RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit

Join the forum, it's quick and easy

RINIA - LIVE
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit
RINIA - LIVE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Versioni turk për historinë shqiptare

Shko poshtë

Versioni turk për historinë shqiptare  Empty Versioni turk për historinë shqiptare

Mesazh nga Leonard Mon Sep 19, 2011 8:07 am

Versioni turk për historinë shqiptare  F.0918150853394_m



Debati për librat shkollorë të historisë në Kosovë, ka zgjuar
interes edhe në Turqi. Në numrin e sotëm të “Sunday’s Zaman”, Erhard
Turbedar merret versionin e tij turk të historisë së shqiptarëve në
epokën osmane. Ai është analist për politikë të jashtme në Fondacionin e
Turqisë për Hulumtimin e Politikave Ekonomike (TEPAV). Artikullin e
tij, të titulluar “Imazhi osman në Ballkan: rasti i Kosovës”, do ta
botojmë të plotë.
Një nga temat që ka lënë gjurmë në
agjendën e brendshme të Kosovës në gusht 2011 – por që ende vazhdon -
është debati mbi imazhin turk dhe osman në librat kosovar të historisë.

Ajo çka nxiti debat ishte deklarata e ministrit turk të Arsimit, Omer
Dinçer, i cili vizitoi Kosovën gushtin e kaluar dhe i cili tha se duhet
të fshihen nga librat kosovar të historisë, shprehjet negative në
lidhje me osmanët dhe turqit. Kjo çoi në shkrimin e shumë artikujve mbi
raportet turko-shqiptare, ndërsa çështja është diskutuar edhe në disa
transmetime televizive.

Edhe pse ka pasur disa vlerësime të favorshme për statusin e
shqiptarëve në shtetin osman, skenën e mbizotëruan ata me idetë e
gabuara historike në lidhje me osmanët.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, i cili bëri një vizitë
zyrtare në Kosovë më 26-27 gusht, tha se historianët e Kosovës duhet ta
lirojnë veten nga historiografia ideologjike e Luftës së Ftohtë.

Shqiptarët kishin status të privilegjuar në shtetin osman. Interesat e
tyre përputheshin dhe harmonizoheshin me ato të osmanëve, që nga
pranimi i islamit. Sipas Bilal Simsir, 28 vezirë të Perandorisë Osmane
ishin me prejardhje shqiptare. Historian Dennis P. Hupchick tërheq
vëmendjen te fakti se nuk ka pasur rrethana në epokën osmane që ta bëjnë
të nevojshme kryengritjen e përgjithshme shqiptare. Historiani i njohur
i Ballkanit, Noel Malcolm, pretendon se ishin shqiptarët jashtë vendit
ata të cilët në periudhën para vitit 1878 kërkuan krijimin e një shteti
të pavarur shqiptar. Charles dhe Barbara Jelavich thonë se shqiptarët
nuk kishin asnjë kërkesë për pavarësi nga osmanët, deri në vitin 1912,
dhe se ata u përcaktuan vetëm për autonomi. Ata besojnë se shqiptarët
kishin frikë nga pushtimi i tokave të tyre nga vendet fqinje, ndaj i
druheshin copëtimit të Perandorisë Osmane.

Në fakt, shqiptarët ishin në mesin e më të goditurve gjatë procesit
të shpërbërjes së shtetit osman. Kur formësimi i identitetit perëndimor
shqiptar u bë i domosdoshme gjatë procesit të ndërtimit të shtetit
modern shqiptar, shqiptarët nisën ta shkruajnë historinë e tyre duke
lustruar të kaluarën e saj osmane. Kjo çoi në shfaqjen e elementeve
anti-osmane dhe anti-turke në librat shqiptar të historisë. Siç ka thënë
Malcolm, historianët shqiptarë paraqitën vetëm disa etapa të
kryengritjeve - të bëra vetëm për të kundërshtuar rritjen e taksave,
bashkë me zyrtarët shtypës osmanë - si pjesë e luftës së pavarësisë
kundër administratës osmane.

Bërja e historisë, në të njëjtën mënyrë, vazhdoi edhe gjatë epokës
komuniste, kur librat shkollorë përdoreshin për të shërbyer qëllimet e
establishmentit, për politikat dhe ideologjitë e tij.
Është ende e mundur të shohësh sot - në botimet e Akademisë Shqiptare të
Shkencave - artikuj dhe tekste që kualifikojnë osmanët si fanatikë dhe
jotolerantë. Pikëpamja e gjerë e pranuar është se shqiptarët ishin të
dërrmuar nga taksat e rënda nën administratën osmane dhe se ishin të
privuar nga të drejtat elementare të njeriut.

Kjo mënyrë e të shkruarit të historisë duket se është miratuar edhe në Kosovë.

Sa u përket fakteve, paraqitja e historisë osmane është e njëanshme, e
gabuar dhe jo e plotë, jo vetëm në tekstet shqiptare por te të gjitha
vendet e Ballkanit. Derisa historiografia turke tenton të portretizojë
periudhën osmane si "epokën e artë" të Ballkanit, e cila më vonë u
trazua nga lëvizjet nacionaliste (një qasje po ashtu e diskutueshme për
shumë historianë), popujt e Ballkanit dhe qeveritë janë të prira për ta
perceptuar këtë histori të përbashkët në një mënyrë të ndryshme.
Kontrastet mund të shënohen në mënyrën se si nacionalistët e caktuar në
Ballkan fajësojnë epokën osmane për të gjitha të këqijat dhe fatkeqësitë
e vendeve të tyre.

Është e mundur të shpjegohen paragjykimet kundër shtetit osman me dy
faktorë kryesor. E para është se popujt e Ballkanit në shekullin e XIX
ishin të ekspozuar ndaj romantizmit dhe nacionalizmit etnik perëndimor.
Nacional-romantikët e Ballkanit jo vetëm që kanë luajtur një rol të
suksesshëm në formimin e identiteteve nacionale dhe në nxitjen e
dëshirës për pavarësi, por edhe kanë shtruar themelet që historia osmane
të interpretohet duke qethur faktet objektive. E dyta është se kujtesa
kolektive e shoqërive nuk ka shkuar shumë larg mbrapa. Popujt e
Ballkanit mund të thuhet se kujtojnë epokën osmane kryesisht me
zhvillimet gjatë shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit XX.
Megjithatë, këto ishin periudhat kur trazirat dhe parregullsitë
administrative, si dhe trazirat e brendshme janë harlisur në të gjitha
vendet e territoreve osmane, përfshirë edhe Anadollin.

Një analizë e teksteve shkollore në vendet e Ballkanit sot dëshmon se
mënyrat me të cilën osmanët trajtohen janë të pjesshme, se nuk ka
hapësirë për pikëpamjet alternative në disa tema të diskutueshme dhe se
tekstet janë të mbushura me diskursin nacionalist që ndonjëherë përmban
edhe gjuhë fyese. Është gjithashtu e mundur që nëpër libra të ndjehen
shqetësimet ideologjike dhe politike të autorëve.

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme në këtë drejtim është se librat
flasin - në pjesën më të madhe - për aspektet ushtarake dhe politike të
shtetit osman, duke lënë shumë pak hapësirë për ngjyrimet sociale,
kulturore dhe fetare të perandorisë.

Sidoqoftë, një pikëpamje më objektive e historisë osmane kërkon një
ekzaminim të plotë të Ballkanit të atyre viteve, të jetës shoqërore dhe
kulturore, të strukturës familjare, sistemit arsimor, marrëdhënieve
midis grupeve shoqërore, institucioneve fetare dhe komuniteteve. Për sa
kohë shteti osman shihet nga perspektiva e ushtrisë dhe e politikës,
njerëzit në Ballkan vështirë mund të mësojnë disa faktorë të rëndësisë
jetike, siç ishte toleranca fetare e shtetit osman dhe kontributet e tij
në restaurimin e kishave.

Historia osmane dhe sundimi mbi Ballkan është shumë më kompleks dhe
historianët e Ballkanit duhet të gërmojnë më thellë e të bëjnë një lexim
më komplet - të tërë periudhës së historisë osmane - për të pasur një
pikëpamje më të balancuar.
Leonard
Leonard
[ Pergjegjes i forumit ]
[ Pergjegjes i forumit ]

Gjinia Gjinia : Male
Postime: Postime: : 633
Piket Piket : 1768
Birthday Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha Mosha : 36
Vendbanimi Vendbanimi : Athin

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi