RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kastro Zizo ne lidhje 1-vjeçare me prezantuesen Erleta Hoti

Shko poshtë

Kastro Zizo ne lidhje 1-vjeçare me prezantuesen Erleta Hoti   Empty Kastro Zizo ne lidhje 1-vjeçare me prezantuesen Erleta Hoti

Mesazh nga Leonard Sat Aug 27, 2011 10:11 pm

Kastro Zizo ne lidhje 1-vjeçare me prezantuesen Erleta Hoti   Kastro10

Në klipin e fundit me titull “Liar” (Gënjeshtar), ku për grua kishte zgjedhur Shota Baraliun dhe për të dashur një vajzë të re e të bukur, ai kishte menduar një fabul kaq shumë të përsëritur në jetën normale, ku shumë meshkuj janë në dilemën “grua apo të dashur”. Ndërkohë që për lidhjet e tij me femrat pohoi për gazetën “Panorama” se po jetonte një histori shumë të bukur dhe serioze, me një femër të cilën do ta zgjidhte për të kaluar dhe pushimet këtë verë. Dhe ja ku bëhet publik emri i vajzës me të cilën kantautori Kastro Zizo po jeton një histori të bukur dashurie prej 1 viti e gjysmë. Biondja simpatike nga Prishtina, Erleta Hoti, që është vajza e veprimtarit të njohur shqiptar Ukshin Hoti dhe Edi Shukriut, është e dashura e tij.

Ata kanë vendosur të dalin hapur në publik, ndërsa kanë realizuar edhe foto në plazhin e Dhërmiut, ku kanë vendosur të kalojnë pushime së bashku këto ditë të nxehta gushti. Duket se historia ka nisur 1 vit e gjysmë më parë, pasi Kastro punoi si regjisor në programacionin e “Tv 21” në Prishtinë, dhe është njohur me Erleta Hotin, vajza që njihet si prezantuese në RTK. Vetë Kastro nuk ka pranuar të japë shumë detaje për këtë lidhje, që ai e konsideron shumë të rëndësishme për jetën e tij pas divorcit. Madje, mund të cilësohet si lidhja e parë dhe e vetme serioze gjatë kësaj periudhe të ndryshimit të statusit të tij.

“Mund të them vetëm që ndihemi shumë të lumtur të dy, ndihemi në qiellin e shtatë”, tha ai, ndërsa kanë bërë plan të mos flasin shumë në media rreth kësaj lidhjeje. Edhe pse miq të tyre të afërt kanë ditur diçka rreth kësaj lidhjeje, pushimet e tyre në Dhërmi kanë qenë të parat së bashku, ku ata janë prezantuar si çift. Ata kanë vendosur të shijojnë momente të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke refuzuar ta mediotizojnë këtë lidhje. Pyetjes që i bëjmë Kastros nëse Erleta mund të jetë bashkëshortja e tij e ardhshme, ai i përgjigjet me diplomaci: “Ajo mund të jetë çdo gjë për mua, pse jo dhe bashkëshortja, por prapë është ende herët për të folur për martesë”.
Kastro Zizo ne lidhje 1-vjeçare me prezantuesen Erleta Hoti   Erleta10
Kush është Erleta Hoti
Klevis Bega (Kastro Zizo) u bë i njohur më shumë në Prishtinë pas dy viteve që vendosi të jetonte atje dhe të angazhohej në karrierën televizive. Ndërkohë që vajza bionde, Erleta Hoti, njihet më shumë në Prishtinë dhe pak në Tiranë. E bija e ish-ministres së Kulturës në Kosovë është bërë e njohur nëpërmjet Radio Televizionit të Kosovës. Kohët e fundit ajo shfaqet në ekranet e këtij televizioni, ditën e hënë, në orën 22:00, në emisionin e saj argëtues muzikor “Top RTK”, emision ky i përjavshëm në të cilin lançohen hitet e fundit të këngëtarëve shqiptarë. Ndoshta ka qenë muzika një pikë takimi që e ka afruar me Kastron. Përveç toplist-ës muzikore, në këtë emision më argëtues ajo realizon një miksim me informacione të show biz-it shqiptar dhe të huaj, prezantimin e këngëve të reja, promovimet e klipeve, koncerteve etj. Ajo e prezanton këtë emision vetëm, ndërkohë që është e shkolluar për muzikë, edhe pse nuk e ka ushtruar këtë profesion asnjëherë
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi