RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty Nate Pa Ty!!!... (Tregim)

Mesazh nga Xhulja Thu Mar 17, 2011 11:49 pm

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) A%3E Nate Pa Ty!!!... (Tregim) 1388481340
NATË PA TY!!!...

Pika të vogla shiu nisën të bienin nga qielli, i cili qe mbushur
me re dendura e të murrme.
Edhe përse ndodhesha nja njëzetë minuta larg shtëpisë i shpejtova aq shumë hapat,
saqë edhe vetë u habita kur u gjenda përpara derës së shtëpisë, për një periudhë
fare të shkurtër kohore dhe pa u lagur aspak nga shiu që tashmë ishte kthyer në një
rrebesh të vërtetë!
Duart, kërkonin të shfrenuara nëpër xhepa për të gjetur çelësat, sikur të kërkonin
çelësat e portave të kënaqësisë që kishte filluar të më mungonta pa masë këto ditët
e fundit!

Hapa portën me shpejtësi dhe hyra brenda. Në mënyrë të pavetëdijshme drejtohem për
në dhomën e pritjes e cila shumë shpejt më bën të ndjehem disi i nervozuar më zbraztësinë
e saj! U ktheva mbrapa, eca pak hapa përpara dhe më pas u drejtova në të majtë, ku nisa
të ngjisja njëra pas tjetrës me radhë shkallët e mermerta, të cilat më dërguan në katin e dytë
të shtëpisë, kat në të cilin gjendet edhe dhoma ime e punës...
Pasi u sigurova mirë që e kisha vendosur dorën mbi dorëzën e derës e shtypa poshtë lehtë
dhe dera u hap në çast. Në fillim hezitova të futesha brenda, pasi i'u frikësova faktit, se mos
më ndodhte ashtu sikurse në dhomën e pritjes!

I hodha shpejt e shpejt një sy përreth aty nga pragu i derës ku isha dhe e mora me mend që
nuk do të ndjehesha i nervozuar, po të futesha në brendësinë e dhomës.
Shkova dhe zura vend në karrigen që ndodhej përpara kompjuterit. Ndryshe nga herët e tjera
që sapo ulesha në këtë karrige, menjëherë ndizja kompjuterin për të punuar, sonte si për
çudi nuk e kisha një të tillë dëshirë!
Me duar të lidhura mbas qafës, ngrita kokën lart dhe sytë më vajtën menjëherë tek fotografia
jote që gjendej brenda një kornize të vogël e të bukur, varur në mur të cilën ti ma dhurove vetëm
pak ditë pasi në të dy ishim njohur...

Dhe ja, unë akoma vazhdoj t'a mbaj atë fotografi si kujtim nga ti edhe përse ti tashmë nuk më
përket më mua, por nj tjetër personi!
Ashtu me shikimin e fiksuar në brendësinë e asaj kornize të drunjtë e të gdhendur mjeshtërishtë,
ku ndodhet portreti yt shumë i bukur, mendja nisi fluturimin e saj për në të kaluarën për t më
kthyer në kujtesë, ato netë dhe çaste të hareshme e të paharruara që kaloja dikur me ty...
Teksa shihja tiparet e tua tepër të bukura në atë fotografi, zemra ime e plagosur i shtonte akoma
më shumë rrahjet pulsante të saj dhe kërkonte që të të kishte pranë me ç'do kusht!
Fatkeqësishtë ishte kjo dëshirë ishte e pa arritshme, pasi ti pate ikur larg meje dhe unë i mjeri
as që isha në dijeni për vendodhjen tënde aktuale!
Isha i gatshëm të jepja ç'do gjë të shtrenjtë që i përkiste jetës sime, vetëm të më ktheheshe ti
sërish e të m'a shuaje flakën e atij zjarri të madh që më ishte ndezuar në shpirtë e që po më
përvëlonte si llavë vullkani përbrenda!

I pangopur vetëm nga ajo fotografi, nga sirtari i tavolinës nxorra një album të madh fotografish,
të cilat i patëm bërë ne të dy përgjatë periudhës kohore që ndenjtëm sëbashku.
Pasi i vështrova me mall e nostalgji të gjitha fotot dhe vura re që përsëri zjarri i mallit që më ishte
ndezur për ty nuk po më shuhej, por përkundrazi rritej edhe më tepër, vendosa që të dilja sërishtë
nga
shtëpia e të shkoja të gjeja ndonjë ambient të zhurmshëm me qëllim që
të lehtësohesha sadopak nga mendimet e pareshtura dhe malli i madh që më
pati kapluar atë natë pa ty...
Me mendime ashtu si të trazuara, dola
nga shtëpia dhe akoma pa e pasur të qartë se për ku po shkoja, nisa
nisa të ecja si një i dehur nëpër rrugicën e ngushtë përmes lagjes sime
të vogël e cila sonte po më dukej më e errët se kurrë ndonjë natë
tjetër!
Megjithëse shiu tashmë kishte ndaluar së rëni, unë as që e vura re një gjë të tillë!
Shumë
shpejt këmbët më dërguan tek Kafeneja e vogël e lagjes, ku isha i
pranishëm pothuajse për ç'do natë... Pa u menduar gjatë, ndryshova
mendje dhe vendosa të mos futesha brenda, për të vetmen arsye se të
gjithë të pranishmit në atë Kafene më njihnin dhe mbi të gjitha sonte
nuk ndihesha në formë ashtu sikurse netët e tjera!
U largova nga aty
dhe vajta në një tjetër Bar, ku shkoja shumë rrallë dhe që nuk më
njihnin as edhe kamarierët e jo më klientët. Hyra brenda dhe zura vend
në njërën nga nga tavolinat e fundit, ku edhe rrezet e neonëve ndriçues
përreth e kishin të vështirë të depërtonin plotësishtë!

Ende
pa e vendosur se ç'farë do të merrja për të pirë, trupi i hollë,
elegant dhe i gjatë i një kamariereje të veshur me një bluzë të kuqe e
me një palë pantallona të zeza që i rrinin ngjitur për trupi, m'u shfaq
pranë dhe me një zë të ëmbël porsi të një harabeli, më pyeti;
- Me se mundem t'ju shërbej, zotëri?
- Një birrë Tirana, i'u përgjigja.
E
ndërsa sytë vështronin errësirën e natës, përmes parmakëve të dritares
që kisha përbri, humbisja thellë e më thellë në humnerat e pafundme të
mendimeve që sonte po më ndërlikoheshin në mënyra nga më të çuditshmet!
Tavolinat
e tjera përreth ishin mbushur me kliente të tjerë që ndryshe nga unë,
bisedonin më ndërmjet tyre dhe që herë pas here i'a jepnin me ndonjë të
qeshur...

Dëgjoja
plot zëra të ndryshëm por ngaqë nuk isha i interesuar se përse bënin
fjalë, më dukeshin si zëra të vdekur dhe që vetëm jehona i'u kishte
ngelur nga pas!
Me gishtat si të ngrirë, mbërtheja fort shishen e
birrës që më kishte shërbyer kamarierja dhe e rrëkëlleja furishëm herë
pas here! Ashtu i vetmuar e i përhumbur në atë gjendje depresionante që
më pati kapluar, vazhdova të pija atë natë, deri në orët e para të
mëngjesit!

E ndërsa
ti mund të ishe duke fjetur gjume e qete dhe ndoshta duke shijuar edhe
ndonjë ëndërr të bukur, unë vuaja me shumë dhimbje e në vetmi mungesën
tënde që po më torturonte aq shumë atë natë të errët, kur nuk të kisha
pranë dhe nuk të shihja dot me sy!
Me zemër të plagosur, mendje të
trazuar nga kujtimet e shumta për ty dhe me qepallat e syve të
rraskapitura për gjumë, rrëkëlleja furishëm sëbashku me shishen e birrës
edhe dhimbjen time, në këtë natë pa ty!!!...
Xhulja
Xhulja
[ Princeshe ]
[ Princeshe ]

Gjinia Gjinia : Female
Postime: Postime: : 13
Piket Piket : 29
Birthday Birthday : 18/06/1990
Rregjistrimi Rregjistrimi : 16/03/2011
Mosha Mosha : 33
Vendbanimi Vendbanimi : korce

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nate Pa Ty!!!... (Tregim) Empty .atmhm

Mesazh nga Elisabe Fri Mar 18, 2011 12:23 am

 😢  Nate Pa Ty!!!... (Tregim) 2587822981 J

Elisabe
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi