Shqiptarja Edita Abdiu realizon duet me Ricky Martin
Faqja 1 e 1

Ndersa per shume kengetare te njohur ne bote, te realizosh nje duet
me Ricky Martin, mbetet vetem enderr, per shqiptaren Edita Abdiu, kjo
tashme eshte bere realitet. Fituesja e vitit te kaluar ne sezonin e pare
te emisionit te njohur muzikor ne Gjermani “X Factor”, Edita Abdiu
(Abdieski) ka perfunduar duetin me kengetarin e famshem Ricky Martin.
Kenga me e re e yllit boteror “The Best Thing About Me Is You” ka
kohe qe eshte lansuar neper mediet e njohura ne bote, por per tregun
gjerman, kengetari nga Porto-Riko ka zgjedhur shqiptaren Abdiu per ta
realizuar kete kenge ne duet.
Jave me pare ata jane takuar ne Keln te Gjermanise ku kane perfunduar
incizimet e kenges ne studion e suedezit Jorgen Eloffsen, nje producent
ky i cili ka realizuar kenge edhe per Briteny Spears e shume kengetare
te tjere me nam boterore. Mediet gjermane i kane kushtuar vemendje te
posacme duetit te Ricky-t dhe Edites, ndersa kengetaren shqiptare e kane
krahasuar si nje nga zerat me te mire ne Gjermani.
Pas perfundimit te kenges, qe te dy jane ndare shume te kenaqur me
punen e perbashket. “Te falenderoj per bashkepunimin”, thuhet t’i kete
thene pop-ylli Ricky Martin kengetares sone. Ne anen tjeter, Edita e
cila ne kohen e adoleshences e kishte si idhullin me te madh, eshte
shprehur shume e emocionuar per realizimin e endrres se saj, si dhe per
takimin qe ka pasur me kengetarin Martin. “Ai eshte nje tip shume
miqesor, njeri i thjeshte, me te cilin mund te diskutosh per cfaredo
bisede”, ka treguar 26-vjecarja Edita.
Pasi kane perfunduar incizimet e kenges, ata jane ndare, por jo edhe
per te ndare miqesine e tyre. Te dy kengetaret pritet qe te takohen
serish ne Porto-Riko, ku Ricky Martin ka ftuar Editen qe te jete pjese e
miqve per te festuar ditelindjen e 40-te te tij.
Me 18 mars albumi i Edites ne shitje
Edita ka qene tej mase e angazhuar gjate ketij viti. Ajo me hapa
shume te shpejt dhe duke punuar me kompozitoret me te njohur ne Gjermani
dhe jashte saj, ka arritur qe te grumbulloje kenget per te edituar
albumin e pare me titull “One”. Albumi do te dale ne treg me daten 18
mars, nderkaq pjese e albumit eshte edhe dueti me Ricky Martin. Dite me
pare ajo ka lansuar edhe videoklipin e kenges “The Kay” qe eshte
paraprijese e albumit.
Edita eshte e lindur ne Berne te Zvicres nga babai shqiptar i
Maqedonise dhe nena shqiptare nga Mali i Zi. Ajo eshte femija me i madh i
familjes, nderkohe babai i saj ka vdekur nga nje semundje te
pasherueshme kur ajo ishte vetem 11 vjece. Shkollen fillore dhe te mesme
e ka perfunduar ne Berne te Zvicres, ndersa tash e disa vite jeton ne
Keln te Gjermanise.

Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi