RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Horoskopi Ditor 19.09.2011

Shko poshtë

Horoskopi Ditor 19.09.2011 Empty Horoskopi Ditor 19.09.2011

Mesazh nga Leonard Mon Sep 19, 2011 10:31 am

Horoskopi Ditor 19.09.2011 10112
DASHI

Rrethana mjaft të favorshme që do të rrotullohen rreth jush do ta bëjnë
mjaft të këndshme këtë fundjavë. Sektori i ndjenjave do ju dhurojë
momente mjaft të bukura. Do të krijoni një mirëkuptim perfekt me njeriun
e zemrës. Kurioziteti dhe dëshira për t’u argëtuar do ju shtyjë të
vizitoni ambiente të reja.

DEMI
Energji të shkëlqyera psikofizike do ju shoqërojnë gjatë kësaj fundjave.
Pranoni ftesën për një udhëtim, mos u tërhiqni pas. Yjet parashikojnë
në fakt që gjatë këtij udhëtimi rrjedha e jetës tuaj do të marrë një
drejtim të mrekullueshëm. Bëni kujdes me persona që i përkasin shenjës
së Bricjapit dhe Peshqve.

BINJAKET
Shfrytëzoni intuitat tuaja dhe do të shikoni se si do të bëhet realitet
një biznes ose një dashuri që deri tani e keni ëndërruar. Ndoshta mund
të fitoni një bast me miqtë tuaj ose të qartësoni një çështje familjare
që ka krijuar tensione e shqetësime gjatë këtyre ditëve. Marrëdhënia në
çift është e karakterizuar nga një dialog i hapur dhe momente mjaft
romantike.

GAFORRJA
Gjatë kësaj dite të shtunë familja do të jetë në qendër të vëmendjes.
Falë mënyrës suaj të komunikimit do të arrini të zgjidhni çdo problem.
Duke parë kalimin aspak të favorshëm të disa planetëve në shenjën tuaj
duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse mund të krijohen tensione me
njeriun e zemrës.

LUANI
Stresi që keni grumbulluar gjatë kësaj jave ju bën të ndiheni të lodhur,
duke ju hequr entuziazmin dhe energjitë. Një shëtitje në këmbë në park
apo në një lokal të qetë në shoqërinë e familjarëve apo njeriut të
zemrës është ajo që ju nevojitet gjatë kësaj fundjave.

VIRGJERESHA
Do të kaloni një ditë të këndshme, ku do të ndiheni të qetë, të qeshur
dhe krijues në kuptimin e vërtetë të fjalës. Më në fund do të liroheni
nga disa probleme që ju kanë shqetësuar kohët e fundit. Kjo fundjavë do
të favorizojë realizimin e një projekti apo një ëndrre që e mbani prej
kohësh mbyllur në zemrën tuaj.

PESHORJA
Përqendrohuni më shumë tek argëtimi dhe lini mënjanë problemet që ju
kanë shqetësuar gjatë kësaj jave. Duke qenë më të qetë e më të çlodhur
mund ta përballoni mirë çdo situatë. Moment i shkëlqyer për dashurinë në
qoftë se jeni çift, por edhe në qoftë se jeni singëll në kërkim të
shpirtit binjak. Tregoni kujdes me shpenzimin e parave.

AKREPI
Jeta sociale paraqitet mjaft e gjallëruar, kjo vjen si shkak i kalimit
të Hënës në sektorin e tretë, që ju bën të jeni të këndshëm, shumë të
komunikueshëm dhe të hapur ndaj njohjeve të reja. Shprehni pikëpamjet
tuaja, por bëjeni me takt dhe në mënyrën më të drejtë. Ky është momenti i
duhur për t’iu kushtuar sporteve që pëlqeni më shumë.

SHIGJETARI
Pas një jave pozitive, sot do të ndiheni pak të lodhur. Përfitoni për të
pushuar pak më shumë. Ekzaminoni mirë sjelljen tuaj për sa i përket një
çështje familjare, do të zbuloni se keni gabime që nuk i keni dhënë
shumë rëndësi dhe që sot mund të prishin harmoninë familjare.

BRICJAPI
Hëna në shtëpinë e parasë ju sugjeron të bëni një bilanc financiar të
situatës ekonomike, e cila duhet të paraqitet më mirë se javën që shkoi.
Kështu do të keni mundësi të administroni me siguri financat tuaja dhe
t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim më shumë. Parashikohen shumë ftesa dhe
programe gjatë mbrëmjes.

UJORI
Mos anashkaloni disa persona që po përpiqen me çdo mënyrë të pengojnë
realizimin e një projekti që keni nisur. Edhe pse Afërdita është në
kundërshtim me shenjën tuaj, do të keni mirëkuptim të shkëlqyer me
partnerin, falë një dialogu të hapur e të sinqertë.

PESHQIT
Hëna në shenjën tuaj do ju dhurojë një minierë me surpriza dhe ide të
suksesshme. Në qoftë se keni ndonjë çështje për të sistemuar ose
iniciativa për të programuar mundohuni të përfitoni nga kjo fazë e
favorshme. Të reja të rëndësishme për sa i përket dashurisë, ku do të
merrni ftesa, propozime dhe mesazhe romantike. Sot mund të ndodhë
gjithçka.
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi