Kater stinet e nxehta te Gjyste Vulaj
Faqja 1 e 1
Kater stinet e nxehta te Gjyste Vulaj
”Në korrik publikova albumin e ri dhe që në javën e parë u prit
shkëlqyeshëm, titullohet “A bëhesh merak?”. Përmban 8 këngë të reja të
zhanreve të ndryshme dhe me një bashkëpunim të gjerë. Pas pushimit dhe
koncertit të parë që kam tani (pas një sezoni veror shumë të
suksesshëm, pasi që nga 1 korriku e deri më 28 gusht kam numëruar 60
shfaqje brenda dhe jashtë vendit), do të kthehem në Shqipëri për të
realizuar klipin e dytë po nga albumi i ri, kësaj here me “Max
production”. Menjëherë pas xhirimeve, kam një shfaqje tjetër në Zvicër,
pastaj do vazhdoj për të realizuar klipet e tjera për këngët e albumit,
pasi ka 3 vite që nuk kam bërë klipe”, thekson në rrëfimin ekskluziv për
“Panorama plus”, këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj. “Sa u përket
shfaqjeve, gjithmonë këndoj live dhe në bazë të pronotimeve, edhe këtë
vjeshtë e dimër çdo fundjavë do të jem me shfaqje nëpër Europë, po ashtu
edhe për Vitin e Ri jam e prenotuar në Gjermani, Kosovë dhe Maqedoni.
Më gëzon fakti që jam çdo vit e më e sukseseshme, por më shumë gëzohem
për atë, që nuk kam asnjë pikë “krize”, edhe pse konkurrenca është shumë
e madhe në një aspekt”, tregon Gjystja për punën e saj të palodhshme,
si dhe për prenotimet e shumta ku ajo paraqitet vetëm live, duke mos
ndier aspak krizë në profesionin e saj, sado që konkurenca në muzikë
është në rritje e sipër. “Kam një këngë që ua kam kushtuar çifteve për
ditën e dasmës, për vallëzim, pasi të presin tortën. Titullohet
“Shpirtin tek ti e kam”.
Albumin tim ua kam dedikuar të gjitha femrave që sakrifikojnë për
familjet e tyre dhe në veçanti njerkës sime, e cila sakrifikoi çdo gjë
për lumturinë time dhe të motrave të mia”, përfundon rrëfimin
këngëtarja, e cila, edhe pse është bërë nënë, nuk njeh moshë dhe vazhdon
të na habisë me linjat e saj perfekte.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi