Çfarë ndodh kur vdes?
Faqja 1 e 1
Çfarë ndodh kur vdes?
Është një nga pyetjet më të mëdha në jetë: çfarë ndodh kur vdes? Një
numër gjithmonë e më madh eksperiencash pranë vdekjes raportohen në
botë falë edhe avancimit të mjekësisë, që arrin të rikthejë shumë
njerëz në jetë. E shumë nga të mbijetuarit japin një pamje të asaj çfarë
ka ndodhur në ato momente.
Rrjeti amerikan ABC ka intervistuar një grup njerëzish nga ata që
kanë përjetuar eksperienca pranë vdekjes. Mes tyre është edhe terapistja
Xho Rapini. Ajo thotë se ka dëgjuar Zotin duke i thënë ktheu pas kur
pësoi një aneurizm në tru në vitin 2003. Sipas saj, i gjithë vendi u
mbush me ngjyrë rozë, çka bëri që ajo më vonë të shkruajë një libër: A
është Zoti rozë?
“Papritur isha brenda dritës. Ishte një vend i bukur. Nuk është
njerëzore ndaj nuk e përshkruaj dot. Dhoma ku ndodhesha ishte shumë e
bukur”.
Ajo thotë se nuk u beson shpjegimeve shkencore. “Ndryshe nga sa ndodh
në ëndrra, unë isha e qartë. Nuk është ëndërr. Ishte ndryshe”.
Prezantuesi i lajmeve Bob Udruf pësoi një eksperiencë të ngjashme kur
u plagos rëndë në Irak në vitin 2006. Makina e tij shpërtheu dhe gjatë
momenteve që ishte pa ndjenja ai pa një dritë të fortë.
Prifti Don Piper, makina e të cilit u përplas nga një kamion i madh,
ishte deklaruar i vdekur. Ai ishte pa pulse, por pas 90 minutash u
kthye në jetë. Ai thotë se kishte dëgjuar muzikë përtej spektakolares
dhe aroma që nuk i kishte nuhatur më përpara. Gjyshi i tij dhe të tjerë
persona që kishin vdekur erdhën dhe e përshëndetën.
Edhe aktorja Xhejn Sejmur ka përjetuar një eksperiencë të tillë. Edhe
pse nuk beson në ndonjë fe, ajo thotë se ishte në një entitet
spiritual, shumë më të madh se njerëzimi.
Siç raporton Huffington Post, një në dhjetë arreste kardiake
përfundojnë me një eksperiencë pranë vdekjes.
Por debati vijon nëse këto janë shpirtërore apo shkencore.
Shkencëtarët thonë se bëhet fjalë për hipotezën e trurit të vdekur.
Sipas tyre, truri në atë momente përmbytet nga neurokimikate që krijojnë
drita, një ndjenjë paqe dhe qetësie.
Megjithatë, ende nuk dihet shumë për këtë fenomen misterioz.
Vitin tjetër pritet të publikohet një nga studimet më të mëdhenj në
këtë fushë.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Humba Fjalëkalimin, Cfarë Mund Të Bëj
» Humba Fjalëkalimin, Cfarë Mund Të Bëj
» JA CFARE PELQEJNE FEMRAT TEK MESHKUJT.
» Kardashian-Chris, çfarë pasioni (Foto)
» Çfare kanë të përbashkët Shkëndije Mujaj dhe Jennifer Lopez?
» Humba Fjalëkalimin, Cfarë Mund Të Bëj
» JA CFARE PELQEJNE FEMRAT TEK MESHKUJT.
» Kardashian-Chris, çfarë pasioni (Foto)
» Çfare kanë të përbashkët Shkëndije Mujaj dhe Jennifer Lopez?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi