RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelozia i ka rrënjët që në fëmijëri

Shko poshtë

Xhelozia i ka rrënjët që në fëmijëri Empty Xhelozia i ka rrënjët që në fëmijëri

Mesazh nga Leonard Sat Mar 12, 2011 3:25 am

Xhelozia
është një emocion (në të shumtën e herëve i padëshirueshëm), që shfaqet
kryesisht përmes tri karakteristikave: nevojë për ekskluzivitet,
posedim, apo frikë nga braktisja.

Megjithatë, trajtimi i
xhelozisë nuk mund të konceptualizohet jashtë kontekstit në të cilin
ndodh. Ajo çfarë është shqetësuese nuk është xhelozia në vetvete, por
pasojat e saj, pasi në të shumtën e herëve ajo shkakton stres dhe
dhimbje tek personi.

Ashtu si në rastin konkret, shpesh individi
nuk është i vetëdijshëm për forcën e saj shkatërruese. Ky emocion lind
si një reagim i ardhur jo gjithmonë nga një kërcënim real, por edhe
imagjinar, në një marrëdhënie të rëndësishme.

Pra, xhelozia mund
të jetë normale kur bazohet në realitet dhe deluzionale, kur ajo vjen
thjesht si pjellë e fantazisë. Në këtë kontekst nganjëherë ajo mund të
konsiderohet si e shëndetshme: në çdo çift që është i ngjizur prej
dashurisë ekziston ankthi i fshehtë i humbjes së tjetrit.

Pak
xhelozi, me kusht që të mos bëhet persekutuese, duket se e kënaq
partnerin, pasi tregon interes për të. Frika e braktisjes bën pjesë në
inventarin psikik të çdo njeriu. Por nëse pjesa më e madhe e mendimeve
tona vërtitet rreth idesë së “humbjes” së tjetrit, atëherë xhelozia mund
të kthehet në sëmundje. Padashur ajo mund të të krijojë ankth, dyshim
që kthehet edhe në makth, prej të cilit gjeneron një agresivitet
persekutues ndaj partnerit. Në raste të tilla kemi të bëjmë me xhelozi
patologjike (e thënë ndryshe delirium i xhelozisë). Kjo lloj xhelozie,
që vjen nga të menduarit delirant, shpesh shfaqet e shoqëruar edhe me të
tjera shqetësime si depresioni, alkoolizmi e të tjera, që kanë lidhje
me personalitetin.

Karakteri i xhelozisë formohet qysh në
fëmijëri në fakt, kur fëmija fillon të ndjehet i përjashtuar nga lidhja
me prindin me seks të kundërt.

Siç e kemi thënë shpesh edhe
lidhur me tema të tjera, shumë prej nesh mund të kemi konflikte të
brendshme të pazgjidhura, të mbartura nga fëmijëria jonë. I përjetojmë
këto konflikte si dobësi, pasiguri dhe frikë, ndaj kur befas biem në
dashuri, e cila është reciproke, dobësia, frika dhe pasiguria sikur na
zbehen: ne ndjehemi pra të dashuruar, edhe pse nuk jemi të
perfeksionuar. Pra, është dikush që na pranon… Ndjehemi të realizuar, të
sigurt… Por kur kjo dashuri na kërcënohet, frika dhe pasiguria që
mendonim se i kishim flakur përgjithmonë kthehen me forcë prapë tek ne.

Nëse
personi që ne dashuronim, personi që ne mendonim se na donte dhe na
pranonte me gjithë të metat tona na braktis për një tjetër, pastaj na
duket sikur s’ka më shpresa për ne, nuk mund të ndjehemi më sërish të
sigurt, as në ato gjëra që më parë i pëlqenim tek vetja.

E thënë
ndryshe: të gjithë kemi prirje të krijojmë imazhe romantike për
zgjedhjen e të dashurit tonë. E zhvillojmë këtë imazh shumë herët në
jetë, bazuar në eksperiencat tona gjatë fëmijërisë dhe mënyra se si na
kanë trajtuar që fëmijë ndikon shumë në këtë zhvillim. Arsyeja është se
këto trajtime mbeten shpesh ende “çështje të pazgjidhura” brenda nesh.

Si
të rritur ne kërkojmë një person që të përshtatet me imazhin tonë
romantik dhe kur e takojmë atë, përpiqemi ta projektojmë imazhin tonë të
brendshëm tek ai/ajo. Ja pse themi shpesh kur biem në dashuri “më duket
sikur kam një jetë që të njoh”. Ndaj befasohemi kur pasioni, apo
obsesioni për të mbaron, thua se ne nuk kemi parë personin e vërtetë,
por projeksionin e imazhit tonë në fakt. Personi që përshtatet me këtë
imazh është gjithashtu personi më i mirë i mundshëm që mund të na
ndihmojë për të punuar me traumat e fëmijërisë. Duket normale që një
vajzë e rritur me një baba jo besnik ndaj nënës së saj të kërkojë të
martohet me një djalë besnik. Por kjo nuk ndodh shpesh. Një vajzë e
tillë priret të bjerë në dashuri me një imazh që i ngjan të atit, jo
sepse ndjen nevojë t’i përsëriten “traumat e fëmijërisë”, por sepse
vetëm një burrë i tillë që i ngjan të atit mund t’i japë asaj çfarë nuk
ka marrë nga ai. Dëshiron t’i ngjajë atij, por t’i sigurojë çfarë nuk ka
mundur në fëmijëri.

Të eliminosh xhelozinë, mund të duket një
mision i pamundur. Por është e mundur të reduktosh sjelljet e dëmshme
për çiftin. Në pjesën më të madhe të rasteve është e vështirë të
ndryshosh një njeri xheloz, sepse ai është i bindur në arsyet e
ndjenjave të tij. Por me pak takt mund të reduktohen manifestimet e
ankthit dhe agresivitetit të lidhura me xhelozinë.

Këshilla për t’u përballur me një partner xheloz-Diskutoni problemin tuaj vazhdimisht me partnerin
-Ri-sigurojeni atë që çdo gjë shkon mirë mes tyre
-Jini kërkues por jo agresivë
-Mos jini alarmues
-Matuni para se të flisni në mënyrë që të shmangni konfliktet e panevojshme
-Bëhuni të këndshëm dhe të qartë në bisedat me partnerin
- Jini fleksibil dhe mësoni të bëni kompromise
-Të kuptuarit është vetëm një pjesë e përballimit të këtij emocioni ndaj partnerit.
-Përpiquni të kuptoni ndjesitë e tij/saj dhe mos u përpiqni ta bëni atë të ndjehet në faj.
-Përpiquni ta mbështetni partnerin tuaj sa më shumë të mundeni.
-Duke
i krijuar një komoditet të përkohshëm shpesh mund të ndihmoni në
zgjidhjen e problemeve me partnerin, dhe si rrjedhim mund të çrrënjoset
tërësisht xhelozia.
Megjithatë duke ndjekur këto këshilla nuk mund të
pretendohet se problemet zgjidhen papritmas dhe situata mund të
avullojë vetvetiu, pasi ndihma profesionale mund të jetë shpesh e
nevojshme.
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi