Bleona: Shqiptarët më kanë keqkuptuar
Faqja 1 e 1
Bleona: Shqiptarët më kanë keqkuptuar
Kohëve të fundit po qarkullojnë zëra të shumtë për këngëtaren Bleona
Qereti, e cila së fundi dha një intervistë në një televizion mode, ku
intervistuesi e uron për marrjen e shtetësisë amerikane dhe ajo vijon
bisedën në anglisht.
Në intervistën për gazetën “Zëri”, Bleona shfrytëzon rastin siç
thotë, që “t’u dërgojë një mesazh personal të gjithë fansave të mi për
t’i dhënë fund të gjitha keqkuptimeve apo spekulimeve me apo pa dashje
që janë bërë me emrin tim apo me fjalët e mia lidhur me intervistën e
fundit”.
Në këtë mënyrë, Bleona u jep fund zërave të përhapur prej ditësh duke
e ngarkuar atë me “antishqiptarizëm”. Dhe si për t’i “goditur” me
dhurata shqiptarët kudo që janë, Bleona zbulon dhe planin e saj
ambicioz: Një turne botëror koncertesh, ku ajo që do të bjerë më shumë
në sy do të jetë dominimi i flamujve shqiptarë.
Duke dashur të jetë sa më e hapur me të gjithë fansat dhe ata që
ndjekin karrierën e saj, Bleona nuk e sheh aspak si shenjë dobësie, kur
thotë se “do të doja t’u kërkoja ndjesë atyre që me të vërtetë janë
keqkuptuar, duke u thënë: Ju lutem kini parasysh mos ngatërroni
pasaportën me kombësinë”. Më shumë rreth kësaj çështjeje flet në
intervistën dhënë “Zërit”.
Bleona fansat tuaj shqiptarë siç edhe ju e dini janë të
shumtë dhe ndjekin me interes të lartë çdo lajm që vjen nga Amerika për
ju. Dhe pikërisht këtu dua t’ju pyes pak lidhur me një intervistë të
dhënë nga ju kohët e fundit…
Është keqkuptimi më i madh që ka ndodhur në jetën time dhe më shumë
se keqkuptim, është më tepër spekulim i personave të caktuar që po
luajnë me pikën më të dobët të të gjithë shqiptarëve, që është
patriotizmi. Do të doja t’iu dërgoja një mesazh personal të gjithë
fansave të mi për t’i dhënë fund të gjitha keqkuptimeve apo spekulimeve
me apo pa dashje që janë bërë me emrin tim apo me fjalët e mia në
lidhje me intervistën e fundit.
Do të doja t’i siguroja edhe njëherë të gjithë ju që unë jam shumë
krenare që jam shqiptare dhe jam shumë krenare gjakun që rrjedh në venat
e mia. Dhe e ritheksoj dhe një here !!! Nuk kam absolutisht asnjë
arsye pse ta mohoj origjinën time. Në SHBA njihem si “The singer from
Albania” (këngëtarja nga Shqipëria) dhe po konkurroj si këngëtare në
një qytet që ka një konkurrencë të jashtëzakonshme talenti dhe vetëm
një zemër me një pasion të çmendur dhe një kokë shqiptari mund të
depërtojë në këtë konkurrencë që ekziston këtu.
E sigurisht, pjesë e këtij plani është që unë të marrë vëmendjen e
duhur nga mediat nacionale amerikane. Për mua kjo është një mundësi
ideale në mënyrë që të mund të shpreh kush jam, nga vij dhe çfarë po
bëj.
Tashmë prej vitesh jetoni në Amerikë. Mund të na thoni
pak si është jeta juaj aty?
Kur u shpërngula në Los Anxhelos, nuk mendova që do të jetoja këtu
përgjithmonë dhe sigurisht erdha vetëm për një kohë të shkurtër vetëm sa
për të mbaruar albumin. Los Anxhelosi duket shumë joshës kur e sheh
nga gjysma tjetër e botës dhe gjërat këtu janë komplet ndryshe. Unë nuk
do të doja kurrë që fëmijët e mi të rriten në Los Anxhelos. Jeta ime
këtu është thjesht punë.
Unë zakonisht gjithmonë kam qenë natyrë shumë e përqendruar në atë që
dua të bëj. Dhe këtu bëj të njëjtën gjë që kam bërë në Shqipëri, siç
është shko në studio, takohu me muzikantë, njerëz arti, producentë
gazetarë, veçse personazhet janë të tjerë njerëz…
Tanimë prej disa vitesh jeni e martuar. A mund të na
thoni se sa ju ndihmon bashkëshorti në ambiciet tuaja në muzikë?
Gani më ka ndihmuar jashtëzakonisht moralisht dhe është e do të
mbetet një nga njerëzit e mi më të dashur në këtë jetë. Familja e Ganit
është familja e vetme që kam në Amerikë dhe janë njerëz të
mrekullueshëm që më kanë toleruar pambarimisht. Gani nuk ka lidhje fare
me financat e albumit.
Jeta e një artisti, konkretisht e një këngëtari si është?
Palestër, joga, kanto, studio, takime dhe në fund kur je i suksesshëm
koncerte. Të gjithë bëjnë të njëjtën punë. Mos mendoni që Beyonce-n
ose Rihanna-n i sheh nëpër ndeja! Sigurisht në evenimente të mëdha,
sepse tek e fundit duhet dhe të jetojnë përveç punës, por në shumicën e
ditëve i ke me tuta në studio.
Çfarë është duke përgatitur Bleona tani?
Kam përgatitur një dhuratë fantastike për të gjithë shqiptarët dhe
ekskluzivisht për “ZERI” po e zbuloj surprizën e mrekullueshme: Një
këngë me motive shqiptare realizuar nga Timbaland, me kërkesën dhe idenë
time.
“Kjo këngë me motive shqiptare sapo ka përfunduar dhe shpresoj se së
shpejti do të vijmë në Shqipëri e Kosovë për një koncert së bashku”.
Kam përfunduar 12 këngë dhe kam edhe 6 të tjera, pastaj nga 18 këngë
do të zgjidhen vetëm 8 ose 10 këngë.
Një mesazh për fansat tuaj?
Do të doja t’i falënderoja personalisht nga zemra të gjithë ata fansa
të mi shumë besnikë sidomos në Kosovë që më kanë mbështetur në çdo
moment pa marrë parasysh komentet dhe do t’ju thoja që unë do të jem
gjithmonë këtu për ju.
Asnjëherë mua nuk do më shihni si një mendjemadhe që nuk do t’ju
kushtojë vëmendje. Unë jam kjo që jam, nuk kam ndryshuar. Kam qenë
gjithmonë shumë e vërtetë me ju dhe shumë personale në marrëdhënien me
ju dhe gjithmonë do të mbetem e tillë pa marrë parasysh sa i madh apo i
vogël do të jetë emri im në botë.
Gjithmonë do të mbetem Bleona që ju të gjithë keni njohur prej
kohësh. Jam këtu sot për t’ju thënë se i kam marrë të gjitha mesazhet
tuaja në Facebook, Twitter, apo në faqen time të internetit dhe
personalisht i jam përgjigjur një nga një të gjitha mesazheve në shqip,
të gjitha në mënyrë që ju të kuptoni që përgjigja ka ardhur direkt nga
unë. Të rejat më të fundit nga unë do të keni mundësi t’i merrni në
Facebook, në faqen time zyrtare në bleonaqereti.com dhe në
twitter@bleonamusic.
Dhe të gjitha mesazhet që do më dërgoni në të ardhmen unë do t’ju
përgjigjem personalisht. Ju përqafoj me shumë mall dhe dashuri!
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Bleona: Paaftësia justifikohet me “nuk jam komercial”
» Bleona: Po bëj jetë qeni në Amerikë
» Si vishen shqiptaret?
» Shqiptarët, pak të informuar për seksin
» Perse Shqiptaret nuk mund te behen Terroriste?
» Bleona: Po bëj jetë qeni në Amerikë
» Si vishen shqiptaret?
» Shqiptarët, pak të informuar për seksin
» Perse Shqiptaret nuk mund te behen Terroriste?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi