Athina, kryeqyteti i dashurisë
Faqja 1 e 1
Athina, kryeqyteti i dashurisë
Parisi është qyteti i
dashurisë? Jo ekzaktësisht, pasi në një klasifikim të qyteteve ku
flirtohet më shumë, kryeqyteti francez renditet vetëm në vendin e 38.
Duke u bazuar në përfundimin e faqes së internetit të takimeve, badoo.com, është Athina qyteti i vërtetë i dashurisë.
Badoo është një faqe e ngjashme me rrjetet shoqërore, me ndryshimin e
vetëm se 100 milion abonentët e saj kanë si qëllim të vetëm dhe të
deklaruar njohjet online dhe flirtimet.
Duke marrë shtysë nga numri dhe aktivitetet e vizitorëve, Badoo arriti
në përfundimin se numri më i lartë i atyre që arrinin të krijonin një
histori pas flirtimeve regjistrohej pikërisht në Athinë.
Në studimin e badoo u studiuan 200 metropole në botë dhe Parisi, i
konsideruar gjerësisht si kryeqyteti i dashurisë, u rendit vetëm në
vendin e 38.
Në vendin e dytë, për befasinë e të gjithëve ishte një qytet i ftohtë si
Moska. Shumë mirë edhe Roma, e teta. Klasifikimi vazhdonte me Madridin
(31), Londrën (57), Berlinin (79) dhe Nju Jorkun (89).
Sekreti i Athinës? Sipas drejtuesve të faqes badoo lidhet me natyrën e
hapur të grekëve, të cilët komunikimin dhe takimet i kanë pjesë të
rëndësishme të kulturës së tyre të përgjithshme.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi