Palermo mposht Milan
Faqja 1 e 1
Palermo mposht Milan
Milani nuk ka arritur të përforcojë kreun pasi është
mposhtur nga Palermo në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A me rezultat 1-0 në
stadiumin ‘Renzo Barbera’
Në pjesën e parë është parë vetëm një
klub pra bëhet fjalë për Palermon e cila e kishte nën kontrol tërë ndeshjen duke
pasur shumë raste për shënim.
Në minutën e 10 Migliaccio pason për mrekulli deri te Goian i cili ndez
stadiumin e nxehtë të vendasve duke shënuar për 1-0.
Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte ndonjë gol dhe kështu kjo pjesë
përfundon me epërsi minimale të vendasve.
Në pjesën e dytë Milani u kthell dhe rrezikoi disa herë portën e vendasve por
nuk arriti të shënoj gol pasi Pato dhe Cassano nuk ishin të saktë në tentimet e
tyre.
Me këtë humbje Milani mbetet në vendin e parë me 62 pikë, pesë më shumë se
Interi i cili nesër zhvillon ndeshjen kundër Lecces dhe me fitore eventual të
Nerazzurëve në atë takim atëherë gara për Scudetton do të ishte më e nxehtë se
kurrë.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi