Horoskopi Ditor 25.08.2011
Faqja 1 e 1
Horoskopi Ditor 25.08.2011
Dashi
Do jeni pak te shperqendruar sot ne jeten ne cift. Nese nuk flisni me partnerin gjithcka mund te perkeqesohet. Beqaret do kene shume takime me tipa te ndryshem njerezish. Qendroni me ata qe ju pershataten. Ne pune duhet te shikoni edhe njehere me kujdes ate qe keni bere. Gabimi me i vogel mund t’ju kushtoje shtrenjte. Beni kujdes edhe me financat.
Demi
Sot do i kushtoni shume vemendeje partnerit por edhe vetes suaj. Nuk do kete tensione. Kjo do ju beje te ndjeheni mire. Beqaret duhet te mendojne me kujdes se cilat jane hapat qe do hedhin, ne menyre qe me vone te mos pendohen. Ne pune do shkoni mire me koleget por edhe me shefat tuaj. Vazhdoni ate qe keni nisur me te njejtin rritem. Dite te mira ju presin.
Binjaket
Sot, gjerat do jene me te qarta se kurre ne planin sentimental. Sjellja e koheve te fundit i ka pelqyer shume partnerit. Se bashku do beni projekte per te ardhmen. Edhe per beqaret do jete nje dite e mire dhe e bukur. Perfitoni! Ne pune gjithcka do shkoje me mire sesa ju e kishit menduar. Te gjitha ato qe donit do ju plotesohen dhe sipas kushteve tuaja. Bravo!
Gaforrja
Perfitoni kete jave per te bere disa pushime dhe per t’u argetuar. Ne dashuri mos i merrni gjerat shume seriozisht dhe beni ato qe keni deshire. Beqaret do e kene vete ne dore sot nese do nisin apo jo nje lidhje. Nese dikush do ju ofronte ndihmen e tij ne jeten tuaj profesionale mos e refuzoni. Ju mund te perfitoni. Gjithsesi tregohuni te kujdesshem dhe bejini syte kater.
Luani
Nuk do kete ndryshime te medha ne jeten tuaj sentimentale. Ciftet do kene nje dite shume te qete dhe pa probleme. Perfitoni sot per t’u perqendruar tek puna dhe takoni persona qe mund t’ju ndihmojne te ecni perpara. Nje person i afert do kete nevoje per ndihmen tuaj. Jepini keshillat e duhura dhe do ndjeheni edhe ju mire per ate qe keni bere.
Virgjeresha
Sot do kete ndryshime pozitive ne jeten tuaj personale. Pergatituni shpirterisht. Te gjitha ato qe do ndodhin do ju bejne te ndjeheni mjaft mire dhe te lumtur. Perfitoni sa me shume! Situata financiare nuk do jete e mire. Duhet te punoni shume qe te arrini ato qe deshironi ne jeten profesionale. Kurajoja dhe vendosmeria nuk ju mungoje. Atehere mos u ndalni!
Peshorja
Marredhenia juaj me partnerin mund te permiresohet shume sot nese ju vendosni disa limite. Komunikoni sa me shume me te dhe mos lini askend te nderhyje ne jeten tuaj. Beqaret nuk do takojne dike interesant sot megjithate do jete nje dite e kendshme per ta. Ne pune gjithcka do shkoje mire. Edhe gjendja financiare do te permiresohet dalngadale.
Akrepi
Do keni nje problem serioz sot ne jeten tuaj sentimentale. Mos flisni me kedo, zgjidhni personin tek i cili keni besim. Do e shihni qe do qetesoheni dhe do i shihni gjerat me sy tjeter, Beqaret eshte me mire mos marrin iniciativa per njohje te reja. Ne pune duhet te analizoni me kujdes te gjitha detajet para se te vendosni per dicka, perndryshe mund te beni gabime te renda.
Shigjetari
Do jeni ne forme sot. Beqaret do kene takime shume interesante dhe mund te gjejne edhe personin e tyre te zemres. Edhe ne jeten ne cift gjithcka do shkoje per mrekulli. Do qendroni me afer partnerit dhe do kaloni momente te kendshme. Ne pune do ju behet nje propozim interesant. Mos e lini t’ju ike nga duart sepse do keni mjaft perfitime.
Bricjapi
Sot do e shihni marredhenien tuaj ne cift me nje sy tjeter. Ka dicka qe ju shqeteson. Flisni me partnerin dhe mundohuni t’i rregulloni gjerat. Gjithcka do zgjidhet dhe nje nate romantike ju pret. Beqaret nuk do jene te bindur nese duan vertet te bien ne dashuri. Ne pune jeni shume bujare dhe i ndihmoni te tjeret. Do jete nje dite e mire per ju. Edhe financat do jene te mira.
Ujori
Gjithcka eshte e lejuar sot nese behet per dashurine dhe romancen. Mos mendoni se cfare do thone te tjeret, mendoni vetem per veten dhe partnerin. Jeta eshte shume e bukur sidomos kur bie ne dashuri! Edhe beqaret do jene shume afer kesaj ndjenje sot. Ne pune duhet te prefundoni dicka te lene pezull. Ne pergjithesi do jete dite pa probleme.
Peshqit
Duhet te mendoheni mire sot per vendimet qe do merrni ne jeten tuaj sentimentale. Do jene perfundimtare dhe nga kjo varet e ardhmja juaj. Beni ate qe “doni” dhe jo ate qe “duhet”. Degjojeni zemren, ajo do ju coje ne rrugen e duhur. Ne jeten profesionale duhet te ndiqni instiktin e intuiten dhe do ja dilni mbane me sukses. Kjo eshte ajo qe donit.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Horoskopi Ditor 19.08.2011
» Horoskopi Ditor 23.09.2011
» Horoskopi Ditor 25.09.2011
» Horoskopi Ditor 26.09.2011
» Horoskopi Ditor 20.09.2011
» Horoskopi Ditor 23.09.2011
» Horoskopi Ditor 25.09.2011
» Horoskopi Ditor 26.09.2011
» Horoskopi Ditor 20.09.2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi