RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arbana Osmani: Ne gare me Adi Krasten? Absurditet

Shko poshtë

Arbana Osmani: Ne gare me Adi Krasten? Absurditet Empty Arbana Osmani: Ne gare me Adi Krasten? Absurditet

Mesazh nga Leonard Tue Sep 20, 2011 8:46 am

Arbana Osmani: Ne gare me Adi Krasten? Absurditet Images?q=tbn:ANd9GcQHIcjhK20MrDJdxpJv9hXi-JNenDGDnVNu2BbiFMRCyMIuyJv2UA
Nëse do të veçonim një pyetje, nga 1001 pse-të që mund t’i kishit
drejtuar Arbana Osmanit, mund të ishte për prezantuesin e njohur Adi
Krasta. Janë komentuar shpesh në shtyp si emrat e diskutuar, kur është
fjala për spektakle që kërkojnë audiencë në “Top Channel”. Dhe Arbana
Osmani, e cila po përgatitet të shfaqet në ekran me show-n më të ri,
kësaj here me protagonistë fëmijë, e jep përgjigjen e saj në këtë
intervistë. Sezoni i ri në “Top Channel” i moderatores së njohur dhe
gjithçka për veten e marrëdhëniet me të tjerët i zbulon ekskluzivisht
për gazetën “Panorama”, shoqëruar me një set special fotografish të
realizuara në Nju Jork.
Tashmë po përgatitesh për një format të ri në “TCH” “NJË MIJË E NJË PSE”
OSE “CHI HA INCASTRATO PETER PAN”, patentë e “Endemol”. Kësaj here,
“pse-të’ drejtuar një personazhi të ftuar në studio apo dhe ndaj teje
vijnë nga fëmijët. Si e përfytyron këtë eksperiencë të re?
Është një sfidë e re, krejt ndryshe nga programet që unë kam prezantuar
deri tani. Përpiqem të mos përfytyroj shumë, pasi e marr me mend që do
të ketë befasi të vazhdueshme. Kam përshtypjen që do të jetë një përvojë
e paparashikueshme, sepse elementi kryesor i saj është i tillë. Në
qendër të programit do të jenë fëmijët, ndërsa vetë programi, më shumë
se për fëmijët, është për të rriturit. Është një projekt që kërkon shumë
energji, përkushtim, por edhe durim. Mjeshtrat e televizionit amerikan
thonë që programet me fëmijë janë programet më të vështira për t’u
menaxhuar, nga ana tjetër, ndiej se do të jetë një spektakël i
jashtëzakonshëm, që do të na bëjë të gjithëve ta shohim jetën, të
përditshmen tonë, dhe personazhet që na rrethojnë, në një mënyrë krejt
origjinale, me anë të syrit të fëmijëve. Do të jetë një program për të
gjithë familjen, mezi pres që të fillojë.
U fol që moderimi i këtij show të këndshëm, të cilin jemi mësuar ta
shohim në “Canale 5”, po diskutohej midis emrit tënd dhe Adi Krastës.
Ishte në ambicien tënde ky format?
Unë nuk i di diskutimet, nuk e di çfarë është folur… Mbase ju dini shumë
më tepër se “të zotët e punës”. Para disa ditësh kam lexuar një titull
gazete, të cilin e cilësoj absurd, sikur unë dhe Adi ishim në një garë…
Thellë-thellë, uroj të jetë ndonjëherë kështu, por e vetmja garë ku unë
dhe Adi besoj të jemi, është se kush mund të gatuajë më mirë pulën me
jufka apo pudingun anglez… Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, “Po, ky
format ishte në ambicien time”. Drejtuesit e televizionit prej kohësh ma
kanë bërë të ditur se kërkojnë më shumë se 3 muaj në vit prezencën time
në ekran, por nuk kishim gjetur formulën e duhur. Në përfundimin e
edicionit të kaluar, më pyeten se cilin program do të kisha dashur të
drejtoja. Përgjigjja nuk më erdhi menjëherë. Nuk e kisha të qartë se
çfarë programi tjetër do kisha dashur të moderoja, ama dija se çfarë
programi televiziv më pëlqente të shikoja, dhe ndër të paktët programe
që ndjek në TV-të italiane është “Chi ha incastrato Peter Pan”. Dhe
thashë, ai është programi që më pëlqen, që shoh më me dëshirë. Disa muaj
më vonë, më thanë që patenta ishte blerë dhe se në tetor do të jemi në
transmetim me formatin në shqip. U gëzova pa masë, pasi jo vetëm është
një sukses i sprovuar në vende të ndryshme të botës (në Shtetet e
Bashkuara “Kids say” është zhvilluar që në vitet ‘50), por edhe pasi
është një program krejt ndryshe nga “Big Brother”, ku unë mund të
shfaqem në një dimension tjetër.
Si do ta komentoje këtë konkurrencë (nëse do të cilësohej kështu) me Adi Krastën, për të drejtuar një program?
Adi Krasta, në llojin e tij, nuk ka konkurrent. Dhe për shumë kohë,
besoj nuk do të ketë. Unë kam qenë një fanse e zjarrtë e tij që në
fëmijërinë time. Kur unë isha fëmijë, nuk adhuroja Wings-at, por Adi
Krastën, nuk ndiqja “Bang Bangun”, por “12 vallëzime pa një të shtunë…”
Nuk e di nëse Adi ka dashur të drejtojë këtë program apo se çfarë ka
ndodhur. Nuk është puna ime dhe nuk më pëlqen të përzihem në punët e
askujt. Personalisht, mendoj që nëse Adi do të kishte qenë prezantues i
“1001 Pse”, do të kishte shkëlqyer, sepse ka treguar më shumë se një
herë se me fëmijët di të jetë brilant, por nëse janë zgjedhje që i bëjnë
të tjerë, duhen pranuar dhe respektuar. Mua, ashtu siç besoj shumë edhe
shikuesve, me vjen keq që do ta shoh pak në ekran, vetëm një herë në
javë, por edhe në këtë rast, nëse është zgjedhje e tij, e përsëris,
duhet respektuar.
Ndërkohë që sa përmendet ky program, emri që të vjen në mendje është
Paolo Bonolis. Jo më kot e bëj këtë pyetje, pasi shpesh publiku shqiptar
bën krahasimin. Në këtë rast preferon t’i ngjasosh Bonolis-it në
prezantim apo kërkon ta sfidosh si prezantuese femër që je?
Po, po, i kam hapur sfidë Bonolis-it dhe Mediasetit, po na monitoron
vetëm ne të dy aktualisht. Si jemi me njëri-tjetrin, cili po bën më
shumë share… Tani, unë vërtet kam një lloj vetëvlerësimi, por ju lutem…
po flasim për njerëz, të cilët kanë ndryshuar mënyrën e të bërit
televizion… Nuk dua, as pretendoj, as nuk do të përpiqem t’i ngjaj
Bonolis-it, pasi është e pamundur. Ashtu siç nuk kam dashur, nuk jam
përpjekur t’i ngjaj Alessia Marcuzz-it, me gjithë krahasimet e
skeptikëve. Unë i di limitet e mia. Ashtu siç di dhe përparësitë.
Pretendoj thjesht të bëj mirë punën time, të zbavit publikun që më ndjek
dhe të respektoj zgjedhjen e atyre që më ndjekin, pa sfiduar askënd.
Të ka ndodhur të komunikosh me fëmijë, sipas mendimit tënd është më vështirë të kuptohesh me të vegjlit apo me të rriturit?
Fatmirësisht më ka ndodhur të kuptohem lehtë me të dyja palët.
Je një fanse e fëmijëve në jetë, i do, i pëlqen, dhe tashmë që e dimë që
je celebruar, e dëshiron një fëmijë tëndin, dhe kur e ke bërë plan?
Nuk kam qenë dhe nuk jam natyrë shumë e dashur, e ngjitur, shprehëse
ndaj fëmijëve. Nuk jam nga ato që bërtasin “Vdeeeeeksha unë për ty, sa
bebe e bukur!” kur shohin një fëmijë të huaj në rrugë. U kam dhënë
vëmendjen që kanë kërkuar. Përgjithësisht, më pëlqen t’i trajtoj si të
rritur, jo si fëmijë, dua të komunikoj me ta si shokë dhe ka
funksionuar. Më dhurojnë një lumturi të pamasë fëmijët që më njohin nga
ekrani, nga “Big Brother”, e, kudo të jem, pa lajmëruar më vijnë e më
përqafojnë…
Rikthehemi te spektakli, kur do të jetë puntata e parë, si do të bëhet
përzgjedhja e fëmijëve dhe, a mund të zbulohen emrat e personazheve të
njohur, që do të bëhen pjesë e show-t dhe detaje të tjera?
Në tetor jemi në ekran. Është një sipërmarrje gjigante, me qindra
persona staf dhe investime kolosale në burime njerëzore e financiare.
Aktualisht, po zhvillohen audicionet për zgjedhjen e fëmijëve, që do të
marrin pjesë në program dhe kërkesat kanë qenë të panumërta. Prindërit
janë vërtet këmbëngulës në lidhje me protagonizmin e fëmijëve. ”1001
pse” do të zgjasë 12 javë dhe do të jetë në transmetim çdo të shtunë.
Personazhet e njohur do të jenë ata ndaj të cilëve fëmijët kanë më shumë
kureshtje. Nuk ju them dot emra konkretë, se do të shuaja kuriozitetin…
Por, nëse kërkoni më shumë informacion për audicionet, ju lutem
vizitoni faqen www.top-channel.tv
Ndërkohë, siç është folur deri tani, do të vazhdosh të prezantosh “Big
Brother 5”. E ke ende për zemër këtë spektakël, do të kishe hequr dorë
lehtë dhe për ç’arsye?
Përkushtimi dhe dëshira ime për të drejtuar këtë program, besoj
reflektohet edhe në ekran. “Big Brother” është një program televiziv
shumëdimensional, në qendër të të cilit janë marrëdhëniet njerëzore. Jam
me fat që drejtoj një program me kaq shumë emocion. Parësore në punën
time është që, përveçse të zbavis publikun, ta shijoj, të kënaqem edhe
vetë… Nuk punoj dot nën stres, nën presion dhe pa i kuptuar mekanizmat.
Përpos kësaj, unë jam me fat që punoj mes profesionistësh siç janë të
gjithë ata që përfshihen në këtë projekt, ku në qendër janë njerëz të
thjeshtë, rrjedha e jetës të të cilëve merr një drejtim krejt tjetër,
falë programit. Me kalimin e viteve, kam kuptuar që nuk heq dot dorë
lehtë, sado që herë pas herë një mendim i tillë më vjen në mendje… Siç
duket, nuk është ende momenti. Ose, siç një konkurrent i “Big Brother”
do të thoshte “Kam akoma shumë për të dhënë” (qesh).
Si vazhdon marrëdhënia jote me banorët e “BB”, të ka ndodhur t’i bësh miq disa prej tyre, po “armiq” mes tyre mendon se ke?
Armiq, joooooo. Miq, gjithashtu. Raporti im me ta nuk është një raport
miqësie. Është diçka krejt tjetër. Më i thellë ndoshta. Më kanë rrëfyer
gjëra që nuk ua kanë rrëfyer miqve, kemi folur për shumëçka krejt
çiltërsisht, kemi ndarë sekrete. Ngase ndjekim stile të ndryshme jetese,
përveç ambienteve të punës, nuk na ndodh të takohemi shumë shpesh, ama
sa herë që shihemi, me të gjithë, pa përjashtim, nga edicioni i parë
deri tek i fundit, takohemi me një përqafim dhe ngrohtësi krejt të
veçantë, një mirënjohje reciproke për emocionet e bukura që kemi ndarë
bashkë.
Të dyja programet kanë pjesë të bukur “show-n real”. Në rastin e “BB”,
ideja është të krijohet sa me shumë ankth dhe kuriozitet, në këtë rast
si do veprosh për të menaxhuar emocionet e fëmijëve?
Nuk e kam idenë. Aktualisht po takohem me psikologët dhe autorët për të
marrë të gjitha direktivat e mundshme, por jam e sigurt që gjithçka do
të vijë spontanisht. Një gjë është e sigurt. Në programet që kam
drejtuar deri tani, qoftë në “Big Brother”, por edhe në “Top Fest”,
“Pasdite” etj., nuk kam qenë unë protagoniste dhe rrallëherë jam
përfshirë emocionalisht. Këtu besoj do të jetë një atmosferë krejt
tjetër. Do të jem me shumë Arbana e jetës së përditshme, Arbana që
njohin miqtë…
Nga ana tjeter, ti këtë vit ke qenë autore e “Rewind”, “Top Fest” dhe programit që filloi mbrëmë “Me miqtë e mi”…
Po, “Me miqtë e mi” është një cikël programesh që ka në qendër një
artist të njohur të muzikës shqiptare, i cili në rolin e të zotit të
shtëpisë, pasi është ai që moderon mbrëmjen e tij, tregon rrugëtimin e
tij muzikor, së bashku me miqtë e tij më të mirë artistë. Natyrisht që
përbërësi kryesor është muzika, këndohet live me një orkestër shumë
simpatike, më të vogël në numër nga ato që jemi mësuar të shohim në
programe të tjera muzikore në “Top Channel”. Pas emisionit të Rovena
Dilos, që ishte në transmetim mbrëmë, në atë të radhës do të jenë Xuxi,
Vëllezerit korçarë, Sajmir Braho etj.
E kujton fëmijërinë tënde? Si ka qenë, e bukur, e trishtueshme, i kujton
dëshirat që ke pasur, i ke plotësuar tashmë ato, dhe për çfarë ke qenë
kureshtare më shumë atëherë?
Fatkeqësisht, nuk kam një kujtesë të gjatë, kam vënë re që kujtoj
gjithmonë më pak, ndoshta është faji i bombardimit me informacion që
përpiqemi të marrim gjithë kohës për të mos mbetur prapa. Por, patjetër
kam kujtime të bukura, të pashlyeshme. Deri në moshën 5-vjeçare kam
jetuar në Peshkopi, e aty s’mbaj mend shumë. Ama, kujtoj kur shkoja në
fshat (në Maqellarë) te gjyshërit. Adhuroja kafshët dhe vdisja të ikja
me lopë me xhaxhain, me bukë me vete. Më pëlqen shumë natyra dhe mund të
rrija gjithë ditën majë qershive të komshiut, se në bahçen e gjyshit
nuk kishim qershi. Ama, kishim mollë, mana, rrush, thana, fruta të cilat
sot e kësaj dite përpiqem t’i gjej nga fshatarët që i sjellin nga
Dibra. Pastaj, 10 vjet kam jetuar në Burrel, një përvojë krejt tjetër,
ku nisën miqësitë e para, simpatitë e para të sinqerta fëmijërore, dhe,
natyrisht, dackat e mamit, sa herë nuk i merrnim mirë pluhurat
shqiponjave… Dëshirat fëmijërore lidheshin me të ardhmen, më shume se
një herë e kam përmendur se që fëmijë aspiroja të bëhesha një
prezantuese e famshme, ndërsa sa i takon kureshtjes, po, isha
kureshtare. Deri vonë kam dashur të di ç’biseda bënte mami me shoqet kur
më përzinin nga kuzhina…
Si një gazetare në profesion, sa kureshtare je tashmë, dhe cila është
pyetja që do t’ia kishe bërë një fëmijë 5 vjeç dhe prindërve të tyre?
Falë Zotit, kureshtja ka marrë forma të tjera (qesh). Fëmijët kam qejf
t’i pyes për prindërit. Çfarë bëjnë prindërit në shtëpi, si i mësojnë,
si sillen me njëri-tjetrin, më kuriozon shumë atmosfera që kanë në
shtëpi. Ou, prit, s’paska ndryshuar dhe aq…(qesh). Sa për prindërit
pastaj, jo, s’kam ndonjë kuriozitet, se ndodh që prindërit edhe gënjejnë
shumë mbi fëmijët, kështu që më mirë e merr informacionin nga burimi i
parë.
Ti vetë i trembesh më shumë pyetjes së një fëmije apo të një të rrituri, nëse do bëhej fjalë për një pyetje direkte në ekran?
Të një të rrituri. Pyetjet e një të rrituri dhe ato të një fëmije, për
nga mënyra si ndërtohen, nga mënyra gramatikore, nuk kanë ndonjë
ndryshim. Por është qëllimi që kanë ne vetvete, që bën ndryshimin. Një
pyetje me spec, të rriturit kanë tendencën të ta bëjnë edhe me
dashakeqësi, pa qenë fare kureshtarë, fëmijët kurrë, fëmijët pyesin nga
kureshtja.
Nëse një nga fëmijët do të bënte tri pyetje: Sa paguhesh në televizion, a
do të bëje një operacion plastik e çfarë s’të pëlqen në pamjen tënde,
dhe a je penduar ndonjëherë për martesën, si do mund t’i përgjigjeshe?
:)
Tani, kush i bën këto pyetje?! Se më duket ti nuk je fëmijë (qesh)?! Ka
shumë mundësi që me pyetje të tilla të përballem vazhdimisht në emision
dhe, nëse janë të sinqerta, ashtu siç besoj se do të jenë, do të marrin
po ashtu përgjigje të sinqerta, siç e meritojnë… Prisni deri në tetor!
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi