RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Horoskopi Ditor 27.08.2011

Shko poshtë

Horoskopi Ditor 27.08.2011 Empty Horoskopi Ditor 27.08.2011

Mesazh nga Leonard Sat Aug 27, 2011 8:54 am

Horoskopi Ditor 27.08.2011 Horosk11
Dashi

Sot nje miku juaj do kete nevoje per ju dhe ju do i jepni gjithe mbeshtetjen tuaj. Jeta ne cift do shkoje mire. Beqaret do qendrojne me shume me miqte sot dhe do argetohen. Nuk do e kene mendjen per te kerkuar dashurine. Ne jeten profesionale duhet t’i hidhni hapat me shume kujdes. Vetem ne kete menyre ju do arrini ato qe keni enderruar dhe do keni sukses.

Demi

Per ciftet nuk do kete asgje te vecante. Nje pjese e beqareve gjithe kete kohe kane provuar aventura ne dashuri. Jane hedhur nga njeri person tek tjetri. Sot ka ardhur koha te takoni nje person me serioz me te cilin do krijoni nje lidhje te forte. Ne jeten profesionale do keni fat dhe do arrini objektivat qe i keni vene vetes. Planetet do ju bejne edhe me te guximshem.

Binjaket

Per ciftet do mbizoteroje nje klime e paqendrueshme dhe do kete keqkuptime me partnerin. Mos e pranoni kete gjendje, luftoni per ta ndryshuar. Mundoheni te hiqni rutinen dhe zakonet e perditshme. Beqaret do mendojne te kerkojne personin e zemres. Ne pune cdo gje do shkoje si cdo dite. Kujdes duhet te beni me financat te cilat nuk do jene shume te mira.

Gaforrja

Do keni shume gjera per te bere sot, por kjo nuk do ju pengoje aspak t’i kushtoni vemendje edhe partnerit apo dashurise. Beqaret do jene shume joshes dhe ata qe jane ne cift do marrin shume perkedhelje nga partneri. Ne pune nuk duhet te bashkepunoni me te tjeret sepse do mundohen t’ju demtojne me shume sesa t’ju ndihmojne. Gjithsesi duhet te veproni me takt.

Luani

Do jeni plot sharm sot dhe seksi tjeter nuk do rrije pa jua hedhur syte. Beqaret duhet te perfitojne per te gjetur personin e endrrave ndersa ata qe jane ne cift do e bejne me shume per vete partnerin. Edhe miqte do ju komplimentojne. Do keni disa probleme me financat. Edhe ne pune duhet te mos vonoheni me projektin qe keni ndermarre, perndryshe do ju kritikojne.

Virgjeresha

Jeta juaj sentimentale do jete shume pasiononte sot. Duhet te perfitoni sa me shume per te kaluar momente te lumtura. Beqaret do kene nje takim shume te rendesishem, por gjithsesi nuk duhet te nxitohen per asgje. Ne jeten profesionale duhet te filloni te planifikoni te ardhmen, por nuk duhet te harroni as te tashmen. Do jeni mjaft te motivuar dhe kjo do ju ndihmoje.

Peshorja

Pas disa konflikteve te vogla qe mund te keni pasur me partnerin apo ne familje, sot gjithcka do filloje te permiresohet. Do mundoheni ta kuptoni me shume njeri tjetrin. Beqaret nuk duhet te jene te nxituar sot sepse mund te bejne zgjedhjen e gabuar. Ne pune duhet te mendoheni mire para se te merrni nje vendim sepse nga ai varet e ardhmja juaj.

Akrepi

Nese jeni ne nje lidhje duhet te tregoheni tolerante dhe te kuptueshem. Per cdo gje flisni me partnerin. Beqaret nuk duhet te besonjne shume tek ata qe do takojne sot ne menyre qe te mos zhgenjehen. Jo te gjithe jane ashtu sic duken. Ne jeten profesionale keni shume ambicie, por ju duhet edhe pak me shume durim. Do beni cmos per te arritur objektivat qe i keni vene vetes.

Shigjetari

Sot do jete nje nga ditet me te bukura te vitit persa i perket dashurise. Nese jeni ne cift cdo gje do permiresohet dhe do ndjeheni te lumtur. Nese jeni vetem do takoni dike mjaft interesant dhe mund te mendoni edhe per nje te ardhme se bashku. Ne jeten profesionale do keni fat me shumice. Kuptojeni qe dite te tilla nuk vijne gjithmone dhe perfotoni sa me shume sot.

Bricjapi

Per ciftet do jete nje dite e qete dhe e ngrohte. Beqaret nuk duhet te luajne rolin e te turpshmes sot nese duan te gjejne personin e zemres. Do ju jepet nje mundesi shume e mire, mos e humbisni per asnje arsye. Ne jeten profesionale do keni nevoje per ndihmen e nje miku apo edhe te partnerit. Mundohuni edhe vete pak me shume dhe do e shihni qe do ja dilni.

Ujori

Sot do ja shprehni partnerit te gjitha ato qe ndjeni dhe do kaloni nje dite te kendshme. Edhe beqaret do kene shume per te thene sot dhe nje person i veçante do ofrohet t’i degjoje. Mundohuni ta njihni me mire. Ne pune ka ardhur koha te ndryshoni disa gjera. Kerkoni ndihmen edhe te disa eksperteve nese ju duhet. Pritet nje dite mjaft e mire dhe me arritje.

Peshqit

Sot do jete nje dite delikate persa i perket marredhenies me partnerin. Mundohuni te mos nxitoheni me ato qe do thoni dhe mos prekni tema qe mund te hapin debate. Beqaret do kene shume nevoje per njohje te reja, por duhet te tregohen me te hapur. Ne pune do keni disa probleme te vogla te cilat do ju stresojne pak. Duhet te jeni me te duruar.


Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi