Shqiptarët, pak të informuar për seksin
Faqja 1 e 1
Shqiptarët, pak të informuar për seksin
Shqiptarët ende
përdorin metodat tradicionale për parandalimin e shtatzanive të
paplanifikuara, madje janë të pakët ata që kanë informacion për metoda
të moderuara të kontracepsionit.
Edhe në qytete ku niveli i informimit
është i lartë janë femrat ato që interesohen për të përodur
kontraceptivë, ndërkohë që meshkujt përdorin vetëm kondome, dhe kjo jo
me qëllim parandalimin e shtatzanisë, por më tepër për t’u mbrojtur nga
sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në zonat rurale, ndonëse
informacioni mundësohet, mungojnë të interesuarit.
“Në zonat urbane përdorimi është i ulët, ndërsa në ato rurale është ende
më i ulët. Metoda më e preferuar është ajo me injeksion. Pjesa tjetër
për mbrojtjen ka të bëjë me arsimimin. Programi ynë ka si qëllim uljen e
përdorimit të metodave tradicionale”, deklaron Arian Boci, drejtues i
programit të USAID, “C-Change”.
Të rinjtë ngurrojnë të marrin informacion se si të mbrohen në një
marrëdhënie seksuale. Ata mjaftohen me një bisedë të shkurtër me
farmacistët.
Sipas sociologut Edmond Dragoti, rol të rëndësishëm për shpërndarjen e informacionit tek ciftet apo të rinjtë janë mediat.
“Ata që kanë marrë pjesë në seksionet e edukimit kanë 2.3 herë më shumë
të ngjarë të identifikojnë metoda kontracepsioni, ata që kanë parë vetëm
televizor e kanë më pak”, shpjegon Dragoti.
Në zonat rurale largësia e qendrave shëndetësore që ofrojnë informacion
ka bërë që ajo pjesë e popullsisë që jeton në to të shkojë drejt
abortit.
almi- [ Moderators ]
- Gjinia :
Postime: : 10
Piket : 30
Birthday : 18/05/1986
Rregjistrimi : 22/03/2011
Mosha : 38
Vendbanimi : thessaloniki
Similar topics
» Si vishen shqiptaret?
» Bleona: Shqiptarët më kanë keqkuptuar
» Perse Shqiptaret nuk mund te behen Terroriste?
» Bleona: Shqiptarët më kanë keqkuptuar
» Perse Shqiptaret nuk mund te behen Terroriste?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi