RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stefan Karafili babai i Nedës: Nedën e shoh Kryeministre a një Presidente e ardhshme e Shqipërisë

Shko poshtë

Stefan Karafili babai i Nedës: Nedën e shoh Kryeministre a një Presidente e ardhshme e Shqipërisë Empty Stefan Karafili babai i Nedës: Nedën e shoh Kryeministre a një Presidente e ardhshme e Shqipërisë

Mesazh nga altin Sun Mar 20, 2011 4:37 pm

E vetmja fituese e edicionit të katërt të “Big Brother”, për Stefan
Karafilin, është e bija e tij, Neda. Ai është plotësisht i kënaqur nga
qëndrimi i vajzës së tij në shtëpi dhe pohon se ajo ka treguar të
njëjtën sjellje, si edhe jashtë ekranit. “Ka lindur për të qenë lidere”,
rrëfen gjatë bisedës që patëm pranë shtëpisë së Nedës, në Laprakë, ku
familja Karafili jeton, pas shpërnguljes nga qyteti i vogël i Kavajës.
Prindërit e Nedës jetojnë me të ardhura modeste dhe nuk pretendojnë se
jeta e tyre do të ndryshojë, nëse Neda do të fitojë 100 milionët. Ato
do të shërbejnë për shkollimin e Nedës dhe motrës së saj, motiv ky që
bëri që ata të vendosnin për të jetuar edhe në Tiranë. Po si e sheh
marrëdhënien e dashurisë të së bijës Stefani? Cili është opinioni i tij
për Ogrenin? Cilat janë pikëtakimet e tij me familjen Balluku dhe
saktësisht me ish-ministrin e Mbrojtjes, Beqir Balluku? Le ta zbulojmë
së bashku, në intervistën e mëposhtme!
Zoti Karafili,si ju duket vajza juaj Neda në shtëpinë e Big Brother?
Neda thjesht ka ndërruar shtëpi. Si në shtëpinë e vet është edhe në
shtëpinë tjetër, në këtë show që bën kanali më prestigjioz, siç është
Top Channel, të cilët i falënderoj.
Stefan Karafili babai i Nedës: Nedën e shoh Kryeministre a një Presidente e ardhshme e Shqipërisë Cat_baba-neda-%283%29
Në marrëdhëniet me banorët, mendoni se Neda ka reaguar mirë gjithmonë?
Paçka se marrëdhëniet kohët e fundit kanë ndryshuar disi, për efekt
edhe të lojës, unë Princeshën (siç e thërras) e shoh shumë mirë! Nuk
është egoiste, të merret me thashetheme ose t’i shkelë në kallo dikujt
tjetër. Neda është ajo Nedë që ka hyrë në lojë për një qëllim, për atë
që është caktuar aty.
Po marrëdhënien e saj me Ogrenin, si e keni përjetuar ju si prind?
Nuk kam pse ta paragjykoj Nedën në marrëdhënie me Ogrenin. Unë nuk
dal kundër ndjenjave dhe dëshirës së Nedës. Neda është një vajzë e
mençur, një vajzë e rritur, di si vepron, di çfarë bën. Kur të dalë
jashtë do të bisedoj me të dhe Neda do ta ketë përkrahjen time
gjithmonë.
Cila është përshtypja juaj për Ogrenin?
Shoh një djalë të edukuar. Një djalë për të cilin familja është
përkujdesur, spikat mbi të tjerët për nga pastërtia, nga rregulli, e
folura, mirësjellja, edhe kur sipas lojës që bëjnë të tjerët Ogreni
reagon me qetësi dhe gjakftohtësi.
Ka pasur komente se ka pasur një marrëdhënie seksuale mes Nedës dhe Ogrenit…
Nuk dua të paragjykoj ata që i shkruajnë këto gjëra, por nuk është
Neda që bën këto. Unë nuk e besoj kurrë se Neda ka shkuar deri aty. Ka
kohë kur të dalë përjashta. Që ditën që ka hyrë Neda, ne e kemi ndjekur
gjithë kohës, 24 orë, dhe nuk kemi parë një veprim të tillë.
Pavarësisht kësaj, nuk e besoj kurrë këtë gjë që thonë.
Ndërkohë ka një koincidencë, pasi ju keni pasur një njohje dikur me gjyshin e Ogrenit?
Ndoshta është një koincidencë. Unë kam lindur 10 vjet mbasi është
çliruar Shqipëria. Kur isha ushtar në Kuçovë, regjimenti u mblodh, u
rreshtua dhe për fat erdhi ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku. Unë kam
qenë i urtë dhe ushtar i mirë dhe pata fatin që Beqir Balluku të më
vinte stemën si Ushtar Shembullor. Edhe një tjetër koincidencë, djali
im i hallës ka qenë pjesë e eskortës së ministrit Balluku.
Është komentuar ky fakt, Neda demokrate dhe Ogreni me një
prejardhje komuniste. E shihni si një problem këtë? Ju shqetësojnë
ndasitë partiake?

Unë te Neda shoh atë që po përgatitet një politikane e ardhshme, një
kryeministre a një Presidente e ardhshme për Shqipërinë. Neda e pëlqen
politikën dhe nëse Neda do të arrijë nesër në krye, Neda do të jetë në
partinë e gjithë shqiptarëve, që do t’i bashkojë gjithë forcat
politike, sepse nuk është për kundërshti. Neda është që shqiptarët të
jenë mirë e të integruar dhe do që shqiptarët të jenë si të gjithë në
botë.
E shihni Nedën si fituese?
Stefan Karafili babai i Nedës: Nedën e shoh Kryeministre a një Presidente e ardhshme e Shqipërisë Neda%7E12
Kjo është pyetje … Neda gjithmonë ka qenë fituese! Kur ishte e vogël
dhe luante në Teatrin e Kukullave në Kavajë, Neda gjithmonë merrte
role protagoniste; borëbardha, gjyshja, zogu pushëverdh, etj. Dhe ne,
si burrë e grua, i kemi ndjekur fëmijët gjithmonë nga pas. Edhe kur
Neda shkoi në gjimnaz u bë senatore, erdhi në Tiranë dhe filloi shkollë
tek “Aleks Buda” dhe sërish ngulmoi dhe ishte senatore aty. Do
gjithmonë që të jetë lidere, gjë që e tregon edhe në universitet tani.
Bagazhi i saj, qetësia, Neda është Nedë.
Nëse ajo fiton, çfarë do të bënit me 100 milionët?
Unë kam punuar pothuajse 42 vjet dhe nuk kemi ndonjë mendim, që i
përket anës materiale. Por nëse Neda do të fitojë, – dhe mentaliteti i
saj, në krahasim me të tjerët, nuk diskutohet që Neda është fituese, –
unë flas si fans, nuk do preken ato para. Neda ka qejf që t’i jap për
humanizëm, por ato që mbeten do të jenë për arsimimin e saj dhe motrës
tjetër, që është në Akademinë e Arteve.
Megjithatë, sot Neda është në kandidim. Nëse ajo
s’kualifikohet, cili do të ishte reagimi juaj… jeni i përgatitur edhe
për humbjen e saj?

Neda si të kualifikohet, si të s’kualifikohet, gjë që nuk bën vaki, Neda do vijë në shtëpinë e vet si më parë.
Por ama do të jetë një zhgënjim për ju…
Aspak. Neda dhe po doli fituese del.
E nëse Neda del, kë do të donit të shihnit fitues?
Neda nuk del dhe Neda është fituese! Nuk shoh ndonjë fitues tjetër!,
altin
altin
[ WEBMASTER ]
[ WEBMASTER ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 54
Piket Piket : 84
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 14/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : albania

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi