Fundi i Botës, në 2116
Faqja 1 e 1
Fundi i Botës, në 2116
Viti 2012 po afrohet
dhe po zvogëlohen gjithmonë e më shumë mundësitë se fundi i njerëzimit
do të jetë në vitin që kanë parashikuar Maya-t.
Sipas vëllezërve Bohumil dhe Vladimir
Bohm, njëri matematicien dhe tjetri profesor i historisë dhe kulturës
Maya, planetit tonë do t’i vijë fundi në vitin 2116.
Problemi me parashikimin është se fisi Maya ishte i fiksuar pas numrave dhe përdornin disa kalendarë.
Kalendari fetar kishte 260 ditë ndërsa ai bujqësor kishte 365 ditë.
Gjithashtu, javët e tyre zgjasnin 9 ditë. Lidhja mes kalendarëve të tyre
dhe kalendarit që përdorim ne është komplekse dhe pas shumë
llogaritjesh dhe kërkimesh, vëllezërit Bohm kanë gjetur gabimin e Eric
Sidney Thompson (arkeologu që bëri paralelizmin e parë mes dy
kalendarëve).
Thompson nuk kishte llogaritur një ndërprerje të gjatë në kalendarin
Maya që ndodhi për shkak të një lufte. Pasi kanë bërë llogaritjet e
tyre, Bohm kanë dalë në përfundim se Apokalipsi do të ndodhë më 2116.
Por, shkencëtarë të tjerë mendojnë se jeta në Tokë është e pamundur të
shuhet. Një luftë bërthamore mund të shuajë njerëzimin, por jo çdo formë
jete.
As një asteroid nuk mund të vrasë të gjitha krijesat tokësore: kur 65
milion vite më parë një asteroid gjigand (me diametër prej 10 km) goditi
Tokën, u shuan speciet që dominonin planetin, por shumë të tjera
mbijetuan.
almi- [ Moderators ]
- Gjinia :
Postime: : 10
Piket : 30
Birthday : 18/05/1986
Rregjistrimi : 22/03/2011
Mosha : 38
Vendbanimi : thessaloniki
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi