Kënga Magjike – Java e dytë
Faqja 1 e 1
Kënga Magjike – Java e dytë
Festivali muzikor “Kënga Magjike” 2011 vazhdon me prezantimin e këngëve konkurruese të këtij edicioni.
Në
javën e dytë paraqiten emra të ndryshëm të estradës muzikore shqiptare.
Një veterane e muzikës shqiptare, një këngëtare shtatzënë e cila i
rikthehet këtij festivali pasi ka fituar çmimin e parë, një rok bend.
Më poshtë mund të lexoni një prezantim të këngëve konkurruese të javës së dytë:
Barbana – E pamundur
Këngëtaren Barbana e kemi parë edhe në vitin 2009 në skenën e
festivalit “Kënga Magjike”, ku ajo u paraqit me këngën ‘Se jam vajzë’.
Këtë vit këngëtarja nga Shqipëria konkurron me një baladë që mban
titullin ‘E pamundur’. Kënga ka një vijë melodike të bukur ku mbizotrojn
tingujt e kitarës.
Herci – Natë moj natë
Këngëtarja Herciana Matmuja debuton në festivalin “Kënga Magjike” 2011 si Herci.
Ajo është shfaqur disa herë në festivalin e këngës në RTSH. Jo shumë e
njohur për publikun por Herci ka një zë jashtëzakonisht të bukur. E
veshur në të zezë, Herci performon këngën e saj të veçantë që mban
titullin ‘Natë moj natë’.
Bon Bon Bend – Do të vish
Bon Bon Bend është një rok bend mjaft i popullarizuar në Shqipëri të
cilët sjellin këngë të stilit rok. Ky bend përbëhet nga tre muzikantë të
rinj dhe të talentuar. Kënga e tyre konkurruese në festivalin “Kënga
Magjike” 2011 quhet ‘Do të vish’ të cilën këngëtarët e interpretojnë
mjeshtërisht në skenë.
Malda Susuri – Jam e huaj
Pas konkurrimit në Top Fest dhe paraqitjes në festivalin e këngës në
RTSH, këngëtarja nga Prishtina, Malda Susuri ka vendosur që të marr
pjesë edhe në festivalin “Kënga Magjike”. Më këngën të titulluar ‘Jam e
huaj’, këngëtarja me look-un e saj të veçantë, Malda Susuri debuton në
edicionin e 13-të të festivalit “Kënga Magjike”.
Miranda & Visari – Itinerar
Miranda Hashani, këngëtarja veterane e estradës së muzikës shqiptare
paraqitet në festivalin “Kënga Magjike” 2011 në duet me këngëtarin Visar
Rexhepi. Dy zërat e shkëlqyeshëm konkurrojnë më këngën e tyre të
quajtur ‘Itinerar’. Sikurse një pjesë madhe e këngëtareve të këtij
edicioni të “Këngës Magjike” edhe dueti Miranda & Visari i këndojnë
një ndarje të zemrave.
Jonida Maliqi – Thesar pa emër
Këngëtarja që rrëmbeu çmimin e parë të këtij festivali në vitin 2008,
rikthehet në festivalin “Kënga Magjike”. Këtë vit, Jonida nuk ngjitet
vetëm në skenë. Ajo vjen me ‘Thesarin pa emër’ që mban brenda saj.
Këngëtarja Jonida Maliqi e cila me pa durim po e pret fëmijën e saj të
parë, konkurron përsëri më një këngë të mrekullueshme në këtë edicion.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Shkarko kenget nga "Kenga Magjike 2010"
» Vidhet nga serbët kënga “TeqUila Vava”
» Argjentina Ramosaj i ka thënë “jo” “Këngës Magjike” për këtë edicion.
» Drenusha Latifi i rikthehet “Këngës Magjike”
» Kënga që po e dëgjoni ne keto momente.!!!
» Vidhet nga serbët kënga “TeqUila Vava”
» Argjentina Ramosaj i ka thënë “jo” “Këngës Magjike” për këtë edicion.
» Drenusha Latifi i rikthehet “Këngës Magjike”
» Kënga që po e dëgjoni ne keto momente.!!!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi