RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Simona motra e Nedës: Ju rrëfej anën e panjohur të Nedës dhe raportet me banorët

Shko poshtë

Simona motra e Nedës: Ju rrëfej anën e panjohur të Nedës dhe raportet me banorët Empty Simona motra e Nedës: Ju rrëfej anën e panjohur të Nedës dhe raportet me banorët

Mesazh nga Leonard Mon Mar 21, 2011 2:22 pm

Banorët e “Big Brother Albania 4” janë bërë tashmë si pjesë
të çdo familje shqiptare. Veç anëtarëve natyralë, familjeve iu është
shtuar dhe Neda, Ogreni, Ermela, Ergysi, Marjeli apo Mirjeta. Por si
është Neda në familjen e saj të vërtet, cilat janë anët e panjohura të
banores që shikohet si favorite kryesore për të triumfuar në “Big
Brother”-in e këtij? Në një rrëfim ekskluziv, vjen motra e saj, Simona e
cila flet për Nedën brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Si e
shikon familja Karafili vajzën e saj në një lojë që nuk ka fare
privatësi. Simona që është thuajse prezente në shumë biseda të Nedës
tregon pse e motra do të jetë fituese e këtij edicioni në “BBA4”.

Simona motra e Nedës: Ju rrëfej anën e panjohur të Nedës dhe raportet me banorët Simona-1-300x295
Si po të duket Neda brenda në “Big Brother”?
Për Nedën jam shumë e kënaqur, sepse sa herë kthehem nga shkolla në
shtëpi, e gjej në shtëpi, ndryshe nga herët e tjera, mjafton të ndez
televizorin dhe është aty. E falënderoj shumë sepse dita ditës po më
tregon se sa fantastike është. Të flas për vlerat e Nedës, tashmë ato
dihen, po unë si motër ndjehem jashtëzakonisht krenare. Në asnjë moment
nuk i ka rrëshqitur situata nga dora, në asnjë moment nuk ka lënë për
të dyshuar, ka qenë shumë e vendosur, ka treguar arsye, ka qenë e
shpjegueshme, e komunikueshme dhe ka përcjellë, e ka ndarë me të gjithë.
Vërtetë aty brenda je i vëzhguar 24 orë në 24 nga kamera, unë nuk
besoj se njerëzit kanë qindra fytyra siç flasin apo dy fytyra, është
një fytyrë që zbardhet me kalimin e kohës, pak e nga pak. Mua më pëlqen
që Neda ka mbajtur një linjë, e ka trajtuar “Big Brother” në të gjitha
mënyrat, është jashtëzakonisht e larmishme në emocione, ndjenja, dhe
më duket shumë e qëndrueshme. Do thuash ka pasur distancime, konflikte,
por të gjithë e kemi parë se nuk kanë ardhur prej saj, ka respektuar
absolutisht çdo mendim dhe opinion të secilit aty brenda, domethënë me
Nedën kuptohesh. Padyshim që jam e kënaqur dhe nuk pretendoj që publiku
ta shikojë si unë sepse natyrisht jemi të ndryshëm.
Sa është Neda brenda shtëpisë, aq sa është edhe jashtë? A është vetvetja?
Unë nuk njoh ndonjë arsimim sot, që njerëzit të diplomohen duke
ditur një mënyrë për të mos qenë vetvetja. Nuk mësohet kjo gjë. Ka
njerëz që japin nga vetja, ka njerëz që s’japin shumë, apo kërkojnë
kohën e tyre. Neda ka treguar që në prezantimin e parë, ajo ka folur
goxha për veten. Të mos jesh vetvetja, domethënë të shtiresh sikur je
dikush tjetër, por këtë nuk mund ta bësh shumë gjatë, është e pamundur.
Sepse e para ne vëzhgojmë se si hanë, se si qeshin, se si reagojnë
kundrejt një batute, kundrejt një fjale, kundrejt konflikteve, njeriu
nuk mund të dalë nga vetja për të ruajtur diçka që pandeh se është një
qëndrim akoma më i mirë. Nuk i shpëton dot vetes tënde, mund t’i
shpëtosh dikujt tjetër aty brenda, po vetes tënde nuk i shpëton dot.
Kohët e fundit është diskutuar shumë lidhja e saj me Ogrenin, si e shikoni ju këtë marrëdhënie?
E kam biseduar dhe me familjen time, dhe të them që kam përjetuar
absolutisht çdo çast ashtu siç e ka përjetuar Neda, nuk më duket e
arsyeshme të komentoj lidhjen Neda-Ogren, Ogren-Neda, unë shikoj një
marrëdhënie, që përsa kohë do jetë aty brenda do jetë e qëndrueshme,
edhe një vit të rrinë aty brenda do jenë siç janë. Të dy ndajnë vlera të
përbashkëta, kanë komunikim te mire në mes, më duket një marrëdhënie
që ecën mirë përsa është mirë, ama edhe kur është keq dinë që ta
zgjidhin. Është një marrëdhënie që kërkoi kohën e saj, sepse të gjithë
besojnë tek këto gjëra, tek gjërat që arrihen vështirë dhe mirë, siç
është diskutuar shumë puthja. Njerëzit realisht janë mësuar të shikojnë
vepra, vepra, reagime, afeksione fizike të menjëhershme, më besoni mua
ajo është rruga më e thjeshtë. Të dy kanë pasur rastin të përfitojnë
nga njëri-tjetrin që në javën e parë për lojë, por unë nuk janë aq
njerëz të cekët që të sakrifikojnë për lojë në lidhjen që kanë me
njëri-tjetrin. E rëndësishme është që kuptohet, sqarohet, edhe për
publikun është e qartë tashmë.
Simona motra e Nedës: Ju rrëfej anën e panjohur të Nedës dhe raportet me banorët Simona-Neda-258x300Ju
jeni njeriu më i afërt i Nedës, përpara se të hynte në “Big Brother”, e
keni diskutuar ndonjëherë faktin se ajo mund të krijonte një lidhje
brenda shtëpisë?

Është shumë e vërtetë. Kur Neda është futur në “Big Brother” kemi
qenë në parukeri një natë më përpara, dhe patëm një nga ato diskutimet
që s’kishim kohë për asgjë dhe duhet ta bënim. I thashë zemra e motrës,
si do hysh aty brenda, a mendove strategjira, apo për ndonjë gjë?
Sigurisht që mori porosi nga ana jonë, të ruante qetësinë, të ishte sa
më e drejtë me të gjithë banorët në shtëpi,lidhja ishte gjëja e fundit
që mendova. Nedës jashtë i duhet shumë kohë në marrëdhënie me meshkujt,
i duhet vërtetë shumë kohë, është natyrë shumë e komplikuar. Ogreni
ishe risi, ishte jashtë parashikimeve në kuptimin që e vetmja gjë që
mund të besohej ishte ajo. Dhe unë jam jashtëzakonisht krenare sepse të
dashurohesh është gjëja më e bukur në botë për një femër dhe për një
mashkull, njerëzit arrijnë të krijojnë shumë kompromise, flasin duke
përdorur dashurinë, dashuri për këtë, qëllim për këtë, dashuria është
sublime dhe përsa kohë është e bukur, shijohet, mjafton të mbetet e
tillë dhe nuk mund të ecësh me shiritin e kasetës e pavërtetë, e
pavërtetë, e pavërtetë. Sigurisht që nuk parashikohet, sepse askush nuk
thotë unë do shkoj të futem dhe të krijoj një lidhje, nuk flas për të
tjerë banorë, flas për Nedën. Është 20 vjeçe dhe i kanë ardhur gjërat
dalëngadalë në jetë, nuk ka qenë kurrë e nxituar. Mua më vjen mirë jo
se i erdhi lidhja, por më vjen mirë që po e jeton bukur, po e jeton
ashtu siç duhet.
Një nga akuzat më të mëdha që i bëhet Nedës, është fakti se
ajo flet më shumë për shkollën, për librat që ka lexuar, për filozofët,
si e shikoni këtë?

Kjo është një pyetje shumë interesante. Nëpër website, nëpër
funpage, nëpër opinione të përgjithshme, diku kam lexuar një koment
shumë qesharak por që realisht më ka bërë të qesh, “ohu, kjo Neda e
teproi me diturinë dhe zgjuarsinë e saj”, domethënë një vajzë që e
teproi me dijen, na lodhi me dijen, na lodhi me zgjuarsinë. Të
përmendësh arsimimin, të përmendësh nivelin e intelektit, për fyerje
unë vetëm nga disa prej banoreve në “Big Brother” e kam dëgjuar. Tashmë
kemi një nivel, kemi një nivel të përgjithshëm, dikush më pak, dikush
më shumë, pra kemi dhe s’mund të mohohen vlerat, ajo që është vlerë
s’mund të jetë kurrë antivlerë. Neda flet për librat, Neda flet për
filozofinë, Neda flet për familjen e saj, Neda flet ku ka bërë
pushimet, flet për gjëra që kanë të bëjnë me Nedën. Pikërisht publiku
do që të jetë e vërtetë, publiku do që të thithë, ajo po jep. Për çdo
gjë që mund të bisedosh, mund ta bisedosh me Nedën. Mund të thithësh
nga ajo, pra realisht ajo po jep. Dhe në qoftë se është mburrje,
mendjemadhësi, apo mediokritet të flasësh për një libër që ke lexuar
mua më duket absurditeti më i madh. Unë nuk kam parë ndonjëherë time
motër me parullë brenda shtepise duke thene që unë jam e zgjuar, unë
jam kështu, jam ashtu, kanë qenë pikërisht të tjerët që e kanë thënë se
ti përmend libra, ti përmend atë, përmend këtë, ajo është mënyra e të
qënit të asaj, ia kanë vënë tjerët në dukje, sepse Neda nuk e ka për
natyrë të mburret, ama kush sulmohet, patjetër që do kundërpërgjigjet.
Cili është shqetësimi më i madh që përjeton familja juaj aktualisht, përveç medias që bën punën e saj?
Arsyeja a mosprononcimit është pikërisht kjo. Deformimi i titujve
dhe shpeshherë i fjalëve të pathëna realisht nga familjarët. Shqetësimi
më i madh dhe i vetmi është qetësia e Nedes aty brenda , që në
fillimet e Nedës aty brenda , një herë ka qarë shumë në “Big Brother”,
por më vjen absolutisht mirë sepse është lëshuar, dhe i është servir në
njëfarë mënyrë publikut, dhe shtëpisë po ashtu. Ka qenë shqetësimi më i
madh që ajo të jetë mirë. Nedën gjithmonë e ka shqetësuar fakti të mos
dijë se çfarë ndjen apo përjeton familja, kur je futur aty brenda i ka
marrë parasysh të gjitha, po a është gabim të mendosh për njerëzit që
ke jashtë. Mua kjo më duket vërtetë e kotë, që sulmohet për këtë.
Personi që e sulmon më shumë brenda në shtëpi është Ergysi, ka ndonjë arsye?
Në ditët e para Ergysin e kam vlerësuar sepse pak a shumë mbulon të
njëjtën fushë me timen. Ditët e para kur bisedoja me shoqet e Nedës
thoja do ketë një lloj bisedimi, bashkëbisedimi, do kenë çfarë të
ndajnë. Arti është një nga fushat më e bukura që ekzistojnë, por Ergysi
nuk na ka folur shumë për artin. Ka aktorë që janë të mirë në jetën e
përditshme dhe dështojnë ndoshta në skenë, ose anasjelltas, unë nuk e di
cili është rasti i Ergysit. E ka sulmuar shpesh, e ka sulmuar tërë
kohën dhe konteksti i gjithë sulmit të Ergysit apo banorëve të tjerë aty
brenda është” çfarë të bëjmë që kemi njerëz që dashurohen” pra është
një sulm kontradiktor me veten, kur thotë se e gjitha është çështje
dashurie. Unë këtë kam kuptuar, “pse dreqin ju dashuroheni”. Janë
deklarata, sulme realisht meskine të cilat nuk më bëjnë përshtypje fare,
as Nedës nuk i bëjnë, sepse po të shikojmë, pas një sherri të madh
Neda ruan një qëndrim neutral, jo sepse kërkon të bëjë aleanca apo të
bëjë paqe, por sepse është vajzë që nuk të mban mërira të rënda, kur
është dikush që nuk e prek realisht. Ndryshe nga rasti i Almës. Ergysi
më vjen keq, se më duket se po has në ndjenjën e inferioritetit, po ta
keni vënë re, javën e parë që ishte në nominim sulmoi vetëm Nedën dhe
Ogrenin, të dy me gjakftohtësi ata përgjigjën, ndërkohë që ai përsëriste
një fjalë nga fillimi deri në fund, me dhimbset Ergysi, gjithsecili
tregon veten dhe lë vendin e vet në atë shtëpi. Ai merret me Nedën,
shumë bukur që e sulmon, do marrë përgjigjen, e vë në qendër të
vëmendjes. Ai kërkon biseda konstruktive nga Neda, ndërkohe unë nuk
kuptoj se ku e kanë konstruktivitetin banalitetet qe nxjerrë nga goja.
Po raportin me Almën? Dy mikesha që aktualisht janë dy armike?
Almën vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Të futesh brenda, të njohësh
njerëz të cilët të bëjnë mëngjesin, të bëjnë drekën, të bëjnë darkën,
të krehin flokët, të kujdesin për rrobat e tua, të cilët nuk janë
askush, në kuptimin që nuk i njeh, dhe e bën më dashamirësi. Të paktën
mua kështu më pëlqen ta shikoj që nga fillimi. Kam pasur një afeksion,
natyrisht afeksionet me të cilët Neda i ka, do ti kem edhe unë pa
dyshim. Almën e vlerësoj dhe do vazhdoj ta vlerësoj. Po ta keni vënë
re, në javën e parë kur po flisnin, ka qenë një temë për hakmarrjen,
Neda tha “kur një marrëdhënie pëson ndryshime, distancohem dhe mbaj
heshtje, sepse nuk mund të hakmerrem kundrejt një gjëje të cilën e kam
dashur dhe kam ndarë gjëra, më duket e pa vend” dhe Neda e bëri.
Ndërkohe nga ana tjetër Alma luftoi dhe sulmoi, shpesh herë nëpërmjet
të tjerëve. Nuk jam këtu për të folur për arsyet e Almës por jam këtu
për të shpjeguar qëndrimin e Nedës. Realisht është ndjerë e prekur,
është ndjerë e fyer, edhe e dëshmoi, u distancua, heshti, nuk sulmoi,
ama shihnim Almën në çdo video të thashethemeve, shihnim Almën të
komentonte lidhjen Neda-Ogren, për të cilën është përpjekur në
funksionimin e saj, i adhuroj, i adhuroj, i adhuroj, thoshte Alma. Në
momentin që Neda filloi të sulmohej, filloi edhe t’ia thoshte gjërat
përballë. Po të keni vënë re, asnjë nga banorët nuk ia thotë gjërat në
sy, çfarë ka apo çfarë nuk ka, përveç Alkenës që ka qenë që në fillim
dhe Ogreni me të cilin ka raport më të afërt. Të gjithë nuk ia thonë në
sy. Unë këtë e shikoj si frikë të përballjes. Të gjithë e kemi parë
Almën apo të tjerët, kur sulmonin ishin gjithmonë në grup, nuk ishin
tek e tek, sepse i kishin shpatullat e ngrohura, kishin trajnimin e
tyre me aleancat e vogla që bënin dhe askush nuk është përballur me
trurin e vet dhe në momentin që Neda e nominoi realisht ishte mbushur
kupa. Do thonë njerëzit të nominosh shoqen e ngushtë, do thonë i tha të
kam motër, ajo do ja thotë akoma, mund t’ia thotë akoma sepse
afeksioni është tjerët gjë, por dinjiteti dhe krenaria e njeriut është
tjetër gjë. Neda ka krenari, ka dinjitet dhe përderisa kjo marrëdhënie
nuk është më në nivelet e mëparshme, dhe nuk ecën dhe për më tepër nuk
ka komunikim, unë nuk e kuptoj pse të mos nominohet, fundja ai quhet
“Big Brother” dhe gjëra të tilla ndodhin.
Një tjetër personazh aty dhe që ka rivalitet me Nedën është
Ermela, deri tashmë ato kanë ruajtur një raport korrekt përballë
njëra-tjetrës, kjo vjen si rezultat i frikës që kanë ndaj njëra-tjetrës
apo..?

(qesh) Ta siguroj që Neda nuk ka fare frikë nga Ermela. Ta siguroj me 1000 për qind.
Simona motra e Nedës: Ju rrëfej anën e panjohur të Nedës dhe raportet me banorët Simona-3-300x243Të dyja e ruajnë njëra-tjetrën, asnjëherë nuk janë përball siç kanë bërë me të tjerët?
Ermela ruan veten nga Neda. Neda është kujdesur gjithmonë për
ndjenjat e veta. Është shumë e disponueshme. Në momentin që Nedës nuk i
shkojnë persona aty dhe ti thonë që nuk më pëlqejnë ato shkrimet te
xhami që ti bën sepse më shqetësojnë apo diçka tjetër, pse nuk ja
kerkon nedes qe ti fshije, t’ia thonë në sy dhe Neda di të
bashkëbisedojë dhe këtë e ka treguar. Por Ermela ka preferuar gjithmonë
të bëjë këto gjërat prapa krahëve, është specialiste në këtë fushë,
dhe në momentin që Neda nuk sulmohet ballë për ballë atëherë pse ta
bëjë Neda? E kam dëgjuar shpesh kohët e fundit Ermelën të thotë, “a ka
ndonjë gjë ajo vajzë, lë të vijë të mi thotë përballë, është
hipokrite”. Por kam vënë re se është Ermela qe po flet shumë për Nedën,
të tjerët po flasin shumë për Nedën, atëherë qenkan këto banorë që
paskan gjera për ti thënë Nedës, atëherë pse nuk e marrin iniciativën?
Pse çohen nga tavolina apo divani sa herë që Neda dhe Ogreni janë aty,
dhe pastaj shënjestrohen si çift i izoluar? Ata lidhjen e kanë me
njëri-tjetrin, për njëri-tjetrin, të dy e kemi vënë re që kanë qenë
tmerrësisht të hapur me të tjerët, e të gjithë pothuajse kanë pasur një
debat, me të gjithë pothuajse kanë pasur një konflikt, kjo është.
Ermela do ta sulmojë Nedën, por nuk e bën dot sepse nuk ka forcën e
duhur, nuk ka forcë argumenti dhe ta siguroj unë që frika nuk ekziston
nga ana e Nedës. Në momentin e parë që Ermela do të sulmojë ballë për
ballë dhe do ia numërojë gjërat, Neda absolutisht do të jetë e
disponueshme. Do thoni ju s’ka kohë? Po përsa kohë nuk e bën Ermela,
motra ime nuk ka pse të degradojë në marrëdhënie të tilla. Shyqyr që aty
është një atmosferë e “harmonizuar” tashmë që po bashkëveprojnë dhe
nuk pse ta prishë Neda.
Cilat janë arsyet që duhet të jetë fituese Neda në “Big Brother”?
Neda në një farë mënyrë, jo vetëm prej moshës por edhe si vajzë,
përfaqëson rininë shqiptare, mua më pëlqen ta shoh kështu. Është nj
vajzë e re, e thjeshtë e cila po përgatit të ardhmen e saj. Duhet të
fitojë “Big Brother” sepse nuk i është nevojitur të krijojë strategjira
të vogla meskine të cilat kanë qenë në kohë njëjavorshe etj, ka ecur
me potencialin e saj. duhet të fitojë “Big Brother” si shembull për të
gjithë ata të cilët besojnë se mund të ecësh me trurin tënd, me nivelin
tënd, duke përdorur vetëm veten tënde. Duhet të fitojë “Big Brother”
për të gjithë ata të cilët e duan vlerën, besojnë në vlerat dhe
virtytet e shëndetshme të shoqërisë, është një vajzë që i do ndjenjat e
bukura dhe e ka treguar. Duhet të fitojë sepse është e ndjeshme dhe e
hapur në çdo drejtim. Duhet të fitojë sepse janë dhjetëra, mijëra fansa
që e vlerësojnë dhe e mbështesin me argumente shumë të forta. Më lejo
së fundmi të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time për të gjithë
ata njerëz që nuk janë familjarë, por që sillen dita ditës si të tillë.
Më lejo të përshëndes të gjithë mbështetësit, të gjithë fansat, të
gjithë ata që e duan ashtu sikurse e dua dhe unë dhe që i dinë vlerat e
Nedës.
Në media është shkruar se mamaja juaj është prononcuar se është dakord për lidhjen mes Nedës dhe Ogrenit, cila është e vërteta?
Sigurisht që gazetarët e kanë bombarduar në telefon, mua dhe atë,
është përgjigjur dashamirësisht në telefon dhe duke thënë teksualisht
“mbështes vajzën time në çdo gjë që ajo merr përsipër”. Ama kjo nuk do
të thotë që është prononcuar për Ogrenin apo për lidhjen si raport
Neda-Ogren. Ne jemi shumë fanatikë në këtë pjesë sepse duam absolutisht
t’ia lemë në dorë Nedës, ajo e ka në dorë, për të gjithë gjërat duhet
të vendosë Neda dhe një prononcim më shumë apo një prononcim më pak,
bëhet më besoni, për hir të atyre personave që kanë kureshtje, të cilët
e duan, qoftë edhe për ata që nuk e duan. Kjo bëhet për publikun e
gjerë, neve nuk na nevojitet të shprehemi shumë, por ka qenë një
prononcim i shkurtër që tregon mbështetjen ndaj Nedës dhe asnjë koment
më shumë dhe ka pasur së fundmi një intervistë te babait tim. Kjo është
intervista ime e parë dhe e fundit. Ju falënderoj sinqerisht.
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi