RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puthja e munguar... (Tregim)

Shko poshtë

Puthja e munguar... (Tregim) Empty Puthja e munguar... (Tregim)

Mesazh nga Xhulja Thu Mar 17, 2011 11:41 pm

Dera u hap ngadalë dhe lëshoi një tingull fare të lehtë por jo të
vështirë për t’u dëgjuar. Ashtu sikurse ndodhesha përpara dritares me
shikimin e ngujitur në kopështin disi të vogël por shumë të bukur
përkarshi, as që e mora mundimin për t’a kthyer kokën e për të parë se
kush mund të ishte…

Në të vërtetë as që më vajti ndër mëndje që
personi i sapofutur në dhomë mund të ishte vetë ajo, pasi që nga takimi
ynë i fundit pak muaj më parë, takim në të cilin u grindëm pak si ashpër
me fjalë, nuk patëm komunikuar as edhe një të vetme fjalë me njëri –
tjetrin!

Por mbi të gjitha në ato çaste po më joshte pa masë
peisazhi i larmishëm pranveror që kishte veshur kopështin. Kisha
ngulitur sytë mbi një trëndafil të kuq si gjaku, të cilin në mëngjes e
pata parë si një gonxhe ende të paçelur dhe isha i gatshëm t’i
përgjigjesha ndonjë pyetjeje të personit që gjendej aktualishtë prapa
krahëve të mi. Por si për çudi nuk ndodhi ajo ç’ka unë po prisja!

Ajo
më ishte afruar aq shumë, sa që po të n’a shihte ndonjëri nga dritarja
me siguri do të mendonte se ishim një trup i vetëm. Heshtja e personit
që vazhdonte të më qëndronte prapakrahëve më bëri të dyshoja në
vetvehte!

– Mos ndoshta më kishin gënjyer veshët për atë
tingullin e derës pak minuta më parë?! Ndaj vendosa të ktheja kokën dhe
të shihja se ç’farë po ndodhte. Por akoma pa e kthyer plotësishtë kokën,
një zë i njohur më pëshpëriti lehtë në vesh:

- Mirëdita shpirtë…

Zërin
e saj të ëmbël e të ngrohtë e njoha menjëherë edhë përse nuk e kisha
dëgjuar prej disa muajsh, por përsëri nuk i’u besova dot veshëve! Ndaj
për t’u siguruar plotësishtë në vetvehte dhe për të larguar dyshimet e
shumta që po lindnin në kokë, ktheva kokën përfundimishtë dhe ja përpara
syve të mi qëndronte fytyra e bukur dhe e imët e vajzës që aq shumë
pata dashuruar dhe akoma vazhdoja që t’a dashuroja…

Megjithëse
edhe sytë i përpëlita nja dy a tri herë sikurse të isha zgjuar nga
gjumi, përfundimishtë u binda plotësishtë që ajo tashmë ishte e
pranishme në dhomë. Ende pa i’u përgjigjur përshëndetjes që ajo më dha,
apo ndoshta uruar mirëseardhjen, tentova të zgjasja dorën e të
përkëdhelja flokët e saj të zeza e të gjata kthyer dredha dredha, por
çuditërishtë diçka që as vetë nuk arrita t’a konceptoja dot se ishte,
nuk më lejoi që t’ë bëja një gjest të tillë! Si duket edhe ajo e kuptoi
se ç’ngjau me mua në atë çast, pasi u zbeh paksa në fytyrë dhe uli
shikimin poshtë si një fëmijë i zënë në faj! Isha më se i sigurtë në
vetvehte atë çast që po të kishte zgjatur edhe për pak minuta në vazhdim
heshtja midis nesh, ajo do t’ia kishte plasur të qarit…

Kur e
thirra në emër fytyra e saj shkëlqeu nga gëzimi ndërsa faqet e kuqe i
përgjasnin petaleve të trëndafilit që sapo kishte çelur atë mbasdite në
këposht. Teksa ngriti kokën lart dallova qartë se sytë e saj u mbushën
me Puthja e munguar... (Tregim) 465738 prej gëzimit. Pikat e Puthja e munguar... (Tregim) 465738ëve
i vareshin në qerpikët e hollë e të gjatë, i rrëshkisnin ngadalë nëpër
faqet e ndezura flakë de ri tek buzët e kuqe si qershi, prej nga ku
përfundonin të radhitur në fundin e mjekrës së saj të hollë e të
mprehtë.

Zgjata dorën dhe me delikatesën më të madhe i fshiva pikëzat e Puthja e munguar... (Tregim) 465738ëve
që përgjasnin në copëza të vogla kristali. Çuditërishtë ndjeva që
lëkura e faqeve të saj ishte e ftohtë si akulli edhe përse mbi të kishin
vërshuar vargje të nxehta Puthja e munguar... (Tregim) 465738ësh!

Poshtë
nga thellësitë e shpirtit më lindi një ndjenjë keqardhjeje dhe u ngjit
lart e shndërruar në avull i cili bëri që sipërfaqja e ballit të më
mbulohej me djersë të ftohta!

I’a lëshova krahët rreth qafës së
hollë e të shkurtër të mbuluar nga flokët e gjata dhe e tërhoqa
lehtësishtë drejt vetvehtes time. E ndërsa unë e shtrëngoja në krahët e
mi, ajo mbështeti kokën lehtë në kraharorin tim dhe qëndronte pa lëvizur
fare dhe pa nxjerrë asnjë zë, sikurse një fëmijë i vogël që ka kuptuar
gabimin e bërë dhe kërkon ndjesë me anë të heshtjes…

Përsëri me
duart e mia i’a ngrita pak kokën lart dhe buzët tona u gjendën fare
pranë. E vështruam edhe njëherë në sy njëri tjetrin si për të aprovuar
përfundimishtë faljen e dyanëshme të gabimit që kishim bërë dhe nisëm të
putheshim si të babëzitur…

Kënaqësia e asaj puthjeje, ëmbëlsia e
buzëve dhe aroma kundërmuese e parfumit të saj të zakonshëm po më
dehnin të tërin gjer në dejtë më të hollë të trupit.

Ndonëse nuk
po kishim të ngopur teksa po putheshim ashtu në këmbë e tërë afsh, lehtë
në veshë më tingëllonin fjalët e saj që pëshpëriste gjysma gjysma:

- “AH… SA… SHUM… MË PASK… MUNGU… KJO PUTH…”.
Xhulja
Xhulja
[ Princeshe ]
[ Princeshe ]

Gjinia Gjinia : Female
Postime: Postime: : 13
Piket Piket : 29
Birthday Birthday : 18/06/1990
Rregjistrimi Rregjistrimi : 16/03/2011
Mosha Mosha : 34
Vendbanimi Vendbanimi : korce

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi