pa një sy, se sa pa dy sy.
Gjermane


244.Miqtë e vërtetë janë të rrallë.
Latine


245.Fatin nuk e njeh me kokë, por me zemër
Norvegjeze


246.Ushqeje qenin se nuk të leh.
Bullgare


247.Për miun maca është luan.
Shqipe

248.Dora që jep është gjithnjë mbi dorën që merr.
Spanjolle


249.Ai që vdes për atdhe, ka jetuar mjaft.
Spanjolle


250.Kush do që të ngrohet në pleqëri, le të ndërtojë vetë një stufë në rini.
Gjermane


251.Janë tri lloje fatkeqësish: në fëmijëri të humbësh babanë, në burrëri gruan dhe në pleqëri të jetosh pa djalë.
Kineze


252.Kush nuk e ka provuar atë që është e hidhur nuk di çka është e ëmbël.
Rumune


253.Kush vjedh një ve, vjedh edhe delen.
Greke


254.Kryelartësia është kushërirë e paditurisë.
Kineze


255.I marrë është ai që nuk di të fshehë mençurinë.
Indiane


256.Kush përkulet para njerit, i tregon shpinën tjetrit.
Turke


257.Mos u frikëso në qoftë se mëson dhe punon ngadalë, por frikësoju në qoftë se rri kot.
Kineze


258.Më turp është të mos përpiqesh të dalësh nga balta, se sa që je futur në të.
Italiane


259.Kush vrapon pas shumë lepujve, nuk zë asnjë.
Greke



260.Mysafirëve dhe peshqve pas tri netëve fillon t'u vijë erë e keqe.
Angleze

261.Njëqind miq janë pak, një armik është tepër.
Islandeze


262.Në qoftë se dish shumë, më shumë fat do të kesh.
Burmane


263.Kur do njeriu të rrahë një qen, gurë gjen gjithnjë.
Belge


264.Mos i flak këpucët e vjetra, para se t'i blesh të rejat.
Flamane


265.Peshqit e vjetër, para se ta përpijnë ushqimin, mirë e mirë e përtypin
Suedeze


266.Dituria e paktë është më e rrezikshme se padituria.
Boliviane


267.Të fuqishmit i mund turpi, kurse të dobëtit frika.
Madagaskarase


268.Më mirë një shishe verë gjatë jetës, se tri shishe pas vdekjes.
Koreane


269.Proverbat janë stoli e bisedës.
Persiane


270.Me shokë të mirë edhe në kohë të vështira kalohet mirë.
Arabe
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi