Milan në Kosovë
Faqja 1 e 1
Milan në Kosovë
Yjet e Milanit, Ibrahimoviç, Nesta, Seedorf, Cassano, Robinho e të
tjerë pritet të zbarkojnë në Kosovë, vitin e ardhshëm. Biznesmeni
shqiptar, Rrezart Taçi nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i sjellë në
vendin tonë Rossonerët, për ta zhvilluar edicionin e katërt të trofeut
‘Taçi Oil’.
12 shtator 2011 Kampionin aktual i Italisë, Milan,
vitin e ardhshëm mund të zbarkojë në Kosovë, për të marrë pjesë në
trofeun ‘Taçi Oil’, i cili kësaj radhe pritet të zhvillohet në vendin
tonë.
Këtë nuk e ka përjashtuar as pronari i kompanisë së
derivateve të naftës, ‘Taçi Oil’, Rrezart Taçi, i cili nga e premtja
është bërë njëri nga sponsorët kryesorë të shtatë herë kampionit të
Evropës.
"Mund të ndodhë që ndeshjen për trofeun 'Taçi Oil',
vitin tjetër ta organizojmë në Kosovë. Pse mos të luajë Milani në
Kosovë, një popull jemi. Do ta mendojmë si ide", ka thënë Taçi në një
prononcim për gazetarët shqiptarë
Që nga viti 2009, biznesmeni
shqiptar, Rrezart Taçi organizon trofeun ‘Taçi Oil’. Gjiganti italian dy
herë radhazi kishte zbarkuar në Tiranë, ku kishte luajtur kundër
skuadrës së Tiranës dhe Kombëtares B të Shqipërisë.
Në edicionin e
tretë të këtij trofeu kishte marrë pjesë gjiganti spanjoll Real Madrid,
i cili u përball me skuadrën e shqiptare Gramozi. Kurse edicioni i
katërt i ‘Taçi Oil’ pritet të zhvillohet në Kosovë se kush do të jetë
kundërshtar i milanistëve ende nuk dihet.
Përveç yjeve të
Milanit, të cilët pritet të zbarojnë në vendin tonë, nga qyteti i
Milanos vjen edhe një lajm i mirë për kosovarët. Është konfirmuar që nga
viti i ardhshëm në Kosovë do të organizohet kampi ‘Milan junior Camp’
për talentët kosovarë që synojnë të bëhen pjesë e Milanit.
"Sapo
kam firmosur me drejtuesit e Milanit marrëveshjen që 'Milan Junior Camp'
të zhvillohet edhe në Kosovë, nga viti i ardhshëm. Gjatë këtij viti, do
të vijmë me dy futbollistë të Milanit për të prezantuar projektin”, ka
theksuar Taçi.
Ai ka treguar se në Kosovë, kampi do të mbahet në
pranverë të vitit të ardhshëm. Sipas biznesmenit shqiptar, në kamp do të
marrin pjesë 350 futbollistë të rinj nga mosha 8 deri në 16 vjeç, ku
pesë prej tyre më pas do të kenë rastin të luajnë një ndeshje në 'San
Siro', ndërsa më të mirët do të përcillen nga Milani.
‘Taçi Oil’
që nga viti 2008, në Shqipëri mbanë kampin ‘Milan junior Camp’. Sipas
Taçit, në këtë vend shumë shpejt do të formohet edhe shkolla Real
Madrid. Ai ka thënë se për shkak të burokracisë që ekziston në Shqipëri,
shkolla e gjigantit spanjoll nuk është hapur deri më tani.
Në
fund, biznesmeni shqiptar ka thënë se udhëheqësit politikë të Kosovës
dhe Shqipërisë duhet të bëjnë më shumë për zhvillimin e sportit në këto
dy vende.

Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi