Vlorë, kërkesë kundër regjistrimit
Faqja 1 e 1
Vlorë, kërkesë kundër regjistrimit
Në qytetin e Vlorës ka nisur firmosja e një kërkese që kërkon zyrtarisht
anulimin e regjistrimit të popullsisë ku duhet të deklarohet kombësia
dhe përkatësia fetare. (UPDATE)
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, nismëtar i një levizjeje që kundërshton
këtë proces, ishte në takimin e zhvilluar në qytetin e Vlorës.
“Ata
që inspirojnë dhe mbrojnë kauzën e ndryshimit të kombësisë dhe
regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare kërkojnë të cënojnë sigurinë
kombëtare, rendin juridik, sovranitetin e këtij shteti dhe manipulimin e
qeverisë në mënyrë që integrimi të kalojë për Shqipërinë dhe Kosovën
nga Athina dhe Beogradi”, ka deklaruar Spahiu.
Nismës kundër
regjistrimit të popullsisë në bazë të kombësisë dhe fesë i janë bashkuar
shumë juristë, intelektualë dhe përfaqësues të organizatave të
ndryshme.
Më pas, pjesëmarrësit e takimit kanë dalë në Sheshin e
Flamurit ku ka nisur nënshkrimi i peticionit. I pari që ka firmosur
këtë peticion, që do shëtisë në të gjitha qytetet e vendit për t’i dhënë
mundësi gjithkujt të shprehë qëndrimin e tij, ka qenë vetë Spahiu.
Më
pas peticioni do t’i paraqitet zyrtarisht qeverisë për t’i kërkuar
anulimin e regjistrimit të popullsisë në bazë të përkatësisë fetare dhe
kombësisë.
Lëvizja mori shkas nga deklaratat e konsullit grek të
Korcës që kërkoi deklarimin si grekë gjatë procesit të regjistrimit të
popullsisë.

Leonard- [ Pergjegjes i forumit ]
- Gjinia :
Postime: : 633
Piket : 1768
Birthday : 17/07/1988
Rregjistrimi : 11/03/2011
Mosha : 36
Vendbanimi : Athin
Similar topics
» Botërori 2022, re artificiale kundër vapës
» Mauro: Kundër Bayernit Interit i duhet Titanicu
» Geti behet bashke me Stresin kunder Noizyt
» Mauro: Kundër Bayernit Interit i duhet Titanicu
» Geti behet bashke me Stresin kunder Noizyt
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi