10 parfumet më të famshme për femra
Faqja 1 e 1
10 parfumet më të famshme për femra
Një femër për
të qenë vërtetë e parezistueshme duhet të posedojë një aromë që të bëj
dallimin midis të tjerash të bëj të kuptoje personalitetin.Zbuloni
klasifikimin e 10 parfumeve më të famshëm dhe zgjidhni esencën që
akordohet më mirë me karakterin tuaj.
1. Chanel N°5, për një femër të sofistikuar
Klasiku mbetet ai, Chanel N°5, e ka mbajtur edhe diva Marilyn Monroe,
elegante dhe e rafinuar por me pak çmenduri që të bën të
parezistueshme. Nëse dëshironi të jeni gjithmone shik Chanel N°5 është
ai që bën për ju.
2. CK One, për femra të sigurta në vetvete.
Kur doli në tregun e parfumerisë ai u bë menjëhere parfum në
tendencë! Një parfum uniseks në kohet kur femrat shihnin siguri dhe
vendosmëri në barazinë e me koleget e tyre meshkuj. Jo vetëm, CK One
është edhe simboli i një sensualiteti të vetëdijshëm tek femrat, edhe
ato kishin mësuar të luanin me seksin.
3. D&G Light Blue, për ato që duan të joshin
Falë një fushate promocionale të suksesshme D&G Light Blue,
parfumi i firmosur nga D&G është futur në listen e parfumeve më të
famshëm. Nësë jeni joshëse të vërteta të zonjat për të joshur vetëm me
një shikim, Light Blue është ajo që po kërkoni për tu bëre absolutisht
të parezistueshme.
4. Flower by Kenzo, për femra minimale
Nëse ju pëlqen thjeshtësia dhe ndjeheni misterioze si femrat e
orientit antik, nëse për të joshur ju duhet diçka më shumë se aksesorët,
nje sprucim nga Flower by Kenzo është ajo që ju duhet. Keni një gusto
shik por nuk ju pelqen të dilni haptas, minimalizmi ju përfaqëson më së
miri, pak element por të rafinuar dhe kështu parfumi i orientit është
ekspresioni më i mirë.
5. Hypnotic Poison, për femrat që duan misterin
Ashtu si e bukura Monica Belluci, prej kohësh testimonial i Hypnotic
Poison, keni një shikim të ngrohtë dhe misterioz që çmend të gjithë
meshkujt për kapacitetin e të thënit dhe të mos thënit.
6. J’adore, për ato që duan të komandojnë
Sigurisht që keni një karakter çapkën, nëse nuk bëhet ashtu siç thoni
ju shperthen “fundi i botes”. Nga të dashurit tuaj merrni përkushtimin
absolut, jeni ju personi për tu adhuruar! Të gjithë këtë e tregon
parfumi mitik J’adore, ideal për kë ka një grusht të hekurt të fshehur
në një dorashkë mëndafshi. Të “veshësh” këtë aromë nuk mund të mungoje
në 10-en më të mirë.
7. Mitsouko, për femra pasionale
Nëse jeni romantike dhe ju pëlqen të përkëdheleni në kujtimet e
dashurive të pamundura, parfumi Mitsouko nga Guerlain nuk bën për ju!
Inspiruar nga një dashuri dashurie ky parfum, është vërtetë i famshëm
dhe i përshtatshëm për të gjitha femrat që janë në gjendje të kalojnë
çdo pengesë për të kurorzuar pasionin e dashurisë.
8. Rem, për nostalgjiket
Nuk ka të tashme qe ju tërheq, vështrimi juaj dhe mendja janë të
orientuara drejt së kaluarës! Ecni në breg të detit duke dëgjuar dallget
e detit dhe lehtësisht lini veten të ikni në boten e kujtimeve, të
takimeve të shkuara dhe nostalgjisë. Ndër 10 parfumet më të famshëm për
femra, Rem është ai që duhet për ju.
9. Shalimar, për ato që duan aventurën
Me këtë emër oriental Shalimar ka bërë për vete femrat e të gjithë
botës, mbi të gjitha ato që duan aventurën. Shalimar është ndër parfumet
më të famshëm për femra, vetëm me të nuhatur aromen do të udhëtoni në
toka të largëta..
10. Acqua di Giò for Men, për femrat që duan sfidat
Nje parfum meshkujsh në 10 parfumet më të mira për femra? Po, sepse
Acqua di Giò është aq fantastik saqë nuk mund të përdoret vetëm nga
meshkujt! Edhe femrat që duan sfidat dhe të futen në lojë në çdo situatë
mund të kenë të drejtë të përdorin Acqua di Giò parfumin e tyre.
Lista nuk mbaron me kaq. Na shkruani në komente për preferencat
tuaja.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi