Adi Krasta ikën nga “E diell”
Faqja 1 e 1
Adi Krasta ikën nga “E diell”
Pakënaqësitë e show-men-it të
mirënjohur Adi Krasta në sezonin e fundit të spektaklit të të dielës, “E
diell”, në televizionin Top Channel kanë qenë evidente prej kohësh.
Madje i komentuar ka qenë edhe reagimi i tij në puntatën e fundit të
emisionit “100 milionë”.
“Marrëdhënia ime me paranë?! Jam në kërkim në tyre. Mund të kisha
punuar kuzhinier, pilot, apo të bëja një vjedhje për t’i pasur.
Gjithashtu, jam i hapur të pranoj oferta nga çdo kanal tjetër televiziv,
nëse më paguajnë më shumë para, në mënyrë që familja ime të jetojë më
mirë”. Nuk ka qenë as i rastësishëm dhe as i pamenduar prej tij ky
koment. Përkundrazi. Ka qenë një paralajmërim për atë që do të vijojë në
sezonin e ri në programin më të ndjekur të televizionit “Top Channel”,
“E diell”.
Sipas miqve të afërt të prezantuesit, Krasta duket se nuk do të jetë
më pjesë e programit argëtues të të dielave. Ende nuk është zyrtarizuar
projekti i ri ku do të shfaqet prezantuesi sezonin e ardhshëm, ndërsa
mësohet se gjithçka mund të ndodhë. Krasta sipas fjalëve në ambjetet
mediatike mund të jetë sërish në “Top” për të drejtuar sërish “100
milionë”, edhe ky një progrma mjaft i ndjekur, ashtu siç edhe ofertat që
s’ mungojnë në këtë rast mund ta çojnë në një ekran tjetër. Nga ana
tjetër, shkëputja nga e “E Diell” thuhet se nuk ka të bëjë vetëm më anën
finaciare, por edhe me marrëdhëniet e Krastës me autorët e fundit që
pati ky program…
Në skenë del Albani
Emri i Alban Dudushit, gazetarit dhe prezantuesit i të një prej
emisioneve më me traditë në këtë televizion, është më i përfoluri për
zëvendësimin e Adi Krastës në “E diell”. Në fakt nuk është vendosur ende
gjithçka, por emrat e kandidaturave janë hedhur në tavolinë, e më i
mundshmi duket ai i Dudushit. Edhe pse deri në shtator, kur edhe do të
nis puna për nisjen e sezonit të ri të programeve, ka kohë dhe mund të
ketë edhe risi emrash. Përsa u përket autorëve të “E diell” ende nuk
dihet nëse do të vazhdojnë të jenë çifti i artistëve nga Kosova, Armend
Rexhepagiq dhe Aida Baraku, apo do te ketë të reja edhe në këtë front…
por gjithsesi, ajo që dihet me siguri është se këtë herë “E diell” do të
vijë me një fytyrë të re!

Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi