RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Korçë: Xhaxhai dhunon dy mbesat e mitura

Shko poshtë

Korçë: Xhaxhai dhunon dy mbesat e mitura

Mesazh nga Leonard prej Sat Sep 17, 2011 11:18 am


Dy vajza të mitura, gjashtë dhe katër vjeçe janë dy protagonistet e
radhës, të cilat kanë rënë pre e dhunës seksuale ndaj të miturve në
qytetin e Korçës. Dy vajzat me iniciale S.Z. 6 vjeçe dhe G.Z. 4 vjeçe
janë ngacmuar e dhunuar seksualisht nga xhaxhai i tyre Mikel Zemblaku 34
vjeç. Në denoncimin tronditës e ëma e dy të miturave, 26 vjeçarja
Juliana Zemblaku rrëfeu në policinë e qytetit se kunati i saj Mikel
Zemblaku në mënyrë të përsëritur ka kryer veprime të turpshme me dy
vajzat e saj të mitura S.Z dhe G.Z.
Në rrëfimin e saj tronditës, gruaja tregoi se vajzat i kishin folur
për disa lojëra të turpshme që xhaxhai kryente me to. Madje ajo shtoi se
u kishte parë dy vogëlusheve edhe shenja dhune në trup, të cilat sipas
policisë janë konfirmuar edhe nga mjekësia ligjore. Por aktin e
pedofilisë e ka ditur edhe babai i dy vajzave. Juliana Zemblaku tregoi
se pasi i kishte treguar bashkëshortit për këto akte të rënda të vëllait
të tij ndaj dy vajzave të tyre, ai e kishte dhunuar duke i kërkuar
dhunshëm të mos e denonconte këtë fakt në polici.

Por, gruaja e shokuar nuk duroi më duke çuar në komisariat kunatin e
saj, 34 vjeçarin Mikel Zemblaku. Ngjarja tronditëse vjen në një kohë kur
opinioni i Korçës, por jo vetëm ende nuk ka gjetur prehje pas skandalit
të mëparshëm të pedofilisë dhe dhunës së rëndë seksuale ndaj të miturit
12 vjeçar nga fshati Devoll i Korçës, i përdhunuar disa herë rresht nga
dy adoleshentë. Ngjarjen e bënte edhe më shokues fakti se familjarët e
12 vjeçarit e kishin mësuar aktin e rëndë ndaj të birit dhe mundoheshin
ta ndalonin duke diskutuar me autorët dhe familjet e tyre, dhe jo duke e
denoncuar.

Denoncimi i skandalit të ri të pedofilisë në qytetin e Korçës rikthen
frikën ndaj të miturve të pambrojtur në qytetet shqiptare, një frikë që
duhet të shtojë ndërgjegjësimin e të rriturve për mbrojtjen e tyre nga
aktet e pedofilisë të kthyera në makthin e të vegjëlve.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi