RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klodiana Stojku: Nuk jam lesbike, puthjet me Mirjetën ishin artistike

Shko poshtë

Klodiana Stojku: Nuk jam lesbike, puthjet me Mirjetën ishin artistike Empty Klodiana Stojku: Nuk jam lesbike, puthjet me Mirjetën ishin artistike

Mesazh nga Leonard Sun Mar 20, 2011 1:13 pm

Intervista/ Klodjana Stojku, banorja më e re që kishte këtë
edicion shtëpia e BB, flet edhe për marrëdhënien e shumëpërfolur me
Ergysin dhe Petritin. “Thashethemi më i rëndë që kam dëgjuar, ka qenë që
kam dashuruar Ergysin”, – thotë aj.

Klodiana Stojku: Nuk jam lesbike, puthjet me Mirjetën ishin artistike Mirjeta-klodi-puthja-8-3
Klodi ka pasur shumë se ç’të tregojë, që në momentin e parë të
daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Që nga zënkat e
vazhdueshme me Nedën, thashethemet se ajo është lesbike, se dashuron
Ergysin e të tjera me radhë. Të gjitha pyetjeve për zhvillimet më të
rëndësishme në BB dhe dëshirës, që Ergysi ta fitojë edicionin e katërt
të këtij spektakli, Klodi u jep përgjigje në intervistën e mëposhtme
për “Standard”.
Klodi, ke pasur në dispozicion një javë për të marrë veten nga izolimi? Si kanë shkuar këto ditë?
Shumë të ngjeshura, me intervista, me fansa, plot angazhime. Kanë
qenë ditë të lodhshme në fakt dhe të them të drejtën, nuk po arrij dot
të ambientohem me botën jashtë, sepse aty brenda gjithçka ishte shumë
ndryshe dhe po më mungon jeta e atjeshme.

A mendon se nuk ishe ti, që duhet të kishe lënë shtëpinë dhe që publiku ka votuar, që ti të largoheshe?
Patjetër që jam plotësisht e sigurt, që publiku ka vendosur kështu, por mendoj se mund të shkoja edhe më tej.
Kush mendon se do shkojë në finale dhe kush do të të pëlqente që të fitonte?
Mendoj dhe do doja që në finale të arrinte Ergysi, sepse vërtet e
meriton. Ndoshta edhe Ermela, sepse po bën një lojë të fortë aty
brenda, por jam më e sigurt për Ergysin. Këtë ma thotë diçka brenda
meje. Ergysi evidentohet edhe nga jashtë.
Publicitetin e madh që të dhuroi ky spektakël, do përpiqesh ta “shfrytëzosh” për të përmbushur synimet e tua?
Pse jo, patjetër që po. E kam thënë dhe vijoj ta them, që unë e adhuroj botën e televizionit.
Deri tani a të kanë ardhur oferta për punë?
Kam marrë goxha oferta për punë, ndaj mund të them, se veç
eksperiencës së bukur, BB më ka hapur mundësitë për të ecur përpara. Jo
çdokush mund të marrë oferta të tilla, pa dorëzuar një CV, pa trokitur
nëpër dyer zyrash etj. Kjo tregon, që vërtet kam qenë dikush aty
brenda dhe që kam dhënë nga vetja.
A ka qenë tv një nga arsyet e pjesëmarrjes tënde në këtë reality-shoë?
Ndoshta ka qenë edhe kjo, por edhe kam dashur të eksperimentoj me
veten time, se sa arrij të duroj në kushte të tilla presioni etj. Pse
jo, edhe të më hapen rrugë të tjera për të ardhmen.

A je bërë pishman për ndonjë gjë që ke bërë në BB?
Nuk jam bërë pishman absolutisht për asnjë gjë, sepse nuk kam bërë
asgjë që të ndjehem keq. Por nëse do të isha akoma aty, do dija të
shkoja edhe më tej, duke dhënë akoma më shumë.
Njerëzit të shohin me Petritin, me të cilin po shoqërohesh shumë pas daljes nga BB. Si po shkon marrëdhënia juaj?
Miqësia jonë është më e fortë jashtë sesa brenda në shtëpi, ndoshta
edhe sepse tani nuk jemi më nën presionin e kamerave. Ndoshta nuk jemi
24 orë në 7 ditë me njëri-tjetrin dhe na merr malli. Shoqëria jonë
rritet çdo ditë e më shumë dhe është shumë e pastër.

A mund të shkojë kjo shoqëri në diçka më tepër në ditët në vijim?
Kurrë nuk them jo, por ndjenjat nuk komandohen edhe pse nuk besoj se
nga ana ime mund të lindë diçka më tepër, pasi Petritin e kam parë, e
shoh dhe do vijoj ta shoh si një shok të mirë.
Gjatë kohës që ishe në shtëpi, u komentua se ti dashuroje Ergysin. Çfarë ndjenjash ushqeje ti për të?
Kjo ka qenë çudia më e madhe qe kam dëgjuar për veten, pasi dola nga
BB. Ergysi është një person karizmatik dhe letra që i shkrova atij,
bashkë me trëndafilin e 14 shkurtit që i dhurova, kanë qenë gjeste
shumë miqësore. Nuk lashë ndonjë gjë për të komentuar, pavarësisht se
gazetat bëjnë punën e vet… Mes nesh ka ekzistuar një miqësi e sinqertë,
plus mendoni që kemi qenë 24 orë bashkë. Ai person më ka tërhequr që
në fillim, madje më pëlqeu aq shumë si tip, paksa i çuditshëm siç
ishte.
Janë përfolur shumë në shtyp edhe fotot tuaja ku putheni në
buzë me Mirjetën, madje kanë guxuar t’ju cilësojnë edhe biseksuale.
Cili është varianti juaj për këto thashetheme?

Siç thotë edhe Ergysi, ato janë thjesht puthje artistike, që mund të jepen mes dy shoqeve, mes motrave etj.
Po pse nuk putheshe p.sh me Nedën, por zgjidhje gjithmonë Mirjetën?
Sepse unë nuk puth këdo. Mund të puth shoqen time më të ngushtë, jo
këdo. Kjo s’do të thotë gjë, pasi kam puthur edhe Almën, edhe Elisën,
ndaj puthjet e mia nuk kanë pse të komentohen kaq shumë.
Kemi ndjekur nga tv debatet e tua me Nedën, në lidhje me higjienën. Nuk ishin pak të tepërta të tilla diskutime?
Unë ia kam përmendur pastërtinë asaj, sepse një femër që pretendon
se është e zgjuar, gjëja e parë që duhet të mësojë në jetë. është sesi
të mbajë higjienën e saj personale, gjë që ajo nuk di ta bëjë.
Kishte ndonjë person aty brenda që mbante erë?
Nuk mund të flas për të, por patjetër që kishte dhe them shyqyr që
nga tv vetëm shikohet dhe dëgjohet. Është normale që personat që nuk
lahen, nuk ndërrohen etj., nuk do vijë era parfum…
Për jetën tënde nuk është shkruar shumë në shtyp. ndërsa ti
ishe pjesëmarrëse në këtë realit-show. Përse mendon se nuk je “sulmuar”
nga mediat?

Sepse për mua nuk ka pasur ç’të flitet. Unë jam ajo, që keni parë edhe brenda BB, nuk kam të pathëna.

Mbajmë mend që ti tregoje një episod për një mashkull, që të
ndiqte nga pas me një makinë luksoze dhe të ngacmonte. A e ngacmojnë
shumë meshkujt Klodin?

Po normal që më ngacmojnë. E forta është, se unë eci gjatë gjithë kohës në këmbë, nuk e përdor makinën.
Me këtë histori që tregove, ti doje të dilje ne konkluzion se nuk je materialiste, apo jo?
Absolutisht jo, falenderoj Zotin që gjithçka që kam pasur dhe kam në
jetë, e kam nga familja dhe nga vetja ime. Femrat materialiste nuk i
kam qejf fare.
Cili është thashetheme, që ke dëgjuar për veten këto ditë dhe që të ka rënduar më shumë?
Që unë jam lesbike ose që dashuroj Ergysin.
Ti nuk vë ndopak në dyshim ndonjë nga këto të thashetheme?
Jo absolutisht, sepse e di se çfarë dua dhe më pëlqen në jetë, nuk u futa në BB që t’i mësoja këto gjëra.
Po që në realitet je më e bukur se në televizion, a e di?
Po, sepse kur shihja veten time nëpër klipe që transmetoheshin në
BB, thoja “Unë jam kjo?”. Ma kanë thënë shumë persona, që në realitet
jam më e mirë, ndoshta nuk jam fotozhenike.
A ka ndonjë bano,r të cilit nuk do doje t’i flisje dhe që do
ta konsideroje si armik, kur kjo aventurë të marrë fund për të gjithë
ju?

Që nuk do dilja me ndonjë ndoshta, gjë që është deklaruar brenda
shtëpisë dhe mendoj se për lexuesit ka qenë e qartë, por armik nuk di
nëse mund të konsideroj ndonjë person, pasi unë nuk bëj armiq. Di t’i
mënjanoj njerëzit.

U tha që ishe një banore që ndikohet nga të tjerët. Ti vetë si mendon?
Kjo është zero përqind e vërtetë.
Vajzat përdorën këtë shprehje, sepse ti more zjarr gjatë debatit të Petritit me Ermelën, pasi vajzat i fshehën dyshekun…
Mora zjarr, sepse besoj se është parë, sesi unë mbaj pastërtinë për
veten time, sesi mbaj higjienën time personale dhe normalisht fakti, që
kur gocat kishin diskutuar, kishin thënë “mos ia bëni Klodit këtë gjë
sepse do ta presë shumë keq”, tregon që unë nuk reagova thjesht se ky
incident ndodhi me Petritin. Unë nuk jam alergjike ndaj asgjëje, por të
paktën aty ku shtrij kokën, ku fle, dua të jem sa më pastër.
Ka pasur ndonjë incident aty brenda, që ka arritur deri në atë pikë sa mezi të përmbahesh për të mos u rrahur me dikë?
Nuk jam tip që arrij deri në ekstrem, sepse të rrihesh është gjëja
më e ulët që mund të bëjë një femër. E urrej te meshkujt, pale te
femrat një gjë të tillë. Ka pasur raste, që unë e kam ngritur zërin më
shumë sesa duhet dhe kjo ndoshta ka qenë paksa e tepërt për mua, por
për më tepër… jo.
Cili është banori që vijon ta kesh më inat?
Që nuk kam simpati do thosha, se inat është fjalë shumë e madhe. E
kam shprehur, që Neda është personi, për të cilin nuk kam aspak simpati
aty brenda. Arsyet janë ato që kam shprehur gjithmonë. Do doja ta
shihnim pak Nedën se kush është në të vërtetë, pasi një ditë po hiqet
si unë, një ditë si tjetri etj etj., pa qenë kurrë vetvetja.
Të lutem, na hiq një kuriozitet. A mund të jesh 100% vetvetja në një reality-show, ku survejohesh 24 orë nga kamerat?
Po natyrisht që nuk mund të aktrosh në çdo moment, pasi një ditë do
dalësh te vetja jote. Nuk mund të arrish të shtiresh për 100 ditë me
radhë.
Po ti sapo the, që Neda nuk ka qenë asnjë ditë vetvetja. Si është e mundur kjo?
Po ajo ndërron strategji çdo ditë, nuk del kurrë te vetja. Sot
interpreton një rol, nesër një tjetër e kështu me radhë. Mesa duket,
këta njerëz shohin shumë telenovela.
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi