Meti – Anilës: “S’jam dashuruar asnjëherë”
Faqja 1 e 1
Meti – Anilës: “S’jam dashuruar asnjëherë”
METI FRANCESKA dhe Arbëri ndodhen në ballkonin pranë pishinës dhe aty bisedojnë për
dashurinë dhe lidhjet që kanë pasur. Arbëri tregon për ish-të dashurën e
tij. Françeska u thotë se ajo e ka shumë të vështirë të dashurohet dhe
për më tepër thotë se ka frikë nga dashuria. “Kur bie në dashuri një një
mënyrë apo në një tjetër, lëndohesh gjithmonë” thotë Françeska dhe më
pas shton “po ta kisha në dorë, nuk do doja të dashurohesha”.
Françeska pyet Metin nëse ka rënë ai ndonjëherë në dashuri deri tani
dhe Meti i përgjigjet “asnjëherë”. I pyetyr nga Françeska për lidhjet
Meti thotë se lidhjet e tij kanë zgjatur shumë pak dhe lidhja më e gjatë
e tij ka qënë dy javë. Meti thotë se ende nuk e ka gjetur një vajzë me
të cilën të dashurohet dhe thekson se ai do shumë që të krijojë një
lidhje afatgjatë, por kjo nuk ka ndodhur. Françeska e pyet se çfarë do
të donte ai te një femër që të lidhej me të dhe Meti i përgjigjet “Kur e
do diçka nuk di as se çfarë kërkon tek ajo” dhe më pas shton se atij i
neveriten femrat që flasin apo bëjnë gjeste të ndryshme ashtu sikur nuk i
shkon një femre.
Françeska e pyet Metin nëse e pëlqen ai Anilën dhe Meti i përgjigjet
“Jo”, por Arbëri ndërhyn në bisedën e tytre dhe tregon për lidhjet e
tij.
Edhe të tjerët flasin për lidhjet. Graciano bisedon në oborr me Anilën
për historitë e tij të dashurisë. Pjesa tjetër e banorëve ndodhen në
dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi