RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota e kufjeve” në Shqipëri

Shko poshtë

Bota e kufjeve” në Shqipëri Empty Bota e kufjeve” në Shqipëri

Mesazh nga Leonard Sat Mar 12, 2011 3:30 am

Bota e kufjeve” në Shqipëri BOTA-KUFJEVE09
Një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë kanë një mik të zakonshëm në ecjet e tyre, kufjet.
Ky
aksesor i vogël, thuajse i padallueshëm, është shndërruar në një mjet
të domosdoshëm të ditëve tona. Emisioni i pasdites në Top Channel
trajtoi pikërisht “epokën e kufjeve”.

Ashtu si shumë moshatarë
të saj, Onida është një prej të apasionuarave të dëgjimit të muzikës me
kufje. “Nuk e përdor me orë të caktuara, por sa herë që jam duke shkuar
për në shkollë apo për në ndonjë destinacion tjetër”, dëshmoi Onida.

”Në
shtëpi nuk kam nevojë që t’i mbaj, sepse jam kam magnetofon ose
kompiuter, kështu që jam në gjendje të dëgjoj direkt prej tyre muzikën
time të preferuar”.

Ndonëse dëgjimi i muzikës së lartë është i
dëmshëm për shëndetin, shumë të rinj nuk i kushtojnë rëndësi këtij
detaji. Sipas vajzës, dëgjimi i muzikës me kufje është edhe një mënyrë
origjinale për të mos shqetësuar të tjerët, ndërkohë që plotëson
dëshirat e tua.

”Kam dëgjuar që ka pasoja negative, por për mua
nuk ka shumë rëndësi, pasi më pëlqen të dëgjoj muzikën me volum të
lartë”, theksoi Onida.

Kufjet nuk përdoren gjithmonë për të dëgjuar muzikë, pasi shpesh herë ato janë edhe zgjatim i celularit.

Ka
nga ata që justifikojnë këtë mënyrë komunikimi me faktin që ato
shërbejnë për të reduktuar deri në gjysmën e rezatimeve magnetike, që
një celular dërgon në tru gjatë kohës së komunikimit.

Frida është njëra prej tyre që përdor kufjet edhe për të shtyrë ndonjë prej orëve të mërzitshme të mësimit në shkollë.

”Kur
kam ndonjë orë të lirë ose kur duhet të flas domosdoshmërisht me ndonjë
shoqe, përdor kufjet fshehurazi gjatë orës së mësimit”, thotë
adoleshentja.

Nga ana e saj, teknologjia ndryshon çdo ditë dhe
së bashku me të, edhe kufjet ndryshojnë. Të rinjtë duken më të
interesuarit në këtë fushë.

Megi, e cila përdor kufjet 4-5 orë në ditë, thotë se është vazhdimisht e interesuar për modelet më të reja të kufjeve.

”Më
pëlqejnë ato kufje që kanë ngjyra të forta dhe bien në sy, por në kohët
e fundit nëpër dyqane ka edhe shumë të tjera interesante, me forma të
reja apo gurë përsipër”, dëshmoi Megi.

Në një situatë ku kushdo shkëputet nga realiteti nëpërmjet vendosjes së kufjeve, janë mjekët ata që paralajmërojnë për pasojat.

Doktori
Përparim Neziraj paralajmëroi se të gjithë ata që dëgjojnë me orët të
zgjatura me kufjet e tyre, mund të kenë pasoja të rrezikshme për
shëndetin.

”Pasoja më e zakonshme është ajo e dëmtimit në
kanalin e veshit, sepse shpesh herë, kufjet vendosen pa kujdes në vesh”,
deklaroi Neziraj.

”Një tjetër përfundim, ndonëse i diskutueshëm
për mungesën e provave të qarta, është ajo që lidhet me sistemin nervor
të veshëve, të cilët bezdisen dhe dëmtohen prej zhurmave.

Është e qartë që këto zhurma më pas kategorizohen, por është e qartë që dëgjimi me kufje për vete përbën një zhurmë”.

Përveç
këtyre pasojave të rikuperueshme, dëmtimi i sjellë nga kufjet mund të
shkaktojë edhe dëmtime të pakthyeshme, deri në humbjen e jetës, si
pasojë e mungesës së vëmendjes në qarkullim
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi