RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ermela kthehet tek ish i dashuri që la para BB

Shko poshtë

Ermela kthehet tek ish i dashuri që la para BB Empty Ermela kthehet tek ish i dashuri që la para BB

Mesazh nga Leonard Sun Sep 18, 2011 8:27 am

Ermela kthehet tek ish i dashuri që la para BB ERMELA1-202x300
fakt, mjaftoi një ritakim surprizë televiziv i Ermelës dhe Ervinit, në
studion e emisionit “Pasdite në Top Channel”, që pyetjeve të shumta se
si po vazhdonte jeta private e saj pas ndarjes gjithë zhurmë nga Ervini,
t’u përgjigjej ky i fundit, duke treguar në një farë mënyre se ende nuk
e kishte humbur interesin ndaj saj. Dhe pikërisht pyetjes së
prezantueses së re, Lira Burgia, për të zbuluar më tej nëse në jetën e
Ermelës kishte hyrë ndonjë mashkull tjetër, u duk se i hodhi pak benzinë
zjarrit vetë Ervini. Ai, ashtu si kalimthi por jo pa qëllim, tha se
Ermela tashmë kishte jetën e saj, dhe se ajo po bashkëjetonte me një
djalë tjetër, madje apartamentin me qira, sipas tij, Ermela e kishte
marrë shumë afër apartamentit të Ervinit, në zonën e Medresesë në
Tiranë. Vetë Ermela nuk e mohoi, por iu përgjigj me ironi, se në fakt po
bashkëjetonte me maçokun e saj. Por u duk ama se nuk e gjeti forcën e
duhur për ta kundërshtuar plotësisht, atë që Ervini e tha hapur në
publik, ashtu siç ajo e ka zakon të mos kursejë askënd. Gjithsesi, si
një stratege e mirë e planeve të saj, ajo i dha një mesazh Ervinit që ta
mbyllte gojën tani e tutje, ndërsa i bëri një ftesë publike për të
konsumuar një kafe së bashku, direkt pas emisionit. E, pavarësisht
flirteve të Ervinit me disa vajza të ndryshme, duket se ai asgjë serioze
nuk ka nisur në jetën e tij private pas ndarjes nga Ermela, e cila nga
ana e saj po përjeton një histori të vërtetë dashurie. Ashtu siç e tha
dhe Ervini, ajo vërtet ka nisur bashkëjetësën e saj me një djalë 27
vjeç, i cili nuk është një njohje e re, por në plot e kuptimin e fjalës
mund të quhet “fiksimi i vjetër i Ermelës”. Djali që shihni në foto
quhet Joti dhe është pikërisht ai djalë që Ermela e ka përmendur brenda
lojës së “Big Brother 4”, ndërsa u tregoi banorëve të tjerëve se ajo
histori dashurie e para shtatë viteve i kishte mbetur brengë në zemër,
pasi nuk ishte konsumuar si lidhje, për shkak të ndërhyrjeve të
familjarëve të tij, që nuk e kishin dashur Ermelën në atë kohë. Ata
ishin bërë shkak për ndarjen, dhe pas asaj që ndodhi Joti u largua drejt
Milanos (Itali), qyteti ku ka jetuar deri para një muaji, kur me
kërkesën e Ermelës vendosi të rikthehet në Shqipëri dhe ta riprovojnë
edhe një herë lidhjen. Ermela e ka bindur të rikthehet, pasi e ka
përjetuar si një histori të vërtetë dashurie, që ndoshta ndodh vetëm një
herë në jetë. Ndaj, jo pa qëllim nuk e kurseu as për publikun që të
shprehej për brengën e saj, djalin me emrin Jotti, me të cilin që 7 vite
më parë ruante një kujtim sa të bukur, po aq edhe të hidhur. Djali me
sytë blu nga Lezha, i cili ka ndjekur studimet e larta në Universitetin e
Florencës si dhe në Institutin SAE për kinema, i është rikthyer me
shumë qejf lidhjes. Ka qenë ndoshta profili i shkollës së tij, që e ka
vënë Ermelën në lëvizje, që ta mbajë në Tiranë atë, duke menduar si
opsion punësimi televizionin. Kështu që para plotësimit të ëndrrës së
saj për të punuar në televizion, ajo fillimisht ka punësuar në stafin e
TCh të dashurin e saj, në pozicionin e operatorit në spektaklin
“Vokali”, që ka nisur përgatitjet për t’u transmetuar në sezonin e ri
televiziv.
Ermela, 1 muaj bashkëjetesë me Jottin
Ermela kthehet tek ish i dashuri që la para BB Jo2-300x199Po
fakti që Ermela po përpiqet ta ruajë sekret bashkëjetesën me ish të
dashurin e saj, ndoshta nënkuptohet si një mungesë sigurie, pasi pas
shumë vitesh shpesh ndodh që dy të dashuruar nuk e njohin më
njëri-tjetrin. Megjithatë, ajo ka vendosur ta shijojë në qetësi
privatësinë e saj, kësaj here derisa të bindet se është zgjedhja e duhur
për të apo jo. Ajo jeton me Jottin që nga data 20 gusht, afërsisht kur
vendosi të shkëputet përfundimisht nga miqtë e saj të «Big Brother», dhe
po ashtu nga Ervini përfundimisht. Duket se interesi kësaj here i
kishte ikur për Ervinin, dhe se e kishte ndarë mendjen, që nuk do të
kishte tjetër rikthim. Po ashtu, vendosi të krijojë një mur komunikimi
me shtypin, duke e menduar më qetësisht këtë punën e lidhjeve tani e
tutje. Tashmë, Ermela ka menduar të largohet nga familja e t’ia nisë nga
e para, ndërsa ka marrë një shtëpi dhe jeton bashkë me Jottin në
Tiranë. Madje, dëshmitar i kësaj bashkëjetese është dhe vetë Ervini, i
cili pohoi në program se e shihte çdo mëngjes me të dashurin e ri, pasi i
kanë apartamentet afër.

Ermela dhe Ervini; Pas puthjes te “Pasdite në TCH”, pinë kafen e fundit
Ermela kthehet tek ish i dashuri që la para BB Ermela5-300x257U
duk se fillimi i sezonit të ri të «Pasdite në Top Channel», me autore
këtë vit Dalina Buzin, ka nisur me një “reality show” të veçantë në një
studio televizive. Autorja kishte ftuar Ermelën në panelin ku disktohej
për lidhjet dhe ndarjet më të bujshme VIP, ndërsa i kishte përgatitur
një kurth Ermelës, duke i sjellë papritur Ervinin në studio. Reagimi i
tyre ishte me të qeshura, ngacmime, batuta e provokime, ndërsa dukej
qartë se i kishin harruar inatet. Publiku pa përqafimin dhe puthjen e
fundit të çiftit para kamerave, duke rikujtuar kohët e vjetra në lojën e
tyre në “BB4”, ku ata të dy shkëmbenin përqafime pa fund. Pas programit
“Pasdite në TCH”, dy ish të dashurit u ulën në një kafe afër studiove
të “Top Channel”, ndërsa kanë biseduar për marrëdhënien e tyre tani e
tutje. Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do i harrojnë mëritë, dhe
pse jo, të mbeten shokë.
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi