Besimtarët Muslimanë festojnë sot Fiter Bajramin
Faqja 1 e 1
Besimtarët Muslimanë festojnë sot Fiter Bajramin
Besimtarët muslimanë festojnë sot festën e Bajramit të madh apo Fiter Bajramin. Në Tiranë për të kryer faljen e namazit besimtarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish-hotel “Dajtit” për shkak të punimeve në sheshin “Skënderbej. Kjo festë vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre.
Një ditë më parë kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, Haxhi Selim Muca percjolli nje mesazh te posacem urimi per te gjithe besimtaret.
“Më shumë harmoni, më shumë besim tek njëri- tjetri dhe më shumë falje dhe bashkim. Ne kemi më shumë nevojë për bashkim dhe pr harmoni. Kjo festë është e gëzueshme për individët dhe gjithë shoqërinë. Ne gëzojmë në familjet tona, me të afërmit tanë, me farefisin, me komshinjtë e gjithë shoqërinë njerëzore. Kjo vefstë festohet në të gjithë botë ku ka muslimane. Ju uroj gëzuar jo vetëm besimtarëve muslimanë, por edhe besimtarëve të feve të tjera me të cilët jemi në harmoni të vazhdueshme” tha Muca.
Fiter Bajrami është festa e devotshmërisë, solidaritetit, vëllazërisë dhe barazisë sociale. Pas faljes së namazit të festës, besimtarët shkëmbejnë vizita në familjet e të afërmve dhe miqve për të uruar një vit më të mbarë.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi