Noizy “ha me dy lugë”, edhe Çiljetën, edhe Eni Koçin
Faqja 1 e 1

Një
nga reperët më të njohur dhe më të diskutuar në Shqipëri, Noizy, duket
se i paska pikë të dobët bashkëpunimet dhe po i “shfrytëzon” shumë mirë
njohjet në muzikë. Ai e ka kuptuar që vetëm me hip-hop vështirë të bësh
për vete fansat e të gjitha gjinive, ndaj me duetet godet më mirë në
shenjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për këngëtare seksi që tërheqin
audiencën.
Strategjia e tij duket mjaft efikase… Ai e nisi mbarë me Rozana Radin, e
cila në një farë mënyre e promovoi, më pas u tha për një këngë me Genta
Ismajlin, ndërsa këto ditë ai është në përgatitje e sipër të një kënge
të re me klip me Eni Koçin, motrën e vogël të Gretës, e cila e ka nisur
mbarë karrierën muzikore. Vetë Eni ka thënë që kënga do të jetë shumë
“hot”, së bashku me videon përkatëse. Ende pa mbaruar këtë këngë, ai po
punon për një tjetër me këngëtaren seksi, Çiljeta, e cila këto kohë po
ushtrohet për pjesëmarrjen e saj në show-n “Dancing with the stars”,
ndërsa në pritje, të parashikuar në axhendën e saj, ka edhe një
bashkëpunim me Besnikun e 2PO2. Nga sa është mësuar deri më tani, klipi i
këngës së Çilit dhe Noizyt, do t’i ngjajë një aventure kriminelësh, të
cilët bien në dashuri me njëri-tjetrin gjatë një prej “veprave” të tyre.
Sipas Çiljetës, kënga do të shndërrohet shumë shpejt në hit. Le të
presim e të shohim se cili nga dy bashkëpunimet do jetë më “hot”… Nga
ana tjetër, rivali më i fortë i Noizy-t, të paktën brenda kufijve të
Shqipërisë, Stresi, sapo ka marrë pjesë në Top Fest 8, në një
bashkëpunim me Ronela Hajatin, e cila është gjithashtu një nga zërat e
rinj që premton shumë. Edhe kjo këngë, sikurse në rastin e
Noizy-Çiljeta, mban firmën e Flori Mumajesit

Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Adelina Berisha: Do hedh ne gjyq Greta dhe Eni Kocin
» Noizy puthet nga femrat
» POLICIA ‘PAJTON’ STRESIN ME NOIZY-N
» Per te qare:( edhe per te qeshur:)
» Celularët IPhone, tani edhe në shqip
» Noizy puthet nga femrat
» POLICIA ‘PAJTON’ STRESIN ME NOIZY-N
» Per te qare:( edhe per te qeshur:)
» Celularët IPhone, tani edhe në shqip
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi