RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te lutem me fal, o Atdhe

Shko poshtë

Te lutem me fal, o Atdhe Empty Te lutem me fal, o Atdhe

Mesazh nga Xhulja Fri Mar 18, 2011 12:28 am

Te lutem me fal, o Atdhe 98225253
Diku nga një cep i dritares me perde gjysëm të hapura, shikimi më fluturoi rrëmbimthi,
tutje në parkun e vogël përkarshi.
Një ndjenjë keqardhjeje me drithëroi dhe më mbushi me mornica tërë trupin teksa dallova
pemët e zhveshura krejtësishtë nga palltoja e blertë!
Qielli që tashmë kishte marrë një ngjyrë të përhimtë, me sa dukej nuk po tregohej aspak
tolerant, ndaj lakuriqësisë së pemëve me atë shiun e ftohtë që derdhte mbi kokat e tyre!
Njëkohësishtë edhe era trazonte pakokëçarje, degët e holla që përpiqeshin të gjenin
strehë pranë trungjeve.
E ndërsa vështroja i pikëlluar padrejtësinë që po ushtrohej ndaj pemëve, keqardhja
depërtonte thellë e më thellë në brendësinë e arterieve të gjakut tim, duke e ftohur atë
dalë ngadalë, ashtu sikurse moti vepronte me trungjet e pemëve të mbetura lakuriq!
E njëjta poshtërsi po ushtrohej edhe me qënien time nga fati i zi i cili më pati hedhur
pa më të voglën mëshirë përtej maleve, deteve dhe larg tokës mëmë! Dhe tani mundohej
me ç'do kushtqë të më zhvishte nga shpirti, mallin që kisha për atdheun tim të shtrenjtë!
Por kjo ishte një përpjekje e dështuar, pasi dashuria e vendlidjes kishte veshur në mënyrë
sistematike ç'do qelizë të vetme të gjakut tim.
'' Eh... ç'marrëzira që ndodhin në këtë botë, mendova me vete. ''
Po a ishte e drejtë vallë, që fati i errët i jetës të më zhvishte nga shpirti dhe trupi petkun e
artë të atdhedashurisë, petk të cilin e trashëgoja brez pas brezi e stërgjysh pas stërgjyshi?!
Jo, jo. Kjo nuk është aspak e drejtë dhe nuk ka për të ndodhur kurrë në jetën time; - i thashë
vetes...
Edhe përse tashmë shiu dhe era gërshetoheshin sëbashku dhe krijonin një stuhi të fuqishme,
kokat e pemëve vazhdonin të qëndronin të papërkulura, përkundrazi dukeshin sikur krenoheshin
edhe më tepër me lartësinë e tyre.
Qëndrimi mospërkulës i tyre, nisi të shuante ngadalë atë ndjenjën e keqardhjes që u ndez pak
minuta më parë në thellësitë e shpirtit tim.
Spontanishtë në zemër m'u ndez një zjarr dhe gjaku e rifitoi përsëri ngrohtësinë e humbur.
Pemët ngjasnin sikur flisnin me njëra - tjetrën nën ëmbëlsinë e gjuhës së tyre. Shpresat se një
pranverë e shëndetshme do të trokiste sërish, i'ua shtonte edhe me shumë forcën e të rezistuarit.
Poshtë nga thellësitë e shpirtit, dëgjova një zë buçitës që më tha:
'' Qëndro i fortë si pemët, o njeri dhe kurrë mos i'u nënshtro fatit të mallkuar që mundohet të luajë
me ty! ''
Pulsimi që i bëhej gjakut nga valvulat e zemrës, sikur i'a ngriti edhe më shumë tonin këtij zëri kaq
kumbues e shpresëdhënës. Sa hap e mbyll sytë, shpresat m'u bënë si një shkëmb i fortë dhe i
patundur.
Në atë çast e kuptova qartë se kthimi në vendlindje do të ishte arma më e fortë për të goditur fatin
e zi dhe mundimsjellës të jetës time. Ndaj dita e kthimit nuk duhej kurrsesi që të ishte e largët, me
qëllim që padrejtësia të goditej përpara se ajo të kishte triumfuar mbi qënien time.
Dhe ashtu i përmalluar e me sy të njomur nga përlotja, brohorita me të madhe, si për t'iu përgjigjur
atij zëri që doli nga shirti im i djegur e i përvëluar nga malli për atdheun që më mungonte aq shumë
në ato çaste;
'' - Mallkuar qofsh o fati im i errët që po më stërmundon kaq shumë dhe padrejtësishtë në jetë!''
Avulli i nxehtë i këtyre fjalëve, përthau edhe pikat e fundit të Te lutem me fal, o Atdhe 465738ëve zvarriteshin nëpër faqe.
E ndërsa zemra pati thyer dërrasën e kraharorit dhe pati nisur fluturimin e saj drejt vendlindjes,
unë vazhdoja ripërsëritjen e këtyre fjalëve:
'' - Të lutem më fal, o Atdhe...
Më fal o Atdheu im i dashur që dikur të braktisa gabimishtë i detyruar nga fati im i mallkuar!...
E tani pritëm, pritëm se po kthehem përsëri në gjirin tënd të ngrohtë e lumturisjellës, për mos
të të braktisur me kurrë përjetë.... ''
Xhulja
Xhulja
[ Princeshe ]
[ Princeshe ]

Gjinia Gjinia : Female
Postime: Postime: : 13
Piket Piket : 29
Birthday Birthday : 18/06/1990
Rregjistrimi Rregjistrimi : 16/03/2011
Mosha Mosha : 34
Vendbanimi Vendbanimi : korce

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi