VIP-a shqiptarë që nuk duhet të veshin taka
Faqja 1 e 1
VIP-a shqiptarë që nuk duhet të veshin taka
Për shkak të diferencës në gjatësi me bashkshortet e tyre më të
shkurtër, mirë është që kur janë bashkë të shmangin përdorimin e takave.
Ermali & Ami
Ermal dhe Ami Mamaqi janë padiskutim një ndër çiftet më të bukur të
showbiz-it shqiptar. Një çift që ngjall kuriozitet në çdo moment, kjo
ndoshta edhe pse ata kanë gjithmonë diçka të re për të treguar. Veç
biznesit që tanimë prej vitesh po u ecën vaj edhe falë risive që
sjellin, ata janë përherë në një mendje kur vjen puna për aventura. U
pëlqen të udhëtojnë shumë, më së shumti me makinë, pasi kështu e prekin
më nga afër çdo vend dhe gjithmonë kur kthehen kanë së paku një histori
për të treguar. Ndërkohë që edhe jeta e tyre profesionale e pasuruar
gjithnjë me projekte të reja ngjall kuriozitet te fansat, që tanimë i
kanë të shumtë në numër. Angazhimi i fundit i solli të dy bashkë në një
skenë, ku u bë edhe më evidente diferenca e tyre në gjatësi për sa kohë
Ami përdor taka të larta. Kështu siç e shihni edhe në foton që sjellim
sot, Ermali është pak centimetra më poshtë se Ami, por kjo nuk e
klasifikon kurrsesi atë tek meshkujt shtatshkurtër thjesht, Amin e
përfshijmë në listën e grave shtatlarta… Megjithatë në jetën e
përditshme kur Ami nuk i përdor takat, gjatësia e tyre është e
barabartë…
Turi & Orinda
Ata të dy duket sikur kanë lindur për njëri-tjetrin…Turi i “Produkt
28″ dhe Orinda Huta, pavarësisht se prej kohësh përpiqen t’i fshihen
vëmendjes së medias rozë, kanë dalë së fundmi hapur si një tjetër çift i
showbiz-it falë disa fotove në plazh, ndonëse historia e tyre është
zbuluar prej kohësh në faqet e suplementit të së shtunës, “Bluetooth”.
Çiftin simpatik që aktualisht punojnë edhe në të njëjtin televizion, i
bashkojnë shumë gjëra, veç gjatësisë, që kur Orinda abuzon me takat u
prish jo pak punë në aparencë. Thashethemi i fundit që ka qarkulluar për
ta është se janë nisur me pushime drejt Spanjës, ndërkohë që siç
mësohet prej disa muajsh ata kanë nisur edhe bashkëjetesën… 2 këngëtarët
e njohur, të cilët janë prezantuar përpara nesh edhe si moderatorë
televiziv shijojnë prej vitesh një histori dashurie, por asnjërit prej
të dyve nuk u pëlqen të flasin për këtë pjesë.
Fabi & Olta
Ai është solist në grupin “Produkt 28″, ndërsa ajo balerinë dhe
koreografe e njohur. Jetojnë prej vitesh një lidhje dashurie dhe gjasat
janë që shumë shpejt të kemi një tjetër dasmë VIP. Siç dhe e keni
kuptuar e kemi fjalën për Fabin dhe Oltën, e cila e ka gjithashtu të
ndaluar të vesh taka, nëse dëshiron që të mos stonojë në gjatësi kur
është krah të dashurit të zemrës. Çifti së fundmi ka qenë i angazhuar në
spektaklin e vallëzimit të yjeve, kur Olta ishte partnerja e Big
Bastës, ndërkohë që Fabi kujdesej për materialin muzikor dhe kishte
rolin e narratorit.
Drini & Sonila
Sonila Meço dhe Drini Jasa janë një tjetër çift i ekranit që ‘vuajnë’
si pasojë e disnivelit në gjatësi. Moderatorja e dashur e lajmeve,
njihet prej vitesh për shtatlartësinë që ka, kjo edhe për shkak të
ushtrimit të sportit të volejbollit, për një kohë të gjatë. Lajmi i
fundit që na ka ardhur prej tyre ka qenë pikërisht ai i pritjes së një
fëmije, që i ka gëzuar pa masë të dy personazhet. Ndonëse, Drini punon
në prapavijën e televizionit ku Sonila punon, ai është një personazh i
njohur në media si pasojë e lidhjes me spikeren dhe gazetaren e njohur.
Shpati & Afërdita
Afërdita Dreshaj e ka të ndaluar të veshë taka për sa kohë në krahë
të saj qëndron Shpati dhe e dini pse, sepse ajo vetë kanë një gjatësi të
konsiderueshme, shtuar kësaj edhe takat mund ta mendoni vetë
rezultatin. Ndërkohë që Shpati është gjithashtu një ndër meshkujt më
shtathedhur në listën e burrave VIP, por gjithsesi Afërdita e mund kur
fut në lojë takat e larta. Dashuria e tyre ka lindur prej kohësh dhe sa
vjen e bëhet më e fortë. Çifti aktualisht është i angazhuar me shumë
koncerte, si dhe kanë paralajmëruar që shumë shpejt do të sjellin edhe
një duet së bashku. Shpati vetëm pak muaj më parë u bë pjesë e konkursit
të vallëzimit ku arriti të dilte i treti, ndërkohë që Afërdita do të
përfaqësojë Kosovën në shtator në ‘Miss Universi’.
Gani & Bleona
Edhe Bleona Qereti s’duhet të veshë taka të larta kur ka në krah
bashkëshortin e saj, Gani Bardhën. Bukuroshja shqiptare që prej vitesh
jeton në Amerikë ka finalizuar me martesë dashurinë e saj shumë vjeçare
me Ganin, djalin e vetëm të biznesmenit të madh shqiptar në Amerikë,
Ekrem Bardha. Gani ka mundur të vjedhë dashurinë e këngëtares, falë
karakterit të fortë dhe tipareve të veçanta të cilat i kanë rënë në sy
Bleonës. Qereti aktualisht jeton në Beverly Hills dhe shumë shpejt do të
sjellë këngë të reja për publikun shqiptar dhe jo vetëm, pasi siç ju
kemi treguar ajo është duke punuar me producentë të njohur në Amerikë,
mes tyre edhe Timbaland.
Todd & Valbona
Një vit më parë ata celebruan në Tiranë dashurinë e tyre disavjeçare
që kishte marr fill përtej Atlantikut. Fjala është për irlando-anglezin,
Todd Christopher dhe Valbona Çobën, supermodelen e parë shqiptare. Një
dasmë sa tradicionale aq edhe moderne ishte ajo që ofruan vjet për të
gjithë të ftuarit çifti simpatik, ndërkohë që edhe tek ata u vu re një
mospërputhje në gjatësi kur Bona hipte mbi taka. Çifti aktualisht jeton
në SHBA, ku dhe vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.
Adrijan & Luana
Lajmi për fejesën e tyre i ka çuditur të gjithë… Askujt s’ia priste
mendja se Adrijan Gaxha dhe Luana Vjollca do të zyrtarizonin lidhjen e
tyre, kjo sepse asnjëri prej tyre s’kishte folur për këtë më parë, duke u
fshehur pas një simpatie të thjeshtë…Sigurisht që ata të dy janë një
tjetër çift yjesh, të lakmuar e me shumë adhurues të sekseve të
kundërta. Megjithatë edhe tek ata ‘çalon’ puna tek gjatësia, siç besojmë
edhe ju e keni vënë re në një nga puntatat e “E Diell” Luana është pak
më e gjatë se Adrijani kur vesh taka…
***
Por sikundër ka gra për të cilat është e ndaluar rreptësisht përdorimi i
takave të larta, ka të tjera të cilat duhet me domosdo t’i përdorin
ato…
Eliza & Rick
Eliza Dushku, aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, e cila së
fundmi ka vizituar Shqipërinë e ka të domosdoshme përdorimin e takave
kur ka në krah partnerin e saj, Rick Fox, i cili siç dihet është
ish-basketbollist i NBA-së.
Linda & Edi
Bashkëshortja e kreut të socialistëve, Edi Rama e ka gjithashtu të
nevojshme veshjen e takave të larta kur qëndron krah tij. Linda dhe Edi
Rama lidhën kurorë në tetor të 2010-ës.
Elia & Princ Leka
Elia Zaharia, aktorja e dashur e Teatrit Shqiptar që dikur këndonte
krah grupit “Spirit Voice” duhet të qëndrojë mbi taka të larta kur ka në
krahë të fejuarin e saj, Princ Lekën II.
Mira & Shpëtimi
Mira Konçi, këngëtarja me zërin brilant e ka sakaq të nevojshme
përdorimin e takave kur del krah të shoqit, kompozitorit të njohur,
maestros Shpëtim Saraçit.
Julka & Andi
Julka, këngëtarja e njohur, e cila së fundmi ka provuar ndjesinë e të
qenit nënë me Ianin bukurosh, duhet gjithashtu të veshë taka kur del me
Andy DJ.
Miriam & Alban
Ndërkaq këngëtarja e talentuar Miriam Cani e ka shumë të nevojshme
përdorimin e takave të larta për të mposhtur disnivelin që ka në gjatësi
me partnerin e saj, këngëtarin Alban Skënderaj.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Dy shqiptare në “Miss Belgjika 2012”
» Duhet te vazhdoj pa ty!
» ja pse duhet te jemi levizja rinore per integrim
» Mauro: Kundër Bayernit Interit i duhet Titanicu
» Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood
» Duhet te vazhdoj pa ty!
» ja pse duhet te jemi levizja rinore per integrim
» Mauro: Kundër Bayernit Interit i duhet Titanicu
» Greta dhe Vilma Zenelaj, dy shqiptare në Hollywood
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi