Hante nga koshat e plehrave, bëhet milioner
Faqja 1 e 1
Hante nga koshat e plehrave, bëhet milioner
Një 28-vjeçar
ushqehej nga koshat e plehrave dhe flinte në rrugë, deri kur zbuloi se
ishte trashëgimtar i një pasurie të jashtëzakonshme, zbuloi një revistë
holandeze.
Jerry Winkler, një shtetas i Vendeve
të Ulta, kaloi një fëmijëri të vështirë, me nënën që e la të vogël pas
një tumori, ndërsa u rrit nga ai që e mendonte si babai i tij natyral.Marrëdhënia me të ishte e vështirë dhe pas pak vitesh, Jerry përfundoi
në rrugë, ndonëse ende minoren. Vetëm gjatë një zënke të dhunshme, mësoi
mes nervave e sipër që ai që konsideronte si baba, në të vërtetë nuk
ishte i tillë.
Në fillim më vdiq nëna dhe më vonë zbulova që babai im në të vërtetë
nuk ishte babai im”, rrëfen tronditjen e tij Jerry. “Nga njëra anë
kuptova se përse ishte sjellë aq keq me mua, por nga ana tjetër ishte
një goditje në zemër”.
Pas asaj dite, ai vendosi që të kërkonte babanë e tij të vërtetë. Duke
hetuar, ai zbuloi se nëna e tij kishte patur një lidhje dashurore në
punë dhe pak nga pak arriti deri tek Alfred Winkler, një biznesmen i
pasur, i cili kishte vdekur pak kohë më parë pa lënë pas trashëgimtarë.
Emri im i mesit është Alfred dhe kjo më bëri të dyshoja se nëna ime
kishte dashur të më linte një shenjë për të kuptuar të vërtetën”,
vazhdoi Jerry. Ai u takua me një gazetar që kishte publikuar një intervistë të
biznesmenit, për t’a pyetur për më shumë informacion, kur gazetari mbeti
i shtangur nga ngjashmëria midis të riut dhe biznesmenit.Në vazhdim, Alfred u zhvarros për t’i marrë një kampion nga kodi
gjenetik dhe testimi i ADN-së tregoi se me 100% Jerry ishte i biri
biologjik i biznesmenit të pasur.Në pak ditë, disa miliona euro i kaluan në pronësi, duke bërë që të
transferohej nga rrugët e ndyra dhe koshat e plehrave të Amsterdamit, në
një supervilë me “pesë yje”. Tashmë i pasur, Jerry ka vendosur të
shpenzojë një pjesë të pasurisë për të krijuar një organizatë që do të
ndihmojë të rinjtë e pastrehë.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Kush do te behet milioner
» Poni bëhet nënë
» Geti behet bashke me Stresin kunder Noizyt
» Lumi në Kanada bëhet i gjelbë keni dhe video shikojeni
» Poni bëhet nënë
» Geti behet bashke me Stresin kunder Noizyt
» Lumi në Kanada bëhet i gjelbë keni dhe video shikojeni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi