Vjedhjet më të çuditshme nëpër hotele
Faqja 1 e 1
Vjedhjet më të çuditshme nëpër hotele
Është e zakonshme që
turistët të marrin me vete sapunët apo shampot e vogla të hoteleve ku
qëndrojnë, por disa kanë patur guximin të vjedhin shumë më tepër se kaq.
Një revistë publikoi sot listën e objekteve më të çuditshme vjedhura në
një hotel, duke shkuar deri tek lampadarët apo një dollap.
Në këtë rastin e fundit, dy persona u veshën si mirëmbajtës dhe kërkuan
të merrnin dollapin e një dhome, pasi i kishin thënë se duhet të
rregullohej. E njëjta ndodhi edhe me një piano në një hotel në SHBA, e
cila duhet të merrej për “rregullim” nga disa punonjës të tjerë.
Raste të tjera të shënuara janë ato ku pas largimit të klientëve, hoteli
nuk ka gjetur më telefonin e dhomës, por ka patur raste kur ka munguar
edhe i gjithë kondicioneri, i cili mund të transportohet pa vështirësi
në çanta të mëdha.
Midis rasteve më të shënuara është edhe ai i një hoteli në Paris, ku
klientët mundën të vidhnin një fotokopie me ngjyra që ndodhej në një
korridor. Megjithatë, vendi i parë në këtë listë iu dha një zotërie, i
cili po përpiqej të largohej me kokën e balsamosur të një derri të egër,
objekt i hollit të hotelit.
almi- [ Moderators ]
- Gjinia :
Postime: : 10
Piket : 30
Birthday : 18/05/1986
Rregjistrimi : 22/03/2011
Mosha : 38
Vendbanimi : thessaloniki
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi