1 Histori E Bukur Dhe Shum Domethenese (Lexojeni deri ne fund ju lutem)
Faqja 1 e 1
1 Histori E Bukur Dhe Shum Domethenese (Lexojeni deri ne fund ju lutem)
Një djalë i vogël ju ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë ndërsa ajo po bënte gati darkën dhe i dorëzoi një copëz letre.....
Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante:Për kositjen e barit: 5 euro. Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro. Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.5 euro. Për ruajtjen e vëllait të vogël ndërsa ti ishe në pazar: 0.25 euro. Për hedhjen e mbeturinave: 1 euro. Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro. Për fshirjen e oborrit: 2 euro. Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro. Hëm! Nëna filloi ta shikonte të birin ndërsa ai qëndronte pranë saj dhe sikur i lexonte kujtimet që i silleshin asaj në kokë. Ajo kapi lapsin, e ktheu së prapthi letrën që kishte shkruar i biri dhe shkroi:Për nëntë muaj që të kam mbajtur në bark ndërsa ti rriteshe: Falas. Për të gjithë netët që kam ndenjur pa gjumë, që jam kujdesur dhe jam lutur për ty: Falas. Për të gjithë kohët dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: Falas. Për të gjithë netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: Falas. Për lodrat, ushqimin, rrobat madje edhe fshirjen e hundëve të tua: Falas. Kur ti mbledhësh të gjitha këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: Falas. Kur përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë ju mbushën me lot dhe duke shikuar në sy të ëmën i tha: - Nënë, vërtet të dua shumë! Mori lapsin dhe me gërma të mëdha shkroi në letër: E PAGUAR!!
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Kjo është një histori e vërtetë.... ( Lexojeni të gjithën ...)
» Zemrat! shum poezi e bukur kliko dhe lexoje
» Eshte pak e gjat edi por ne qofte se keni kohe edhe nese doni dihet lexojeni..?!
» Ajo!!!!!!( HISTORI SHUM PREKES LEXOJ DHE TI )
» Histori Domethense;Mikja ime
» Zemrat! shum poezi e bukur kliko dhe lexoje
» Eshte pak e gjat edi por ne qofte se keni kohe edhe nese doni dihet lexojeni..?!
» Ajo!!!!!!( HISTORI SHUM PREKES LEXOJ DHE TI )
» Histori Domethense;Mikja ime
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi