RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jul Deda: “Vijmë me një spektakël të ri, “Apartamenti” vitin tjetër

Shko poshtë

Jul Deda: “Vijmë me një spektakël të ri, “Apartamenti” vitin tjetër Empty Jul Deda: “Vijmë me një spektakël të ri, “Apartamenti” vitin tjetër

Mesazh nga Leonard Sun Aug 28, 2011 9:38 am

Jul Deda: “Vijmë me një spektakël të ri, “Apartamenti” vitin tjetër 0fjul10
Ata hedhin e presin batuta me njëri-tjetrin njësoj si në një lojë pingpongu, ndaj jo pa qëllim e kanë titulluar kështu emisionin e tyre radiofonik në NRG radio. Jul Deda, Gent Zenelaj dhe Ermal Mamaqi konfirmojnë se do të jenë sërish bashkë, si grupi i njohur i humorit “The SHBLSH”, por kësaj here jo brenda “Apartamentit 2 XL”.

Me karakteret e tyre superenergjikë, ata do të sjellin shoun e ri televiziv në “Vizion Plus”, me titull “Skeç Show”. Por nuk kanë hequr dorë përfundimisht nga “Apartamenti 2 XL”, pasi do t’i kthehen sërish në janar. Jul Deda, në emër të grupit, zbulon detajet a aventurës së re televizive së bashku me Tyrjan Hyskën, ku kësaj here ata do të ndryshojnë karakter si kameleonët, nga një rol në tjetrin.

Pas lajmit se po përgatiteni për shoun e ri, u fol se i dhatë fund “Apartamentit 2XL”. Si është e vërteta?

Jo, pasi “Apartamenti 2 XL” s’mbyllet asnjëherë, por thjesht do të bëjë stop për momentin, për faktin se tre muajt e parë të sezonit të ri televiziv në Vizion Plus, ne do të shfaqemi në ekran me një spektakël të ri që titullohet “Skeç show”, një patentë kjo ndërkombëtare e blerë nga Tring. “Apartamenti 2 XL” do të rifillojë në janar dhe ne kështu do të alternojmë dy spektakle humori.

Ku ndryshon “Skeç Show” nga “Apartamenti 2 XL”? Çfarë lloj humori do të jetë ky që do të bëni në spektaklin e ri?

Ndryshimi mes dy spektakleve është se në shoun e ri jo çdo gjë ndodh në skenë. Në formatin prej 1 orë e 30 minutash, shumë sekuenca do të xhirohen në terren, me karaktere të ndryshme, që nuk i keni parë te “Apartamenti 2 XL”, pasi aty kemi luajtur me karakteret e ne të treve. Gjithë spektakli ndërtohet me sekuenca humori, të frymëzuara me copëza nga jeta jonë e përditshme.

Ndërkohë që nuk do të shfaqeni si karaktere unike, në ç’mënyrë do të eksperimentoni me sjelljen e personazheve të shumtë?

Ne do të ndryshojmë karakter sipas skeçit përkatës e sipas rrethanave të caktuara. Gjithçka që ne bëjmë bazohet në logjikën e një formati humori që ka sukses në disa vende, si Itali, Angli, Gjermani e deri në Amerikë. Përsa u përket karaktereve që do të sjellim, do të mbështetemi në formulën e gatshme të këtij spektakli, por të përshtatur për mentalitetin shqiptar.

Pse vendosët ta sillnit një format të tillë të gatshëm? Shumë do të mendonin se ndoshta jeni ndier në krizë për të krijuar…

Kjo është frika jonë, se mos ndoshta komentohet kështu. Por, përkundrazi. Ne, bashkë me producentin Tyrjan Hyska, vendosëm për një arsye thelbësore, pikërisht për t’i bërë një rifreskim. E kemi bërë me qëllimin që publikun ta marrë malli si për njërin format, ashtu dhe për tjetrin. Gjithsesi, kjo është një formulë sa televizive, aq edhe skenike dhe ne jemi kureshtarë edhe vetë ta shohim sa impakt do të ketë në publik. Megjithatë, ky format nuk vjen si efekt ezaurimi, por si efekt i dëshirës sonë për të bërë diçka krejt tjetër, ose më saktë, i energjive tona të tepërta.

Do të shfaqeni superenergjikë dhe të zhurmshëm si tek “Apartamenti 2 XL”, apo ritmi juaj ndryshon kësaj here?

Po, do të jemi zhurmues, se ashtu jemi edhe në jetë. Ideja është që ne do ta duam njësoj spektaklin e ri dhe do të jemi gjithë kohën me energji pozitive. Riskun e suksesit e kemi marrë parasysh për faktin se është diçka e re dhe, natyrisht, është më e vështirtë për t’u mësuar menjëherë publiku me të. Por, kam përshtypjen se do të pritet mirë, ashtu si “Apartamenti”.

Meqenëse keni filluar xhirimet në terren, mund të na thuash se cili do të jetë karakteri yt i parë?

Deri tani kemi xhiruar 15 skeçe, ndërkohë që nuk kam ndonjë karakter të përcaktuar. Por dje, për shembull, xhirova një mashtrues dhe, të shohim çfarë karakteri do të luaj nesër. Por di të them që karakteret do të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga një zonjë shtëpie, deri te një polic qarkullimi në rrugë.

Do të ketë të ftuar VIP në spektakël? Si do të silleni me ta kësaj here?

Po, do të ketë sërish të ftuar VIP, që mund të bëhen protagonistë në terren, ose dhe në skenë, edhe pse për momentin e kemi lënë si diçka alternative. Ata do të trajtohen sipas formulës së spektaklit, pra do t’u jepet një karakter dhe do të thirren të luajnë për çfarë dinë të bëjnë më mirë. Zakonisht me personazhin e ftuar nuk ke shumë alternativa, je i detyruar të kufizohesh brenda mundësive të tyre.

Ndërkohë që fjala “krizë” duket se mbizotëron kudo, për humorin e këtyre ditëve ç’mund të thuhet?

Në qoftë se ka krizë politiko-shoqërore, humori shkon në të kundërt. Mendoj se në Shqipëri s’ka pse të jetë humori në krizë, pasi ne e kemi qejf batutën, barcaletën, situatën, dhe unë e shoh që në një tavolinë mes miqsh s’më mbetet vetëm mua radha të bëj humor.

Ende s’i ke mbushur të 30-at dhe je një baba me dy fëmijë. Je penduar ndonjëherë se ndoshta je martuar shumë herët?

Varet nga këndvështrimi, se herët mund të jetë mosha 40-vjeçare për një që s’ka mend. Në atë kohë që u martova nuk më është dukur herët për vete, as sot nuk më duket.

Si aktor televizioni, krahasuar me një aktor teatri, kush del më i fituar?

Pavarësisht pasionit që kam për teatrin dhe filmin, mendoj që në televizion ke feedback, dhe po ashtu pagesa është shumë e mirë. Ndaj jam i kënaqur.
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi