Horoskopi Ditor 20.09.2011
Faqja 1 e 1
Horoskopi Ditor 20.09.2011
DASHI
Pozicioni mjaft i favorshëm i Hënës dhe Mërkurit në shenjën tuaj do ju
ndihmojë shumë në sektorin profesional dhe në atë social: mund të
mbyllni me sukses disa çështje që kishin ngelur pezull, si dhe do të
keni mundësi të organizoni një udhëtim me miqtë tuaj më të mirë. Nuk do
të mungojnë okazionet për t’u argëtuar, gjë që do ju bëjë të jetoni
qetësisht marrëdhëniet sentimentale. Kujdes, mos e ekzagjeroni me
ushqimin.
DEMI
Hëna në kundërshtim me shenjën tuaj ju bën të jeni mjaft nervoz, gjë e
cila nuk do ju ndihmojë aspak në marrëdhëniet me njeriun e zemrës dhe me
të afërmit. Për sa i përket punës, duhet të jeni mjaft të kujdesshëm,
sidomos sot. Ju këshillohet të tregoni më shumë kujdes me shëndetin
gjatë këtyre ditëve që do të ketë ndryshime të temperaturave.
BINJAKET
Dita e sotme do ju ofrojë okazione mjaft të favorshme nga pikëpamja
profesionale, dhe shumë prej jush që i përkasin kësaj shenje do të dinë
t’i shfrytëzojnë më së miri. Vetëm se duhet të dini t’i shfrytëzoni sa
më mirë. Yjet ju sugjerojnë të kujdeseni më shumë për veten tuaj,
sidomos në qoftë se ndiheni paksa të lodhur.
GAFORRJA
Dita e sotme do të jetë mjaft pozitive. Do të ndiheni mjaft të sigurt në
vetvete, sidomos në sektorin e ndjenjave, ata që janë çift do të
krijojnë një marrëdhënie të shkëlqyer, ndërsa për ata që janë vetëm
parashikohen mundësi të mira për të bërë njohje të reja. Humori i
shkëlqyer dhe një dozë e madhe optimizmi do ju ndihmojnë të mbaroni me
sukses disa projekte që i kishit lënë pezull.
LUANI
Ndoshta sot mund të ndiheni paksa të lodhur, atëherë ky është motiv
mjaft i vlefshëm për të pushuar pak më shumë e për të shtyrë për më vonë
angazhime që nuk janë shumë urgjente. Në punë do të përballeni me një
situatë që nuk do ju pëlqejë aspak. Një dialog i sinqertë me njeriun e
zemrës apo familjarët tuaj do ju ndihmojë të zgjidhni një keqkuptim që
ju bën të ndiheni të tensionuar.
VIRGJERESHA
Do t’i përkushtoheni me mish e me shpirt punës, sidomos në qoftë se keni
një aktivitet privat ku nuk duhet t’i jepni llogari askujt për veprimet
tuaja. Dhe bëni mjaft mirë që veproni kështu, sepse rezultatet që keni
arritur deri tani janë mjaft të kënaqshme. Shumë nga ju, qofshin singëll
ose jo, do të jenë të prirur të bëjnë aventura të reja.
PESHORJA
Në sektorin profesional sot do të arrini rezultate të shkëlqyera. Ditë e
favorshme kjo edhe për të mbledhur miqtë tuaj për darkë në shtëpi, si
dhe për të pranuar ftesa që mund t’ju bëhen sot. Për çiftet e dashuruara
parashikohet një mbrëmje mjaft e gjallëruar.
AKREPI
Aktiviteti profesional ju ofron mundësi dhe kontakte që do të nxisin
ambicien tuaj. Një telefonatë e papritur gjatë mbrëmjes do ju detyrojë
të merreni me një çështje që në përgjithësi preferoni ta anashkaloni. Në
qoftë se jeni çift, dashuria do ju dhurojë lumturi e gëzim duke
ndriçuar mbrëmjen tuaj.
SHIGJETARI
Hëna kalon tek shenja e Dashit duke ju shtyrë të reflektoni më shumë
sot, edhe pse nuk keni shumë probleme për të përballuar. Mos u
shqetësoni në qoftë se diçka nuk do të shkojë siç e kishit parashikuar
dhe në qoftë se nuk ndiheni mirë fizikisht. Mundohuni të çlodheni pak më
shumë.
BRICJAPI
Konfigurimet e favorshme yjore që formohen në qiellin tuaj sot, do të
promovojnë okazione të mira për të jetuar marrëdhëniet sentimentale me
më shumë entuziazëm e pasion. Parashikohen udhëtime të shkurtra për
arsye pune ose për studim.
UJORI
Mos lejoni që rutina e përditshme t’ju përfshijë në vorbullën e saj.
Ruani ritmet tuaja siç keni bërë përherë, sepse në këtë mënyrë do të
evitoni surpriza të pakëndshme. Moment ideal për t’u marrë me aktivitete
sportive, si dhe për të ndryshuar pamjen tuaj.
PESHQIT
Një propozim që do të bëni në punë do të pritet me sukses nga kolegët
tuaj. Gjithashtu, do të pritet më së miri nga ana juaj një program i
organizuar nga një grup miqsh. Ndërsa, në dashuri mundohuni të
gjallëroni sa më shumë marrëdhënien tuaj, sepse kohët e fundit duket
sikur nuk po i kushtoni shumë kohë njeriut të zemrës.
Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Horoskopi Ditor 19.08.2011
» Horoskopi Ditor 23.09.2011
» Horoskopi Ditor 25.09.2011
» Horoskopi Ditor 25.08.2011
» Horoskopi Ditor 26.09.2011
» Horoskopi Ditor 23.09.2011
» Horoskopi Ditor 25.09.2011
» Horoskopi Ditor 25.08.2011
» Horoskopi Ditor 26.09.2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi