RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Horoskopi Ditor 21.09.2011

Shko poshtë

Horoskopi Ditor 21.09.2011 Empty Horoskopi Ditor 21.09.2011

Mesazh nga Leonard Wed Sep 21, 2011 8:20 am

Horoskopi Ditor 21.09.2011 Safe_image.php?d=AQAhRNrQwGvU2fu9&w=90&h=90&url=http%3A%2F%2Fi67.servimg.com%2Fu%2Ff67%2F16%2F27%2F83%2F37%2F10112

DASHI
Hëna te shenja e binjakëve do të nxisë më shumë fantazinë dhe
krijimtarinë tuaj. Parashikohen lajme interesante si në punë dhe në
jetën private. Gjithashtu nuk do të mungojë mundësia, për të zgjeruar
rrethin miqësor.

DEMI
Mundohuni të mos mërziteni nëse një ide që keni shprehur në punë nuk do
të merret në konsideratë, siç kishit shpresuar. Gjithsesi në pak ditë,
situata do të ndryshojë dhe projektet tuaja mund të realizohen me
sukses. Në dashuri gjithçka do të shkojë më së miri.

BINJAKET
Hëna në shenjën tuaj dhe Marsi ju favorizojnë në të gjitha aspektet e
jetës. Juve ju ngelet të përfitoni nga të gjitha rastet që do t’ju
paraqiten sot. Në punë, falë ideve tuaja brilante dhe komunikimit do të
arrini të bindni bashkëpunëtorë e superiorë. Dashuria dhe jeta në çift
paraqiten mirë.

GAFORRJA
Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë duke u fokusuar tek objektiva më
konkretë. Mos pretendoni më shumë seç duhet nga vetja, sepse do të
ndiheni të lodhur, siç ju ka ndodhur shpesh gjatë kësaj periudhe.

LUANI
Marsi hyn në shenjën tuaj, duke favorizuar më shumë sektorin
profesional, ku suksesi do të jetë i garantuar. Mundohuni vetëm të
ndryshoni komunikimin tuaj me kolegë e bashkëpunëtorë, për të mos pasur
situata të pakëndshme. Sektori i ndjenjave do t’ju dhurojë momente të
mrekullueshme.

VIRGJERESHA
Ditë aspak pozitive për shkak të pozicionit aspak të favorshëm të Hënës
me shenjën tuaj, nga ana juaj kërkohet shumë durim. Në punë mos u
mbështesni te ndihma e të tjerëve sepse do të mbeteni të zhgënjyer.
Strategjia më e mirë është të tregoheni sa më të përpiktë e më të duruar
në çdo situatë.

PESHORJA
Sot do ta keni më të lehtë të organizoni punën tuaj dhe të përballoni
çdo çështje sado e vështirë që mund të jetë. Nëse merreni me palestër do
t’ju bëjë mirë jo vetëm të shkarkoni stresin, por edhe të bëni njohje
të reja interesante. Dashuria do t’i ngjajë një përralle që do t’ju çojë
në vende të mrekullueshme.

AKREPI
Ideale për ju sot është që të zgjidhni disa çështje që i keni lënë
pezull, edhe pse këto kërkojnë kohë, qetësi dhe në disa raste vendime
drastike. Kujdes mos u shkëpusni shumë nga një marrëdhënie sentimentale,
që ju intereson: ndoshta është një strategji për t’u dëshiruar më shumë
nga pala tjetër, por sot mund të ketë efekt të kundërt. Mos anashkaloni
shëndetin.

SHIGJETARI
Nuk është e vërtetë që kërkoni të izoloheni pikërisht tani? Është e
vërtetë që ndiheni të pakënaqur dhe keni kaluar periudha më të mira se
kjo që po jetoni, por është dhe më e vërtetë se shumë situata janë në
zhvillim e sipër. Kështu që mos u tregoni pesimist, por përballoni çdo
vështirësi me kurajë e vendosmëri në vetvete. Një udhëtim i papritur do
t’ju dhurojë emocione të paharrueshme.

BRICJAPI
Sot do të lodheni më shumë se zakonisht për të kuptuar kolegët në punë.
Mos u tregoni sipërfaqësorë dhe mos merrni vendime të nxituara, në këtë
mënyrë do të shmangni gabime në vlerësim, humbje të kohës dhe parave, si
dhe ndonjë kritikë të mundshme. Mundohuni të mbani larg lidhjes tuaj
sentimentale dyshime të pabaza dhe xhelozi të tepruara.

UJORI
Nuk do t’ju mungojë kuraja dhe forca e duhur për të arritur me sukses
një objektiv të rëndësishëm. Në punë mundohuni të programoni më së miri
të gjitha angazhimet që keni në axhendë. Në dashuri ju presin projekte
të rëndësishme që deri tani dukeshin pothuajse të pamundura.

PESHQIT
Pozicioni yjor aspak i favorshëm në qiellin tuaj bën që sot të hasni
vështirësi në sektorin profesional. Ju këshillohet të përqendroheni më
shumë në këtë sektor. Ndoshta gjatë kësaj periudhe keni qenë të
stresuar, ju nevojitet më shumë pushim.
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi