RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rekordet e Mesit

Shko poshtë

 Rekordet e Mesit Empty Rekordet e Mesit

Mesazh nga Leonard Fri Jun 03, 2011 12:10 pm

Me një shtatlartësi prej 1 metër e 69 centimetrash, ky lojtar i jashtëzakonshëm po trondit dhe frikëson çdo gjigand. i ardhur në vitin 2000 tek Barcelona, ndërsa ishte vetëm 12-13 vjeç, Mesi u rrit bashkë me klubin, bashkë me shokët e tij të skuadrës si Pedro, Buskets, Pike, por edhe Andres Iniesta apo Ksavi Hernandez.

Është apo nuk është më i miri në botë, kjo ka kohë për t’u përcaktuar, por sot për sot na mjafton kënaqësia të flasim për atë që ai bën në fushë. Lionel Mesi jo vetëm ka fituar 3 kupa të kampionëve dhe 4 tituj kampioni të Spanjës, por edhe ka arritur të shënojë 37 gola në 57 ndeshje në Champions, në moshën vetëm 23-vjeçare.

I linduri më 24 qershor 1987, atë e ndajnë shumë pak ditë nga 24-vjetori, ndërsa numri 10 i Barcelonës besohet se do të arrijë ta thyejë rekordin e golave në Ligën e Kampionëve, rekord që mbahet nga Raul Gonzales me 71 të tillë, ndërsa po kështu mund të thyejë rekordin e golave të shënuar në tërësi në kupat e Europës, shifër prej 72 golash dhe që i përket sërish Raulit.

Me një shtatlartësi thuajse banale, prej 1 metër e 69 centimetrash, ky lojtar i jashtëzakonshëm po trondit dhe frikëson çdo gjigand. i ardhur në vitin 2000 tek Barcelona, ndërsa ishte vetëm 12-13 vjeç, Mesi u rrit bashkë me klubin, bashkë me shokët e tij të skuadrës si Pedro, Buskets, Pike, por edhe Andres Iniesta apo Ksavi Hernandez.

Karriera e tij është e jashtëzakonshme sepse ka luajtur plot 7 sezone për katalanasit, duke nisur që nga mosha 16-17-vjeçare. Momenti-kyç i kësaj karriere ka qenë vera e vitit 2008, kur ai mbushi 21 vjeç dhe kur Barcelona i dha skeptrin e liderit me t’u larguar legjenda tjetër Ronaldinjo.

Mesi nuk zhgënjeu. Ai shënoi në 3 sezone, nga viti 2008 deri më tani, plot 138 gola në 158 ndeshje, shifra që mund të preken vetëm nga një tjetër legjendë si Kristiano Ronaldo, ndërsa në total, Leo ka shënuar 210 gola në 358 ndeshje, përfshi edhe ato me Argjentinën. Por kur vjen puna tek asistët, Mesi nuk ka shok, me 53 të tillë në 3 vjet. Nuk dihet se ku do të ndalojë, por ndershmërisht i ka të gjitha që të shpallet më i miri i historisë ditën kur të tërhiqet nga futbolli.

Sportnews
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 35
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi