RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

3 surprizat e vjeshtes se Ciljetes

Shko poshtë

3 surprizat e vjeshtes se Ciljetes

Mesazh nga Leonard prej Mon Sep 26, 2011 9:26 am


Nëse mendoni se pas impenjimeve të shumta të verës Çiljeta Xhilaga po
bën pak pushim, gaboheni. Pasi e ka përshkuar bregdetin shqiptar nga
Veriu në Jug me koncerte, pasi ka realizuar klipin e këngës “Sonte më
dhemb zemra”, tani është momenti për plane të reja, por edhe për një
program serioz dobësimi në mënyrë që të ruajë statusin e veçantë të një
femre seks simbol. Ju rrëfejmë axhendën e re të Çiljetës, ku nuk bën
pjesë kënga, por filmi.
Aktore në një film me kast aktorësh italianë dhe shqiptarë
Nuk e ka për herë të parë, sepse e ka provuar prej shumë vitesh në
filmin “Ishte kohë për dashuri”. Me një rol të vogël në një projekt
shumë të suskeshëm të Ylli Pepos, Çiljeta në la të kuptojmë se synon
edhe botën e kinematografisë. Gjithsesi, nuk pamë ndonjë rol të saj në
filmat e mëpasmë. Por, me sa duket, tani ka ardhur koha. Sipas disa
burimeve tona, kemi mësuar se Çiljetës i është ofruar një rol i
rëndësishëm në një film, i cili do të realizohet në Itali me
protagonistë jo vetëm aktorë shqiptarë, por edhe emra të rëndësishëm të
kinematografisë italiane. E pyetur nga gazeta për të mësuar më shumë
detaje, Çiljeta na tregon se nuk ka ende diçka konktrete për të na
thënë, por sapo të jetë marrë vendimi përfundimtar, do të në rrëfejë
gjithçka.

Një maratonë kompeticioni me performanca live
Ky është një tjetër angazhim i këngëtares. Mësohet se në një nga
programet e rëndësishme të televizioneve tona, Çiljeta është thirrur për
t’u bërë pjesë e një konkursi mes këngëtarësh. Kemi mësuar se do të
jenë dhjetë këngëtarë shumë të njohur dhe ekspertë në të kënduarit live,
ndërkohë që autori i programit ka preferuar që pjesë të këtij
kompetizioni të ketë edhe Çiljetën. Duke qenë e njohur si këngëtare
komerciale, ku pjesa vizive është aq e rëndësishme, saqë duket sikur
muzika dhe të kënduarit del në plan të dytë, me sa duket kësaj here do
kemi surpriza. Çiljeta do të këndojë live, si për të na thënë se ne jemi
gabuar që nuk e kemi marrë serizisht zërin e saj. Mësohet se ajo nuk do
të këndojë repertorin e saj, por këngë të njohura të emrave të mëdhenj
të muzikës botërore, gjë që e vështirëson edhe më shumë këtë
kompeticion. Të shohim nëse do t’ia dalë. Por, po të kemi parasysh
rezultatin shumë të mirë që mori tek “Dancing”, duke u renditur e dyta,
ne kemi mundur të zbulojmë një anë tjetër të Çiljetës, atë që kur merr
përsipër diçka, do ta bëjë atë perfekt. Ne kemi besim që do jetë po kaq
ambicioze edhe në këtë kompeticion.

Një duet me DJ Blunt për të qenë në trend
Ndërkohë që muaj më parë u fol për një duet të Çilejtës me Noizyn, në
fakt mësojmë se ajo me të vërtetë do të realizojë një duet, jo me
Noizyn por me Dj Blunt. Kënga është pothuajse gati dhe po bëhen
përgatitjet e prezantimit të saj me një klip. Ndërkohë, Çiljeta këtë vit
nuk do marrë pjesë tek festivali “Kënga Magjike”, pa lënë mënjanë
këngët e reja, të cilat nuk do të jenë të pakta.

_________________________________________________


Vajza e bukur pëlqehet me sy, ndërsa ajo e mira pëlqehet me zemër...


avatar
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 29
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi